Operacioni që çoi Henri Çilin në pranga, reagon Erjon Braçe

Operacioni që çoi Henri Çilin në pranga, reagon Erjon Braçe

Erion Braçe dhe Henri Çili

Erjon Braçe ka zbuluar në mënyrë të tërthorë, se operacioni që çoi në arrestimin e disa personave, mes të cilëve edhe të botuesit Henri Çili, ka lidhje me ndërhyrjet për lirimin e vrasësve të ish-oficerit të RENEA-s, Ibrahim Basha.

Ai thotë se ka pasur ndërhyrje për lirimin e tyre, edhe nga persona që kanë qenë në listë për deputet.

Braçe nuk përmend emra, por nga emrat e të ndaluarve në këtë aksion të personave që kanë ndikuar në lirimin e grupit të zjarrit nga Lazarati që vranë efektivin e RENE_as Ibrahim Basha, është edhe Sait Fishta, biznesmen e kandidat për deputetetë nën siglën e disa forcave politike në vite të ndryshme elektorale.

"Ibrahim Basha, sherbyes i shtetit dhe i ligjit! Nuk do të harrojë kurrë kush ty! Nuk do të shesë kurrë kush ty! Ti do te jesh perhere dëshmor i atdheut. Gjaku yt nuk do te behet kurre para e pasuri per batakcinjte!

Bravo Prokurorisë së Republikës e Policisë se Shtetit.

I neveritur nga llumi që do drejtësinë për ta blerë e shitur, i neveritur nga llumi politik që ulëret kundër reformës në drejtësi, por blerësit e shitësit i ka në listë deputetësh, i neveritur nga llumi me firmë e vulë që noterizon blerjen e shitjen e drejtësisë”, shkruan zv.kryeministri Erjon Braçe.


Lajmi kryesor:

Arrestohet Henri Çili, ministri Lleshaj: Provë e seriozitetit të Policisë e Prokurorisë, droga e krimi nuk kanë vend tek ne!


G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlonjati Pjella e Pjelles se Lushnjarit: 28/02/2020 12:56

    Shteti i fortë te ngrihet vigan mbi funderrinllekun!

    Përgjigju
  • Lavire Monika: 28/02/2020 12:41

    Pi ky Sait Fishta ka qene kandidati i LSI-se per deputet ne Shkoder o Ilir Floriri

    Përgjigju
  • JASHQITJET E KOMBIT: 28/02/2020 11:20

    Shikoni o Shqiptar se çfar i ka bër maloku kriminel salheu kti vëndi martir. Në krye të vëndit njerëz si henri çili kopili. O Zot mer hak për Shqiptarët.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat