7 në burg, 4 arrest shtëpie! Si funksiononte skema e abuzimit në Bashkinë Lushnje mes 9 zyrtarëve dhe 2 biznesmenëve! (Akuzat)

7 në burg, 4 arrest shtëpie! Si funksiononte skema e abuzimit në Bashkinë Lushnje mes 9 zyrtarëve dhe 2 biznesmenëve! (Akuzat)

Tenderi dhe SPAK

Abuzimi me tenderat dhe fondet publike çoi sot në pranga kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe, 8 vartësit e tij dhe 2 biznesmenë. Fatos Tushe, Flamur Peqini, Ibrahim Lami, Bujar Murati, Gazmend Çela, Bektash Nexha, Blerta Turku janë lënë në arrest me burg, kurse në arrest shtëpie janë lënë Xhemal Hasko, Margartia Gjermëni, Andri Musho, Ani Simoni.

Të gjithë të arrestuarit janë zyrtarë, ndërsa Ibrahim Lami dhe Bujar Murati janë biznesmenë. Përmes të dhënave nga dosja e SPAK, Report Tv ka zbardhur akuzat për funksionarët publikë dhe dy pronarët e bizneseve. 

Në pranga i çoi tenderi 24 mln lekë për rehabilitimin e kanalit ujitës që ishte fituar nga kompania Euro Alb shpk, me pronar Bujar Muratin i cili po ashtu është arrestuar. Euro Alb shpk ka qenë kompania e vetme në garë dhe ky investim do të kryhej në fshatin Bitaj thuhet në tender.

Në këtë hetim ka pasur përgjime dhe vëzhgime disa mujore, kontrolle të financave dhe transaksione të zyrtarëve dhe ka rezultuar se lekët e tenderave i kalonin në kompani private në mënyrë fiktive. Ndaj të arresturve rëndojnë akuzat për veprën penale, "Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike", "Shkelja barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", "Shpërdorimi i detyrës", dhe "Falsifikimi i dokumenteve". 

Akuzat që rëndojnë mbi të arrestuarit dhe funksionet që kanë:

Fatos Tushe, me detyrë Kryetar i Bashkisë Lushnjë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës" në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal.

Flamur Peqini, me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë i dyshuar për kryerjen e veprës penale të "Shpërdorimit të detyrës" në bashkëpunim. "Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim, sipas neneve 248-25, 258-25 të Kodit Penal.

Ibrahim Lami, administrator i kompanisë Loti shpk, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të "Falsifikim i dokumenteve" kryer në bashkëpunim të parashikuar nga 186 dhe 25 të Kodit Penal.

Bujar Murati, administrator i kompanisë Euro Alb shpk, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të "Falsifikim i dokumenteve "kryer në bashkëpunim të parashikuar nga 186 dhe 25 të Kodit Penal.

Gazmend Çela" zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të "Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 258 dhe 25, të K.Penal.

Bektash Nexha zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të "Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 258 dhe 25, të K.Penal.

Blerta Turku, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të "Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 258 dhe 25, të K.Penal.

• Margarita Gjermeni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të "Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 258 dhe 25, të K.Penal;

Andri Musho, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të "Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo publike", kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 258 dhe 25, të K.Penal; ankande

Ani Simoni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të "Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 258 dhe 25, të K.Penal

Xhemal Hasko, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të "Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 258 dhe 25, të K.Penal;

Njoftimi i SPAK

Tenderi abuzues


Lajmi kryesor:

Tenderi abuziv 24 mln lekë për rehabilitimin e kanalit ujitës, SPAK arreston kryebashkiakun e Lushnjes dhe 10 bashkëpunëtorët e tij! Koka e grupit kreu i Ndërmarrjes së pasurive publike


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…