Operacioni i SPAK, gazetari Dervishi: Përgjimet e SKY ECC do zbardhin lidhjet e efektivëve me krimin, s’përjashtohen as politikanët

Gazetari Ferdinand Dervishi ka komentuar në Report Tv operacionin e SPAK, që çoi në arrestimin e ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, shefin e Krimeve në Komisariatin numër 6, Dedan Gjoni dhe dy të tjerë. Ndërsa 6 persona janë në kërkim, përfshirë Ervin Mata dhe djalin e Erzen Breçanit. Në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, Dervishi thotë se shumica e zyrtarëve të policisë janë të lidhur me krimin dhe kanë përdorur aplikacione si SKY ECC, pasi kohë më parë nuk kishte hetime të mirëfillta dhe se mendonin se nuk do zbërtheheshin.

“Duke menduar se do bëhej cirk gjithmonë, këta njerëz kanë bërë cirk para dy vitesh, edhe vazhdojnë ta bëjnë. Mirëpo tani po ndodh gjë gjërat po kontrollohen. Nuk është më një hetim i rëndomtë. është një hetim i mirëfilltë. Brecani është shfaqur edhe nëpër debate ku fliste për policinë, i ka gjithë gazetarët mik. Ishte një figurë. Shumë ë vështirë për ta konceptuar se si mund ta ketë përbaltur emrin e vet. Nuk mbahet mend mirë dhe nga ata që kanë bashkëpunuar me të. Brecani ka qenë një njeri që ata  e tregojnë trim në aksione, është plagosur rëndë, e qëlloi krimineli dhe ai iu kundërpërgjigj. Ky është Erzeni që ka habitur njerëzit ca kanë ndodhur”, tha Dervishi.

Sipas dervishit, personazhi më interesat i arrestuar në kuadër të këtij operacioni është Ervin Mata, një person i njohur për drejtësinë, pas përplasjes që ka patur me bosin e lojërave të fatit, Ervis Martinaj, në një lokal në ish-Bllok në vitin 2018.

“Nga ajo dosje mund ta ndash në dy pjesë, trafiku ndërkombëtar i drogës dhe një i dytë, janë identifikuar autorë të përfshirë për të bërë vrasjen e dy personave. Personazhet më interesant janë Ervin Mata dhe ngjarja më e rëndë është ajo në bllok”, tha ai.

Sipas gazetarit Dervishi, përmes marrjes e përgjimeve të Sky ECC mudn të merren indicie për shumë vepra kriminale dhe zbardhjen etyre. Ai thotë se flitet që dosja e këtyrë përgjimeve është rreth 80 mijë faqe, ndërsa nuk përjashton as përfshirjen e politikanëve.

“Marrja e bisedave që janë bërë, përkthimi tyre dhe mbërritja në SPAK, dosje voluminoze, që disa e thonë se është 80 mijë faqe. Aty mund të merren indice për gjithë veprimtarinë kriminale në Shqipëri të viteve të fundit. Nuk e dinte njeri se këto përgjoheshin. Aty ke gjithçka, biseda të hollësishme. Aty mund të kapet detaji për një ngjarje të zbardhur keq, e zgjerojnë atë me informacione të tjera derisa e pjekin si doje. Lidhjet e politikës shqiptare me krimin, kanë qenë dhe janë. Edhe politikanët mund të jenë të përfshirë”, vijon ai.

Rreth 70% e zyrtarëve të lartë të policisë kanë pasur akses në aplikacione si SKY ECC.

“70% e tyre kanë mbajtur të tillë telefona dhe u mburreshin njëri tjetrit. Nga shefa krimesh e sipër kanë pasur telefona të tillë. Nuk janë për të folur me bashkëshortoren. Duhet që prokurorët e SPAK të gjejnë se ku lidhet X numër telefoni me çfarë ngjarje dhe gjejnë se kush fshihet pas numrit të telefonit”, tha Dervishi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:50
Gazetari zbulon të shkruarën kriminale të Bujar Germizit: Si organizoi grabitjen e bankës ku punonte! E plagosi policia, por arriti të arratisej me 80 mln lekë

Bujar Gerzimi, një personazh i njohur i botës së krimit në Kukës, është arrestuar në kuadër të operacionit të SPAK për të goditur një grup të strukturuar kriminal.

Gazetari Ferdinand Dervishi në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv ka zbuluar detaje për të shkruarën kriminale të Germizit, duke rikthyer një ngjarje të rëndë të ndodhur në Kukës më 1999, ku ai ishte i përfshirë në një grabitje me armë.

‘Më ka tërhequr vëmendjen një personazh i quajtur Bujar Germizi i arrestuar. Ky njeri në 1999 është autor i një historie shumë të rëndë kriminale. Duke qenë vet drejtor i rojeve të bankës dhe përgjegjës për zhvendosjen e një shumë të hollash nga Kukësi në drejtim të Hasit organizon grabitjen e këtyre vë kapuçat në kokë bashkë me dy të tjerë i marrin lekët godasin punonjësit e policisë por ndërkohë vjen edhe furgoni i policisë që duhej të ishte shumë pranë por nuk ishte çuditërisht atë ditë pranë. Mendohet se edhe policët ishin pjesë e marrëveshjes por një nga policët siç duket nuk kishte marrëveshje në këtë histori dhe i qëllon vret dy nga njerëzit që po grabisnin bankën dhe plagos Bujar Germizin. Bujar Germizi i plagosur arrin të marrë 80 mln lekë të vjetra del në Kosovë ku arrestohet dhe shumë më vonë ekstradohet. Aty u vra edhe kunati i tij, e ka lënë kunatin e tij të vrarë dhe mori lekët i vlerësoi më shumë se kunatin dhe ka ikur. Ky është Bujari një element që nuk e ka për herë të parë dhe nuk është çudi që është përfshirë në këtë histori. Është dënuar shumë pak për shkak të sistemit të drejtësisë që kemi pasur deri tani.’- tha Dervishi.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edi: 21/11/2023 19:34

    pse habitesh,edhe ish kryeministri mohoi baxhanakun

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente