Janë katër kontenierë në mos gaboj, dhe nga një kontroll paraprak që u bë, ka pasur dy kontrolle. Një kontroll që bëhet me qenin antidrogë, i cili ka konstatuar dhe ka dhënë shenjat e para, që këtu ka dyshime për sasi droge. Pastaj është kërkuar të kalojë në skaner. Është bërë një rivlerësim i dytë, është krijuar bindje e plotë ka sasi droge.
Është njoftuar Prokuroria e Krimeve të Rënda. Është caktuar prokurori i Krimeve të Rënda, i cili do të hetonte çështjen dhe kanë rënë dakord që të aplikonin dorëzimin e kontrolluar të mallit, pra për të lejuar” deklaroi ministri në Real Story. Dje në Durrës u zbuluan 613 kg kokainë e ardhur nga Kolumbia, ndërsa në pranga janë dy persona, shoferi dhe administratori i kompanisë, pronari është në kërkim.
d.b/shqiptarja.com











