TIRANË- Apeli i Posaçëm I GJKKO-së ka shtyrë për më 31 gusht seancën për 6 të arrestuarit në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza’. Seanca zgjati rreth 3 orë dhe asnjë nga personat e arrestuar, bznesmeni Pëllumb Gjoka, prokurori Xhevahir Lita, ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri dhe ish-efektivi Ardit Hasanbegaj, Asmer Bilali, Edmond Preka, ky i fundit shoferi i biznesmenit Gjoka, nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, por u përfaqësuan nga avokatët.

Avokatët e 6 të arrestuarve deklaruan se nuk mund të merren prova nga 'Encrochat' pasi s'e parashikon ligji. Sipas tyre nuk mund të qëndrojnë të arrestuar me provat e 'Encrochat'. Avokati i biznesmenit Pëllumb Gjoka, Ylli Manjani, tha se për të lidhur një person me ngjarje kriminale duhet prova dhe jo hamendësime.

‘Hetimi në Francë është bërë për trafikun e drogës. Për të lidhur një person me një ngjarje konkrete, duhet të ketë prova dhe jo hamendësime. SPAK nuk është burimi zyrtar i vetëm.’- tha Manjani.

Në sajë të këtij operacioni u shpallën në kërkim dhe 9 persona të tjerë mes te cilëve Behar Bajri dhe Ervis Martinaj. SPAK, finalizoi dhe lëshoi 15 urdhër arreste për këtë operacion, pasi zbërthimit të aplikacionit SKY. Ndaj tyre rendojnë 12 vepra penale, nga ajo e vrasjes me paramendim, grup i strukturuar kriminal, korrupsion i zyrtarëve të lartë shtetërorë deri në shpërdorim detyre e pastrim parash.

Hetimet nisën prej vitit 2019 pas informacioneve të përcjella nga autoritetet holandeze belge dhe ato franceze që kanë mundur të sigurojnë komunikime mes anëtarëve të grupit ne rrjetin enchro chat dhe sky. Nga hetimet ka rezultuar se biznesmeni Pëllumb Gjoka ka kërkuar nga shtetasi Behar Bajri që të kryente  vrasjen e një personi. Bëhet fjalë për shtetasin Klenthi Musabelli një ish punonjës I policisë së burgjeve.

Për ekzekutimin e tij, Gjoka ofroi deri në 120 mijë euro. Por referuar komunikimeve ka rezultuar se Bajri ka komunikuar me Ervis Martinaj duke kanë shkëmbyer objektivët e tyre. Behar Bajri dhe Denis Borrici ekzekutojnë shtetasin Gjin Boriçi për interes të Martinajt dhe ky i fundit do të eliminonte Kleanth Musabelliun vrasje e cila nuk u realizua.

Një tjetër emër i njohur për drejtësinë është edhe ai i Asmer Bilalit ndaj të ciliut rëndojnë akuzat për sigurim kushtesh për të kryer vrasje të ngelur në tentativë ndaj shtetasve Dorjan Duli, Ibrahim Lici dhe Genc Tafili. Një emër tjetër për të cilin është vendosur masë siguria është edhe Elion Hato, që dyshohet për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë në dëm të shtetasit Taulant Pepa.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:44
Avokati i biznesmenit Pëllumb Gjoka: Për të lidhur një person me ngjarje kriminale duhen prova, jo hamendësime

 

Avokati i biznesmenit Pëllumb Gjoka, Ylli Manjani, tha se për të lidhur një person me ngjarje kriminale duhet prova dhe jo hamendësime.

‘Nuk ka gjyqe të mbyllura. Vetëm Shqipëria i bën këta pslliqe. Hetimi në Francë është bërë për trafikun e drogës. Për të lidhur një person me një ngjarje konkrete, duhet të ketë prova dhe jo hamendësime. SPAK nuk është burimi zyrtar i vetëm. Në Shkallën e Parë kemi patur probleme me njohjen e dokumenteve, por në gjykatën e Apelit na u dha mundësia që në të gjykojmë. Atë që ne kemi parë në ato dosje nuk korrespondojnë thuajse fare me atë që thoni ju.’- tha Manjani.