Viktima Francesco Diviesti dhe vendi ku u gjet trupi

Igli Kamberi dyshohet si kreu i grupit kriminal me veprimtari në fushën e pastrimit të parave. Atij i është komunikuar në Itali masa e sigurisë ‘arrest me burg’, teksa është i arrestuar ndër të tjera pasi dyshohet si i përfshirë në vrasjen e berberit  26-vjeçar nga Barletta, Francesco Diviesti, i cili u zhduk më 25 prill 2025 dhe u gjet i vdekur katër ditë më vonë.

Francesco Diviesti pas një konflikti që nisi në një bar, u dërgua brenda disa shpellave pranë një zonë të izoluar në Murgia-n e sipërme, në Casosa di Puglia, ku është qëlluar 5 herë nga dy pistoleta dhe më pas, i është vënë flaka brenda disa gomave, me qëllim që kufoma të digjej, sipas një metode të përdorur në vitet ’90, në këtë zonë.

Kufoma është gjetur pas 4 ditësh ndërsa Igli Kamberi u arrestua 2 ditë pas vrasjes, jo për këtë ngjarje, por për posedim të 24 kilogramve kokainë. Kamberi u prangos në Roske të Hungarisë teksa ishte nisur me autobus drejt Shqipërisë. Ishin hetimet e zhvilluara për këtë vrasje që çuan në zbulimin e këtij rrjeti kriminal të pastrimit të parave.

Më poshtë video e arrestimit të Igli Kamberit në korrik 2025:

K.B/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 14 Qershor, 23:52

    Jeni dakord me bllokimin e autostradës Tiranë-Durrës nga protestuesit?