Operacioni “Plus”, sekuestrohet
heroinë e pastër, 1 në pranga

Operacioni “Plus”, sekuestrohet<br />heroinë e pastër, 1 në pranga
TIRANË – Policia e Tiranës sot pas mesnate ka finalizuar operacionin policor të koduar "PLUS", ku u arrestua në flagrancë shtetasi Alfred Allajbeu, 25 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë i mundur falë një pune 3-mujore të Seksionit Kundër Narkotikëve, mbi bazën e informacioneve që dispononte në ngarkim të shtetasit Alfred Allajbeu, si dhe bashkepunetorëve të tij, të cilët kishin aktivitet aktiv në shitjen e lendeve narkotike të llojit Heroinë.

Sipas policisë, kapja në flagrancë e këtij shtetasi u realizua ne rrugen "Fortuzi", para shitjes se lendes narkotike në lokalet pranë kësaj rruge. Në momentin e arrestimit shtetasi Alfred Allajbeu nuk bëri rezistence ndaj agjentëve të Policisë së Kryeqytetit.

Në kuadër të këtij operacioni policor, u bë shpallja në kerkim edhe ndaj dy shtetasve të tjerë të dyshuar si bashkepuntore te shtetasit Alfred Allajbeu, identitetet e të cilëve nuk bëhen të ditur për shkak të sekretit të hetimeve.

Policia tha se ky grup ishte një ndër grupet kryesore kriminale në qytetin e Tiranës, me tendencë shpërndarje të lendeve narkotike të llojit Heroine, kryesisht në zonën: Bulevardi Zogu i Pare – Rruga Fortuzi – Rruga e Durresit - Piaca.

Në momentin e arrestimit, këtij shtetasi gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestrua në cilesinë e provës materiale 600 gram lëndë narkotike, Heroinë e pastër.


Lënda narkotike ishte e futur në një qese me mbishkrimin “Euro-Sheqer”, brenda se cilës kishte një pako në formë paralelopipedi të mbështjellë me natriban te tejdukshem, brenda se ciles ishte lenda e dyshuar narkotike me ngjyre dhe aromë karakteristike si ajo e llojit Heroinë.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Lezhë-Milot, 2 mjetet përfundojnë në parcelë! 3 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë

Aksident në aksin Lezhë-Milot, 2 mjetet përfundojnë në parcelë! 3 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë