Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ka përgëzuar këtë të mërkuarë Policinë e Shtetit dhe zyrën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për suksesin e operacionit “Rruga e Gabuar” , ku në në pranga ranë 32 persona të cilët akuzohen se kontrabandonin njerëz drejt Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Britanisë kundrejt pagesave që arrinin nga 10 mijë deri në 20 mijë Euro.
Të shtunën e kaluar në kuadër të këtij operacioni u vunë në pranga 32 shtetas shqiptar të përfshirë në kalimin e paligjshëm të njerëzve përtej kufirit dhe prodhimin e dokumentave të falsifikuara.
Përmes një njoftimi zyrtar në rrjetin social Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë shprehhet përfshirja e Shërbimit të Sigurisë Diplomatike, dhe dega e zbatimit të ligjit e Departamentit të Shtetit, tregoi mbështetjen tonë për luftën ndaj rrjeteve ndërkombëtare të krimit të organizuar”.
Njoftimi i plotë i Ambasadës së SHBA-së:
Ambasada e Shteteve të Bashkuara përgëzon Policinë e Shtetit dhe zyrën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për suksesin e operacionit “Rruga e Gabuar” të shtunën e kaluar, i cili solli arrestimin e 32 qytetarëve shqiptarë të përfshirë në kalimin e paligjshëm të njerëzve përtej kufirit dhe prodhimin e dokumentave të falsifikuara. Përfshirja e Shërbimit të Sigursë Diplomatike (DSS), dega e zbatimit të ligjit e Departamentit të Shtetit, tregoi mbështetjen tonë për luftën ndaj rrjeteve ndërkombëtare të krimit të organizuar. Shërbimi i Sigurisë Diplomatike është i angazhuar për të bashkëpunuar për hetimet penale me Policinë e Shtetit dhe zyrën e Prokurorisë, me qëllim shkatërrimin dhe çmontimin e këtyre rrjeteve Policia e Shtetit.
Postimi i plotë i Ambasadës së SHBA-së në Tiranë
A e dini se kreu i shoqates se vlleheve, Simon KERI eshte nje nga kreret e Grupit kriminal " Rruga e Gabuar"? A e dini se Simoni eshte i vellai i ndertuesit dhe biznesmenit te lakuar te vrasjes se 2 g femijve ne rrugen kavaje rrogozhine? Po qe i prishi pune Pilos se ai pretendonte per kandidad potencial per Kry Bashkiak i Kucoves? Nuk dua ta lidh dhe nuk uroj qe nipi i tij dhe ky ska se si te jete ndryshe ( u shter Tirana biles dhe me ekselente) KRISLEN KERI te jete i perfshire qofte dhe me ndikim influence ne aeroportin e Rinasit, se kuptohet qe ka karta biance me pozicionin qe ka..
Përgjigju