Operacioni “Fund marrëzisë”, deri
tani, 2400 makineri të bllokuara

Operacioni “Fund marrëzisë”, deri<br />tani, 2400 makineri të bllokuara
TIRANË - Policia e Shtetit ka bërë publike shifrat e fundit të operacionit “Fund marrëzisë”, i nisur që prej datës 14 tetor. Sipas policisë, deri në orën 20:00 të ditës së sotme (22.10.2013), janë të bllokuara 299 subjekte, janë kontrolluar 1252 subjekte, janë proceduar penalisht 446 subjekte, janë proceduar 445 persona, janë sekuestruar 2396 makineri lojëra fati e pajisje dhe janë sekuestruar 190 kompjuter dhe 564 monitor (televizorë) në subjektet e pikave të basteve.
 
OPERACIONI SIPAS QARQEVE NË VEND
Në Tiranë: Janë të bllokuar 216 subjekte, janë kontrolluar 220 subjekte, janë proceduar penalisht 144 subjekte dhe 142 persona, janë sekuestruar 1016 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 53 kompjuter e 154 monitor.

Në Durrës: Janë të bllokuar 18 subjekte, janë kontrolluar 95 subjekte, janë proceduar penalisht 26 subjekte dhe 26 persona, janë sekuestruar 206 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 15 kompjuter e 27 monitor.

Në Lezhë: Janë të bllokuar 41 subjekte, janë kontrolluar 43 subjekte, janë proceduar penalisht 32 subjekte dhe 32 persona, janë sekuestruar 153 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 9 kompjuter e 37 monitor.

Në Shkodër: Janë kontrolluar 88 subjekte, janë proceduar penalisht 23 subjekte dhe 23 persona, janë sekuestruar 82 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 20 kompjuter e 87 monitor.

Në Kukës: Janë të bllokuar 2 subjekte, janë kontrolluar 24 subjekte, janë proceduar penalisht 16 subjekte dhe 17 persona, janë sekuestruar 84 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 9 kompjuter e 24 monitor.

Në Dibër: Janë kontrolluar 47 subjekte, janë proceduar 24 subjekte dhe 24 persona, si dhe janë sekuestruar 104 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 10 kompjuter e 22 monitor.

Në Elbasan: Janë kontrolluar 145 subjekte, janë proceduar 35 subjekte dhe 35 persona, janë sekuestruar 109 pajisje lojëra fati, si dhe në pikat e basteve janë sekuestruar 15 kompjuter dhe 62 monitor.

Në Korçë: Janë të bllokuar 2 subjekte, janë kontrolluar 65 subjekte, janë proceduar 18 subjekte dhe 18 persona, janë sekuestruar 94 pajisje lojëra fati.

Në Berat: Janë kontrolluar 127 subjekte, janë proceduar 41 subjekte dhe 42 persona, janë sekuestruar 84 pajisje lojëra fati, si dhe në pikat e basteve janë sekuestruar 26  kompjuter dhe 28 monitor.

Në Fier: Janë të bllokuar 4 subjekte, janë kontrolluar 218 subjekte, janë proceduar 46 subjekte dhe 45 persona, janë sekuestruar 225 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 12 kompjuter dhe 54 monitor.

Në Gjirokastër: Janë kontrolluar 89 subjekte, janë proceduar 15 subjekt dhe 15 persona, janë sekuestruar 132 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 8 kompjuter dhe 24 monitor.

Në Vlorë: Janë të bllokuar 16 subjekte, janë kontrolluar 91 subjekte, janë proceduar 26 persona dhe 26 subjekte, janë sekuestruar 102 pajisje lojëra fati, si dhe janë sekuestruar në pikat e basteve 12 kompjuter dhe 43 monitor.

Materialet janë në ruajtje pranë Komisariateve të Policisë 2613 pajisje, pranë tatimeve 310 pajisje dhe lënë në ruajtje 227 pajisje.

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?



×

Lajmi i fundit

Gramsh/ Vinin baste sportive nëpërmjet celularëve, 3 në pranga

Gramsh/ Vinin baste sportive nëpërmjet celularëve, 3 në pranga