Nën akuzë për vrasje, SPAK hetim pasuror për biznesmenin Gjoka, ish-drejtuesin në polici Oltion Bistri dhe ish-prokurorin e Kukësit, Xhevahir Lita

Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimin pasuror për personat e arrestuar gjatë operacionit “Metamorfoza” me akuzat për vrasje, grup kriminal dhe korrupsion mes të cilëve edhe prokuror dhe ish zyrtarë policie. Burimet nga hetimi thanë se po verifikohen pronat në zotërim të biznesmenit Pëllumb Gjoka, ish-drejtuesit të Forcës Operacionale Oltion Bistri dhe ish-kryeprokurorit të Kukësit Xhevahir Lita.

Në sitë janë vënë prona të luajtshme dhe të paluajtshme, automjete, banesa, biznese, llogari bankare etj. Qëllimi i hetimeve ka të bëjë me zbulimin e origjinës së këtyre pasurive dhe nëse ato janë krijuat me të ardhura në ligjshme. Veprimet hetimore po ndiqen nga dy prokurorët Altin Dumani dhe Arben Kraja të cilët kanë kërkuar informacione nga bankat dhe zyrat shtetërore për asetet që disponojnë të pandehurit, 6 të arrestuar dhe 9 në kërkim, mes të cilëve edhe Ervis Martinaj.

Një ditë më parë gjykata e Apelit të Posaçëm shtyu për më 31 gusht vendimin për 6 të arrestuarit në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza’ të akuzuar për vrasje dhe korrupsion. Seanca zgjati mbi 3 orë dhe asnjë nga të arrestuarit, nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit. Avokatët e 6 të arrestuarve deklaruan se nuk mund të merren prova nga platforma 'Encrochat' pasi nuk e parashikon ligji. Dy prokurorët e SPAK, Altin Dumani dhe Arben Kraja kërkuan që të gjithë të arrestuarit të qëndrojnë në masën arrest me burg.

Nga operacioni u shpallën në kërkim dhe 9 persona të tjerë mes te cilëve Behar Bajri dhe Ervis Martinaj. SPAK, finalizoi dhe lëshoi 15 urdhër arreste për këtë operacion, pasi zbërthimit të aplikacionit SKY.

Ndaj tyre rendojnë 12 vepra penale, nga ajo e vrasjes me paramendim, grup i strukturuar kriminal, korrupsion i zyrtarëve të lartë shtetërorë deri në shpërdorim detyre e pastrim parash. Hetimet nisën prej vitit 2019 pas informacioneve të përcjella nga autoritetet holandeze belge dhe ato franceze që kanë siguruar komunikime mes anëtarëve të grupit ne rrjetin enchro chat dhe sky.

Nga hetimet ka rezultuar se biznesmeni Pëllumb Gjoka ka kërkuar nga Behar Bajri që të kryente vrasjen e një personi. Bëhet fjalë për shtetasin Klenthi Musabelli një ish-punonjës i policisë së burgjeve. Për ekzekutimin e tij, Gjoka ofroi deri në 120 mijë euro. Por referuar komunikimeve ka rezultuar se Bajri ka komunikuar me Ervis Martinaj duke kanë shkëmbyer objektivët e tyre. Behar Bajri dhe Denis Boriçi ekzekutojnë shtetasin Gjin Boriçi për interes të Martinajt dhe ky i fundit do të eliminonte Kleanth Musabelliun vrasje e cila nuk u realizua.

Një tjetër emër i njohur për drejtësinë është edhe ai i Asmer Bilalit, ndaj të cilit rëndojnë akuzat për sigurim kushtesh për të kryer vrasje të ngelur në tentativë ndaj shtetasve Dorjan Duli, Ibrahim Lici dhe Genc Tafili. Një emër tjetër për të cilin është vendosur masë siguria është edhe Elion Hato, që dyshohet për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë në dëm të shtetasit Taulant Pepa.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Polo: 30/08/2023 22:20

    Po atë nëndrejtorin e shefin e komisariatit që kishin grupi tjetër kundershtar pse vazhdon te ngelin pa emra?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën