Operacioni ‘Rrjeti’/ Apeli nuk ndryshon masat për 45 anëtarët e grupeve kriminale! 35 në burg, 3 ‘arrest shtëpie’ dhe 7 ‘detyrim paraqitjeje’

Operacioni ‘Rrjeti’/ Apeli nuk ndryshon masat për 45 anëtarët e grupeve kriminale! 35 në burg, 3 ‘arrest shtëpie’ dhe 7 ‘detyrim paraqitjeje’

Gjykata e Apelit ka lënë të pandryshuara masat e sigurisë për 45 të arrestuarit në kuadër të operacionit anti-drogë në Elbasan, ku më 29 qershor 2023 u goditën katër grupe kriminale që shpërndanin drogë në qytete të ndryshme. Konkretisht, 35 prej tyre do të vijojnë të qëndrojnë në burg. Ndërkohë, 7 të tjerë janë në detyrim paraqitjeje dhe 3 të tjerë do të qëndrojnë në ‘arrest shtëpie’.

Ata u arrestuan në kuadër të operacionit ‘Rrjeta’.  Një prej 45 personave të ndaluar si pjesëtar i njërit prej katër grupeve të shkatërruar është edhe Hekuran Gjeli, i shoqëruar më parë në polici për armëmbajtje pa leje si pjesë e grupit të Çapjave. Gjatë ekzekutimit të urdhër-ndalimeve por edhe më herët, policia ka sekuestruar lëndë narkotike, para dhe armë.

Report Tv ka siguruar të plotë dosjen voluminoze të operacionit “Rrjeta” ku u arrestuan 45 trafikantë droge në Elbasan. Në dosje tregohet se si u zbuluan personat e akuzuar si të përfshirë në grupet kriminale që merreshin me trafik droge në zona të ndryshme të Elbasanit. Ata janë zbuluar nga agjenti i autorizuar me simbolin ‘K’ që blinte drogë dhe zbuloi se si e kryenin shitjen e lëndëve narkotike. Ata shpërndanin lëndë narkotike të llojit kokainë, heroinë, ekstazi dhe kanabis që e përpunonin dhe e përgatisnin në doza të vogla, gati për shitje. Lënda narkotike shitej në forma të ndryshme, dikush me letra si të paketave të cigares, një tjetër në shishe uji, apo edhe në materiale plastike.

Çfarë ka sekuestruar policia
Në kuadër të operacionit ‘Rrjeti’ janë sekuestruar 51 milionë lekë, 15 mijë euro si dhe një shumë frangash zviceriane! Po ashtu është sekuestruar 1 kilogram e 311 gramë kokainë, 860 gramë heroinë, 1 kilogram e 317 gramë kanabis, mijëra doza kokaine, heroine, kanabisi dhe metadoni, fara kanabisi, një armë zjarri model 56, sasi municoni luftarak, pjesë të armëve të zjarrit, silenciatorë, armë të ftohta.

Emrat e 45 personave

  1. Joni Hasnjoku
  2. Durim Novaku
  3. Hysni Sadushi,
  4. Arsen Vishkulli, 
  5. Emiljan Dinja,
  6. Ledi Nergjoni,
  7. Erist Skilja 
  8. Gazmir Panxhi
  9. Gentjan Shabani
  10. Florenc Demiri
  11. Gavrosh Berati
  12. Rigert Kokoneshi 
  13. Ferdinand Sadushi
  14. Ahmet Kushi  
  15. Denis Darzeza
  16. Florenc Puto
  17. Storado Sadushi 
  18. Emre Puro
  19. Rezarta Isufaj,
  20. Shpetim Myrta
  21. Edor Hasanllari
  22. Andrea Gugu
  23. Armando Buzani
  24. Erind Hoxha
  25. Ilirjan Kume
  26. Sali Isufaj
  27. Klajdi Isufaj
  28. Igli Merko 
  29. Hekuran Gjeli 
  30. Xhuljano Gjyla
  31. Enea Hysenbelli 
  32. Leonard Tola
  33. Aldo Gjeli
  34. Esmirand Lici
  35. Xhulio Lluca
  36. Armand Lluca 
  37. Oltjon Çela 
  38. Sara Çepi
  39. Xhevit Bogdani
  40. Taulant Novaku
  41. Amarildo Sallaj
  42. Romarjo Bora 
  43. Rudolf Korumi
  44. Mariglen Hida
  45. Fatmir Durbaku

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?