Tenderi abuziv 24 mln lekë për rehabilitimin e kanalit ujitës, SPAK arreston kryebashkiakun e Lushnjes dhe 10 bashkëpunëtorët e tij! Koka e grupit kreu i Ndërmarrjes së pasurive publike

LUSHNJE- Kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe dhe 10 bashkëpunëtorë të tij (8 zyrtarë të bashkisë) janë arrestuar ditën e sotme nga SPAK, pasi janë të përfshirë në një tender abuziv të ditëve të fundit prej 24 mln lekësh për rehabilitimin e kanalit ujitës. Kryebashkiakut Tushe i janë vënë pranga në zyrën e tij, e ndërsa nga sa është mësuar kreu i këtij grupi ishte Flamur Peqini, Drejtori i Ndërmarrjes së pasurive publike dhe njëherazi ish- kreu i Inspektoratit të Ndërtimit në Lushnjë. 

Në këtë hetim ka pasur përgjime dhe vëzhgime, kontrolle të financave dhe transaksione të zyrtarëve. Nga këto ka rezultuar se zyrtarët lekët e tenderave i kalonin në kompani private në mënyrë fiktive. Tenderi 24 mln lekë për rehabilitimin e kanalit ujitës ishte fituar nga kompania Euro Alb SHPK, me pronar Bujar Muratin i cili po ashtu është arrestuar. Euro Alb shpk ka qenë kompania e vetme në garë dhe ky investim do të kryhej në fshatin Bitaj.

Mes të arrestuarve janë zyrtarë të tjerë të Bashkisë, mes tyre Flamur Peqini, me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë, Gazmend Çela,  Bektash Nexha,  Blerta Turku dhe 2 biznesmenët Ibrahim Lami dhe Bujar Murati. 4 të tjerë janë lënë në 'Arrest në shtëpi', Margarita Gjermeni, Ani Simoni; Andri Mushaj dhe Xhemal Hasko. Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprën penale, "Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike", "Shkelja barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", "Shpërdorimi i detyrës", dhe "Falsifikimi i dokumenteve". Report TV sjell pamjet na momenti kur zyrtarët dalin me pranga në duar nga zyrat e Bashkisë.

Pas arrestimit, janë ushtruar edhe kontrolle në zyrat e bashkisë Lushnje, mes tyre drejtoria e urbanisitikës, aty ku dyshohet se ka materiale që do të provojnë akuzën e SPAK atë të përfshirjes në korrupsion pasiv të zyrtarëve publikë. Ndërkaq FNSH e RENEA po kryejnë kontrolle edhe në Kadastrën e Lushnjës, në ndërmarrjen e pasurive publike si edhe banesave të të arresruarve. Ky operacion që drejtohet nga prokurorja Manjola Kajana vjen pas një hetimi disa mujor dhe pritet të shtrihet edhe në qytete të tjera. 

Kryebashkiaku i Lushnjës Fatos Tushe dhe të arrestuarit e tjerë janë transferuar dhe shoqëruar për në drejtim të ambientet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Tiranës.

Ishte kreu i SPAK Arben Kraja ai që paralajmëroi se ata qe kanë abuzuar me fondet publike do të ndëshkohen, teksa goditja e këtij grupi ka sjellë edhe reagim e kryeministrit Edi Rama, kryedemokratit Lulzim Basha si edhe të ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim.

Arrest me burg
Fatos Tushe, me detyrë Kryetar i Bashkisë Lushnjë
Flamur Peqini, me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë
Ibrahim Lami, administrator i kompanisë Loti shpk
Bujar Murati, administrator i kompanisë Euro Alb shpk
Gazmend Çela, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
Bektash Nexha zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
Blerta Turku, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës

Në arrest shtëpie
Margarita Gjermeni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
Andri Musho, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
Ani Simoni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
Xhemal Hasko, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës

 

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:08
Tenderi abuziv 24 mln lekë, administratori i 'Euro Alb' Bujar Murati që iu vunë prangat sot, i arrestuar edhe në 2009 për abuzim me tenderin e uniformave të policisë

Bujar Murati, administratori i Euro Alb i arrestuar sot për tenderin korruptiv prej 24 mln lekë me kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe, ka qenë i arrestuar edhe në 2009 gjatë operacionit 'Prokurimi i fundit". Në atë kohë Murati  ishte drejtor i përgjithshëm i prokurimeve publike. 

Sipas hetimeve në 2009 për zbardhjen e aferave korruptive që po kryheshin me tenderin prej 125 mijë eurosh të uniformave blu,  i arrestuar ishte edhe Bujar Murati, drejtor i Përgjithshëm i Zhvillimit të Procedurave të Përqendruara të Prokurimit pranë Ministrisë së Brendshme. Sipas prokurorisë, katër biznesmenë të kompanive të ndryshme i kanë paguar shuma të majme Muratit, duke u paracaktuar fitues në tenderin për uniformat.  

Sot Bujar Murati ishte  biznesmen i kompanisë "Euro alb" duke përfituar fonde publike. Euro Alb shpk ka qenë kompania e vetme në garë dhe ky investim do të kryhej në fshatin Bitaj thuhet në tender.Murati, pronari kompanisë akuzohet për kryerjen e veprave penale të "Falsifikim i dokumenteve "kryer në bashkëpunim të parashikuar nga 186 dhe 25 të Kodit Penal.

Tenderi 24 mln leke për kanalin ujitës në fashtin Bitaj, Lushnje
Ora 13:08
Tenderi 24 mln lekë çoi në burg kryebashkiakun e Lushnjes e vartësit i fituar nga kompania Euro Alb shpk, e vetme në garë

Tenderi 24 mln lekë për rehabilitimin e kanalit ujitës që çoi në burg krybashkiakun e Lushnjes dhe vartësit ishte fituar nga kompania Euro Alb shpk, me pronar Bujar Muratin i cili po ashtu është arrestuar. Euro Alb shpk ka qenë kompania e vetme në garë dhe ky investim do të kryhej në fshatin Bitaj thuhet në tender.

Pastrimi i kanalit kullues në fshatin Bitaj me gjatesi 4000 m dhe nga ku kullojnë 120 ha tokë bujqësore. Bujar Murati, promnari kompanisë akuzohet për kryerjen e veprave penale të "Falsifikim i dokumenteve "kryer në bashkëpunim të parashikuar nga 186 dhe 25 të Kodit Penal.

Tenderi

Kanali i ndertuar

 
Postimi ne FB i Bashkise Lushnje
Ora 12:37
Mbërrijnë në policinë e Tiranës zyrtarët e arrestuar në bashkinë Lushnje

Zyrtarët e Bashkisë Lushnje të arrestuar për abuzimet me tenderat kanë mbërritur në Policinë e Tiranës. Në video është momenti i mbërritjes së njërit prej të arrestuarve.

1625567957_1625567377sjhoqerimi.jpg

 

Ora 12:15
11 të arrestuar për abuzimet me tenderat, momenti kur zyrtarët dalin me pranga në duar nga zyrat e bashkisë Lushnje

Ky është momenti kur dalin me pranga në duar nga zyrat e Bashkisë Lushnje zyrtarët e arrestuar për abuzimet me tenderat publike.

Ora 11:59
Abuzimet me tenderat në bashkinë Lushnje, 2 biznesmenët e arrestuar pronarë të kompanive Loti shpk e Euro Alb shpk! Akuzohen për falsifikim dokumentesh

Ibrahim Lami dhe Bujar Murati janë 2 biznesmenët e arrestuar së bashku me kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe dhe 8 zyrtarë të tjerë të bashkisë pasi janë të përfshirë në një tender abuziv të ditëve të fundit prej 24 mln lekët për rehabilitimin e kanalit ujitës.

Ibrahim Lami, është administrator i kompanisë Loti shpk, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të "Falsifikim i dokumenteve" kryer në bashkëpunim të parashikuar nga 186 dhe 25 të Kodit Penal. Lokalit të Lamit në 2018 iu vu eksploziv. Më herët ai ka qenë truprojë i ish-deputetit Bashkim Fino.

Bujar Murati, administrator i kompanisë Euro Alb shpk, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të "Falsifikim i dokumenteve "kryer në bashkëpunim të parashikuar nga 186 dhe 25 të Kodit Penal. Në pranga zyrtarët dhe biznesmenët kanë rënë për tenderin 24 mln lekë për rehabilitimin e kanalit ujitës që ishte fituar nga kompania Euro Alb shpk.

Ndaj të arrestuarve rëndojnë akuzat për veprën penale, "Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike", "Shkelja barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", "Shpërdorimi i detyrës", dhe "Falsifikimi i dokumenteve". 

( Kliko këtu ) Ekstrakti i biznesit Euro Alb

( Kliko këtu ) Ekstrakti i biznesit Loti SHPK

Ora 11:42
Kush është Fatos Tushe, në dhjetor të 2019 iu hodh granatë në zyrën e Bashkisë ku u plagos bashkë me sekretaren

Fatos Tushe, i arrestuar nga SPAK si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës" në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal ka qënë 4 herë kryebashkiak i Lushnjes.

Ai u zgjodh për herë të parë në krye të Bashkisë në 2007. Në vitin 2009 u dorëhoq nga posti duke lenë mandatin përgjysmë dhe u zgjodh deputet i PS-së. Në vitin 2011, Tushe u dorëhoq nga posti i deputetit dhe garoi sërish për kreun e Bashkisë. Në dhjetor të vitit 2019 emri i tij u lakua shumë për shkak të një atentati momentin kur po përgatitej për një konferencë shtypi ku do të paraqiste bilancet bashkisë të  vitit 2019. 

Ish-shoferi i tij, Gëzim Saraçi i hodhi në zyrë një granatë dore. Nga shpërthimi i u plagos kryebashkiaku Tushe si dhe sekretarja e tij Erisa Qalliu. Të dy u dërguan në spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar mjekësor, por Tusha u largua shpejt nga spitali. Atë kohë u tha se shkak ishte pushimi i Saraçit nga puna, dikur shumë miq, por që prej një viti ata ishin në konflikt. Vetë Tushe nuk foli asnjëherë për shkakun e konliktit me shoferin, edhe pse ndaj ish të besuarit të tij në publik u hodhën akuza të rënda.

1625564785_1577791598fatostushenespital.jpg

Fatos Tushe gjatë transportimit në spital pasi iu hodh granatë në zyrë (Dhjetor 2019)
Ora 11:38
7 në burg, 4 arrest shtëpie! Si funksiononte skema e abuzimit në Bashkinë Lushnje mes 9 zyrtarëve dhe 2 biznesmenëve! (Akuzat)

Abuzimi me tenderat dhe fondet publike çoi sot në pranga kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe, 8 vartësit e tij dhe 2 biznesmenë. Fatos Tushe, Flamur Peqini, Ibrahim Lami, Bujar Murati, Gazmend Çela, Bektash Nexha, Blerta Turku janë lënë në arrest me burg, kurse në arrest shtëpie janë lënë Xhemal Hasko, Margartia Gjermëni, Andri Musho, Ani Simoni.

Të gjithë të arrestuarit janë zyrtarë, ndërsa Ibrahim Lami dhe Bujar Murati janë biznesmenë. Përmes të dhënave nga dosja e SPAK, Report Tv ka zbardhur akuzat për funksionarët publikë dhe dy pronarët e bizneseve. 

Në pranga i çoi tenderi 24 mln lekë për rehabilitimin e kanalit ujitës që ishte fituar nga kompania Euro Alb shpk, me pronar Bujar Muratin i cili po ashtu është arrestuar. Euro Alb shpk ka qenë kompania e vetme në garë dhe ky investim do të kryhej në fshatin Bitaj thuhet në tender.

Në këtë hetim ka pasur përgjime dhe vëzhgime disa mujore, kontrolle të financave dhe transaksione të zyrtarëve dhe ka rezultuar se lekët e tenderave i kalonin në kompani private në mënyrë fiktive. Ndaj të arresturve rëndojnë akuzat për veprën penale, "Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike", "Shkelja barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", "Shpërdorimi i detyrës", dhe "Falsifikimi i dokumenteve". 

Akuzat që rëndojnë mbi të arrestuarit dhe funksionet që kanë:

Fatos Tushe, me detyrë Kryetar i Bashkisë Lushnjë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës" në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal.

Flamur Peqini, me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë i dyshuar për kryerjen e veprës penale të "Shpërdorimit të detyrës" në bashkëpunim. "Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim, sipas neneve 248-25, 258-25 të Kodit Penal.

Ibrahim Lami, administrator i kompanisë Loti shpk, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të "Falsifikim i dokumenteve" kryer në bashkëpunim të parashikuar nga 186 dhe 25 të Kodit Penal.

Bujar Murati, administrator i kompanisë Euro Alb shpk, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të "Falsifikim i dokumenteve "kryer në bashkëpunim të parashikuar nga 186 dhe 25 të Kodit Penal.

Gazmend Çela" zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të "Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 258 dhe 25, të K.Penal.

Bektash Nexha zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të "Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 258 dhe 25, të K.Penal.

Blerta Turku, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të "Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 258 dhe 25, të K.Penal.

• Margarita Gjermeni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të "Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 258 dhe 25, të K.Penal;

Andri Musho, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të "Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo publike", kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 258 dhe 25, të K.Penal; ankande

Ani Simoni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të "Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 258 dhe 25, të K.Penal

Xhemal Hasko, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të "Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 258 dhe 25, të K.Penal;

Njoftimi i SPAK

Tenderi abuzues
Ora 11:22
Detaje nga operacioni, zyrtarët e bashkisë Lushnje lekët e tenderave i kalonin në kompani private në mënyrë fiktive

1625563638_lushnje1.jpg

Detaje të tjera janë zbardhur nga operacioni në Lushnje që çoi në pranga 11 persona, kryebashkiakun Fatos Tushe, zyrtarë të Bashkisë dhe biznesmenë për abuzimet me tenderat. Në këtë hetim ka pasur përgjime dhe vëzhgime, kontrolle të financave dhe transaksione të zyrtarëve. Zyrtarët lekët e tenderave i kalonin në kompani private në mënyrë fiktive.

Ora 11:18
Abuzoi me tenderin 24 mln lekë, kryebashkiaku i Lushnjes u prangos në zyrën e tij

Kreut të Bashkisë Lushnje Fatos Tushe i cili është arrestuar për abuzimet me tenderat së bashku me 10 persona të tjerë, vartës të tij dhe biznesmenë, i janë vënë prangat në zyrën e tij. Ndonëse është habitur Tushe nuk ka bërë kundërshtim. Ata janë arrestuar për tenderin abuziv 24 mln lekë për rehabilitimin e kanalit ujitës.

Ora 10:56
SPAK pranga kryebashkiakut të Lushnjes dhe vartësve, abuzuan me tenderin e rehabilitimit të kanalit ujitës, me vlerë 24 milionë lekë të reja

10 të arrestuarit në Bashkinë Lushnje mes tyre dhe kryebashkiaku Fatos Tushe kanë rënë në pranga për tenderin e rehabilitimit të kanalit ujitës, me vlerë 24 milion te reja. Tenderi është zhvilluar në 2021 por edhe abuzime në vitin 2020 dhe abuzime në shërbime publike.

Ora 10:56
Abuzimet me tenderat, në pranga zv.drejtori i Ndërmarrjes së Pasurive Publike në Lushnje, përgjegjësi i ujit dhe drejtori i Ndërmarrjes së Pasurive Publike (koka e grupit)

3 prej të arrestuarve nga operacioni masiv i ndërmarrë në Lushnjë që çoi në pranga 10 persona, janë Gament Çela dhe Xhemal Hasko dhe Flamur Peqini që dyshohet si kreu i grupit.

Gazment Cela është zv. drejtori i Ndërmarrjes së Pasurive Publike, kurse Xhemal Hasko është përgjegjësi i ujit në bashkinë Lushnje, Flamur Peqini ish kreu i inspektoratit të ndërtimit në Lushnje, aktualisht drejtori i ndërmarrjes së pasurive publike.

1625562579_162556229160e41a593f059celahasko.jpg

Gazment Cela zv.drejtori i Ndërmarrjes së Pasurive Publike në Lushnje, Xhemal Hasko përgjegjësi i ujit 

1625563183_peqini.jpg

Flamur Peqini ish kreu i inspektoratit të ndërtimit në Lushnje.
Ora 10:35
Operacioni anti-korrupsion në Lushnje, Report Tv zbardh emrat e 11 të arrestuarve! Koka e grupit dyshohet se ishte ish-kreu i Inspektoriatit të Ndërtimit

Report Tv ka zbardhur emrat e personave të arrestuar në kuandër të operacionit anti-korrupsion në Lushnje. Gazetari i Report Tv, Sokol Dema raporton se një prej të arrestuarve është Flamur Peqini, i cili është i kreu i Ndërmarrjes së pasurive publike. Ai dyshohet si kreu i grupit.

Arrest me burg
Fatos Tushe, me detyrë Kryetar i Bashkisë Lushnjë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës" në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal.
Flamur Peqini, me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë i dyshuar për kryerjen e veprës penale të "Shpërdorimit të detyrës" në bashkëpunim. "Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim, sipas neneve 248-25, 258-25 të Kodit Penal.
Ibrahim Lami, administrator i kompanisë Loti shpk, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të "Falsifikim i dokumenteve" kryer në bashkëpunim të parashikuar nga 186 dhe 25 të Kodit Penal.
Bujar Murati, administrator i kompanisë Euro Alb shpk, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të "Falsifikim i dokumenteve "kryer në bashkëpunim të parashikuar nga 186 dhe 25 të Kodit Penal.
Gazmend Çela" zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të "Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 258 dhe 25, të K.Penal.
Bektash Nexha zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të "Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 258 dhe 25, të K.Penal.
Blerta Turku, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të "Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 258 dhe 25, të K.Penal.

Në arrest shtëpie
Margarita Gjermeni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të "Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 258 dhe 25, të K.Penal;
Andri Musho, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të "Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo publike", kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 258 dhe 25, të K.Penal; ankande
Ani Simoni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të "Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 258 dhe 25, të K.Penal
Xhemal Hasko, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të "Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 258 dhe 25, të K.Penal;

Ora 10:24
RENEA dhe FNSH kontroll në zyrat e Ndërmarrjes së Pasurive Publike në Lushnje, Report Tv sjell pamje

 

Forca të shumta Policie kanë zbarkuar ditën e sotme në zyrat e Ndërrmarjes së Pasurive Publike në Lushnje. Report Tv sjell ku duket se kjo zyrë është "pushtuar" nga forcat e shumta të Policisë.

 

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 07/07/2021 01:53

    Shpesh shohim fshatare qe ankohen per kanalet kulluese;sikur shteti te kishte dale e t'ju kishte thene :-//po te hapni kanalin do ju paguajme e do ju ndajme mes jush 24 milion lek.//Fshataret nuk do te linin firmat qe t'a hapnin,por do te dilnin vete me lopata e kazma e kishin per t'a hapur vete kanalin dhe parate nuk do abuzoheshin.Ky bashkiaku, me sa duket e pa qe me mire eshte te jesh mbret i fshatit,se sa nje miush zyrash metropoli,prandaj preferoi postin e bashkiakut ne vend te atij te deputetit.

    Përgjigju
  • Laert: 06/07/2021 22:20

    Me beri pershtypje komenti i Erion Braces, vertet per te patur shembull. ...ups, ende spaska komentuar.

    Përgjigju
  • Maliqari: 06/07/2021 16:55

    Kaloni dhe nje here nga Bashkia e Maliqit te shikoni faturinon qe u be Kryetar Bashkie dhe qeveris 20 vjet, vjedh, vjedh , vjedh sikur te jete dita e pare

    Përgjigju
  • Timi: 06/07/2021 16:22

    Kush e di kujt ia ka prish qefin tushja po cne ky shtet per tendera aq te vegjel te vihet ne levizje. ARRSH me shoket bejne namin dhe nuk i hyn gjemb ne kembe. Kete te lushnjes per nje tender kanalesh. Lum kush i ha keto shfaqje humori

    Përgjigju
  • Balkagatsi: 06/07/2021 12:20

    Tushe Sake bo e sake hong ti do I vjellesh te gjtha.po ketu në komun ballagat ku do vini ti shikoni keta te korrupturin filloni nga (qani greca )de ka vjeth fonder e rrugave da skadash . E me (Bashkim myftarin )e (neshat sharken )e te tjere e tjere. Keta jan shokt e fatos tushes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Sulmi me dron në Kazan, Putin kërcënon sërish Ukrainën: Do përballen me shkatërrime më të mëdha ata që përpiqen të shkatërrojnë diçka në vendin tonë

Sulmi me dron në Kazan, Putin kërcënon sërish Ukrainën: Do përballen me shkatërrime më të mëdha ata që përpiqen të shkatërrojnë diçka në vendin tonë