Operacioni për ndërtimet pa leje, KKT e Tiranës vendos: Mijëra metra katrorë nga 8 ndërtime pa leje i kalojnë shtetit! 4 ishin në pronësi të Lul Morinës, kishte ortakëri me vëllezërit indan në kërkim

Shkon në 8 numri i objekteve të bllokuara deri më tani nga të cilat janë konfiskuar mijëra metra katrorë për interes publik, për shkak se janë pa leje apo në shkelje të lejes së ndërtimit. Pas Aktit Normativ për konfiskimin e ndërtimeve pa leje, në mbledhjen e fundit Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar ndërtimet pa leje që kalojnë në favor të shtetit për tu përdorur nga administrata ose si pjesë e fondit të banesave për strehim social.

Nga vendimet e KKT rezulton se 7 objekte konfiskohen dhe një tjetër i transferohet shtetit me kontratë simbolike dhurimi 1 euro, konkretisht sipërfaqja 4200 metra katrorë në 4 kate në kullën “Eyes of Tirana” në qendër të kryeqytetit.

Në vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit, zbulohet se biznesmenit Julian Morina që ishte i pari të cilit shteti i konfiskoi publikisht një objekt me 9 katet totale të gjitha pa leje, në fakt i janë zbuluar pa leje 4 pallate banimi. Në një objekt të konfiskuar të kompanisë së Julian Morinës, “Xheluks Construksion” rezulton një ortakëri me vëllezërit indian Chetankumar dhe Nitin Sandesara të kërkuar për pastrim parash në Indi, që morën pasaportë shqiptare si investitorë strategjik.

Por në vendimin e KKT-së, bie në sy se mungon konfiskimi i 1200 metrave katrorë shtesë jashtë lejes së ndërtimit të një pallati në pronësi të Pëllumb Salillarit, që ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ishte vetë i pranishëm në terren kur u zbulua shkelja. Kjo mungesë mund të nënkuptojë se ndërtuesit Salillari ka shfrytëzuar hapësirën ligjore, që përveç gjobës që ka paguar, ta ketë parablerë sipërfaqen pa leje sipas çmimit të tregut.

Objektet e Konsfiksuara

4200 m2 pa leje te Kulla “Syri i Tiranës”

Hotel 6 katësh - me Administrator Agustin Biqiku, Xhordan Biqiku

4 pallate të biznesmenit Julian Morina, 3 prej të cilëve në ortakëri me

Aleksandër Kadria, Chetankumar Sandesara, Elton Caushaj

Një pallat 9 kate me administrator Alban Bitraj

Një pallat 9 kate tek “Myslym Shyri” me administrator Shyqri Maloku

Në shtator të këtij viti Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për bllokimin e ndërtimeve pa leje, përmes së cilit pronarët e pallateve ose duhet ta blejnë ndërtimin pa leje me çmimi tregu dhe i legalizohet, ose ia dhurojnë shtetit, ose ndryshe i sekuestrohet. Deri më tani vetëm “Ideal Cosntruction shpk” ka vendosur t’i dhurojë shtetit shtesën pa leje prej 4646 metër katrorë, e cila do të përdoret për interes publik. Ndërkohë janë sekuestruar edhe gidna të tjera.

Një në rrugën 'Myslym Shyri' në Tiranë, pasi kishte ndërtuar 2700 metra katrorë shtesë pa leje, nga firma ‘Arb Trans 2010’ me administrator Shyqyri Maloku dhe ish-ortak deri në vitin 2018 Arben Malokun, ish-administrator i Zall Herrit. Nga ana tjetër është sekuestruar edhe ndërtesa 9-katëshe të biznesmenit, Julian Morina e ndërtuar pa leje por që në vendimin e KKT duket se në fakt godinat në pronësi të tij janë 4. Ndërsa shtesa tjetër pa leje ishte në një pallat në ndërtim në zonën e Farkës në Tiranë, me një sipërfaqe 1200 metër katror. Shtesat e kateve pa leje janë ndërtuar në pallatin në pronësi të biznesmenit Pëllumb Salillari. 

Vendimet e KKT

1. Për miratimin e procedurave administrative të ndryshimit të lejeve të zhvillimit/ndërtimit të objekteve që do të kalojnë në pronësi shtet, për nevoja të strehimit social apo për interes publik.

2. Për miratimin e procedurave administrative të shqyrtimit të dokumentacionit të objekteve të ndërtuara pa leje për qëllime fitimi, që konfiskohen për interes publik.

3. Për transferimin në favor të shtetit me kontratë premtim shitje me vlerë 1 euro, të sipërfaqes së ndërtimit në objektin: “Godinë polifunksionale “Eyes of Tirana” 6, 8, 9, 13, 18 dhe 24 kat, me 4 kat nëntokë, faza e I-rë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Ideal Construction” sh.p.k.

4. Për konfiskimin për interes publik të objektit: “Hotel 5 dhe 6 kat, me 2 kat nëntokë”, me vendndodhje në RR. “Qamil Guranjaku”, Bashkia Tiranë, me zhvillues shoqërinë “RT MAX” sh.p.k.

5. Për konfiskimin për interes publik të objektit: “Godinë banimi dhe shërbime 1, 2, 3, 4, 5 dhe 6 kat, me 2 dhe 3 kate parkimi nëntokë”, me vendndodhje në RR. “Hiqmet Buzi”, Bashkia Tiranë, me zhvillues shoqëritë “Xheluks Construksion” sh.p.k dhe “Devis Construksion” sh.p.k.

6. Për konfiskimin për interes publik të objektit: “Godinë banimi dhe shërbime 6 kat, me 2 dhe 4 kate parkimi nëntokë”, me vendndodhje në RR. “Hiqmet Buzi”, Bashkia Tiranë, me zhvillues shoqëritë “Xheluks Construksion” sh.p.k dhe “Laxmi Real Estate & Investment” sh.p.k.

7. Për konfiskimin për interes publik të objektit: “Objekt 7 kate, me 2 kate nëntokë”, të ndërtuar pa leje për qëllim fitimi, brenda sheshit të ndërtimit të objektit: “Godinë banimi dhe shërbime 1, 2, 3, 4, 5 dhe 6 kat, me 2 dhe 3 kate parkimi nëntokë”, me vendndodhje në RR. “Hiqmet Buzi”, Bashkia Tiranë, me zhvillues shoqëritë “Xheluks Construksion” sh.p.k dhe “Devis Construksion” sh.p.k.

8. Për konfiskimin për interes publik të objektit: “Kompleks me godina banimi dhe shërbime 4, 5, 6 dhe 7 kat, me 2 kat nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën e Elbasanit, Bashkia Tiranë, me zhvillues shoqëritë “Xheluks Construksion” sh.p.k dhe “City Construction INC” sh.p.k.

9. Për konfiskimin për interes publik të sipërfaqes së ndërtuar pa leje për qëllim fitimi, në objektin: “Godinë banimi dhe shërbime 5, 7 dhe 9 kate, me 2 parkim nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën: “Kont Urani”, Bashkia Tiranë, me zhvillues shoqërinë “Fabri D” sh.p.k.

10. Për konfiskimin për interes publik të objektit: “Godinë banimi dhe shërbime 4 dhe 5 – 9 kate, me 2 parkim nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën: “Myslym Shyri”, Bashkia Tiranë, me zhvillues shoqërinë “Arb & Trans – 2010” sh.p.k.

11. Për deklarimin e përfundimit të procedurave administrative të aplikimeve për leje ndërtimi të paraqitura pranë Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, të cilat i përkasin periudhës kohore 2015-2018 si dhe të atyre të deleguara në rrugë shkresore nga Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit (AKPT), për mosplotësim të kushteve të përcaktuara në Vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit.

12. Njoftim anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Territorit mbi kërkesat për kontroll përputhshmërie të shqyrtuara nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, për periudhën 26.04.2022 deri më tani, sipas Vendimit Nr. 1, datë 30.07.2015 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave që do të ndiqen nga Autoritetet e Zhvillimit të Territorit për shqyrtimin e kërkesave për Leje Ndërtimi deri në miratimin e Planeve të Përgjithshme Vendore”, i ndryshuar.

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjenovefa: 11/10/2023 22:23

    Nuk di pse nuk nderhyn shteti ne keto ndertime paleje na ka sielle ballkonin 15 metra posht dritares ku rrezikojem nga hajdutat tna marin dhe buken ne dollap ankohemi vin policat marin zarfin ikin ku ketu ne hyrje ka hap aktivitet pa leje dhe gjasme mjek pa lishenc ju lutem jepni nje zgjidhje nqs fuksionon ndonje punojs policie nuk korruptohet me zarf faleminderit shpresojem

    Përgjigju
  • Timi: 21/10/2022 22:03

    Cfar pret nga policia bashkiake qe ka mbushur trotuaret e tiranes me barake kafenesh dhe tavolina pijesh

    Përgjigju
  • Mbesa e Besnik Bekteshit: 21/10/2022 14:26

    Po masat ndeshkimore per bashkine e Tiranes dhe policine bashkiake? Tani ata qe kane marre paret duhet ti kthejne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë