Operacioni për lirimin e hapësirave bregdetare, procedohen 8 administratorë subjektesh në Vlorë! Hiqen 132 shezlongë dhe 66 çadra

Tetë administratorë subjektesh pa leje, që operonin në vijën bregdetare të Vlorës, janë proceduar penalisht. Aksioni "Bregdeti ynë", për lirimin e hapësirave në bregdet të zaptuara pa leje, filloi dje në të gjithë vendin, ndërsa në Vlorë u shtri në Zvërnec, Radhimë, Himarë dhe Sarandë.

Si rezultat u evidentuan 8 subjekte pa leje, 2 në Zvernec, 2 në Radhimë, 3 në Himarë dhe 1 në Sarandë ku janë hequr 132 shezlongë dhe 66 çadra.  

U proceduan penalisht administratorët e lokaleve, shtetasit: P. R., S. T., M. B., G. C., V. K., I. S., V. K., dhe  F. K., për veprën penale "Pushtimi i tokës".

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Lajmi kryesor:

Lirimi i vijës bregdetare nga zaptimet pa leje, procedohen 29 administratorë subjektesh në Fier, Vlorë, Durrës e Velipojë


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!