‘Shpirti’/ GJKKO jep 150 vite burg për 15 anëtarët e grupit të përfshirë në skemën e trafikut ndërkombëtar të drogës! Një shpallet i pafajshëm

Gjykata e Posaçme dha në total 150 vite burg për 15 persona të arrestuar të operacionit “Shpirti”, 2 vite më parë. Megjithatë, 100 vite burg do të kryhen, pasi bëhet fjalë për të pandehur të dosjes, të cilët pranuan më herët që të hetohen përmes procedurës së gjykimit të shkurtuar. Në mesin e tyre është edhe një i pandehur i 16-të, Luan Zylyftari, i cili mundi të marrë pafajësinë në shkallën e parë të GJKKO, duke rënë në këtë mënyrë 2 akuzat që rëndonin ndaj tij, trafikim i narkotikëve dhe grup i strukturuar kriminal.

Më tej, çështja pritet të shkoj në Apelin e GJKKO, aty ku do të marrë edhe vendimin e formës së prerë. Operacioni “Shpirti” u zhvillua në korrik 2021, ku u goditën disa grupe kriminale. Hetimi i autoriteteve italiane për 5 vite me radhë çoi në pranga 38 persona në total, mes të cilëve edhe punonjës policie dhe 2 shoqëruesit e Saimir Tahirit, Agustin Deda dhe Hekuran Marku. Në atë kohë u sekuestruan 4 milionë euro pasuri.

Çështja për personat e tjerë që po gjykohen është ndarë për shkak se disa kanë pranuar gjykim të zakonshëm dhe për disa të tjerë është pushuar. Ishin 4 bashkëpunëtorët e drejtësisë që rrëfyen para autoriteteve italiane se si ishte bërë trafikimi i drogës nga Shqipëria drejt Italisë, çfarë çoi deri në shpërbërjen e grupeve në fjalë. Nga dëshmitë e këtyre bashkëpunëtorëve, kokë e grupit konsiderohej Ilirjan Duçellarin.

Më herët, Gjykata e Posaçme ka dhënë dënim për 8 anëtarë të këtij grupi, mes tyre edhe Ilirjan Duçellari, i cili u dënua me 17 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuaj 11 vite e 4 muaj. Operacioni “Shpirti” erdhi pas 2 operacioneve të mëparshme të koduar “Shefi” dhe “Kulmi” të zhvilluar në vitet 2018 dhe 2020. Në dosjen e megaoperacionit “Shpirti” e zbardhur më herët nga Report Tv, zbulohet roli i Ilirjan Ducellari, apo njohur si Zaimi, si kreu i bandës kriminale. Ai kishte plantacione gjigante kultivimi hashashi në Skrapar dhe e trafikonte drejt Italisë.

Dënimet

  1. Aleks Memaj - 15 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 10 vjet burg
  2. Saimir Kurti - 13 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 8 vjet e 8 muaj burg
  3. Erind Hysomemaj - 12 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 8 vjet burg
  4. Klajdi Ademi (Hysomemaj) - 12 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 8 vjet
  5. Toni Kushi - 12 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 8 vjet burg
  6. Mariglen Çaçi - 12 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 8 vjet burg
  7. Aleksandër Neço - 12 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 8 vjet burg
  8. Çezar Xhomemo - 3 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 2 vjet burg (lirohet, ka mbyll dënimin)
  9. Shkëlzen Kamberi - 12 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 8 vjet burg
  10. Malton Lleshi - 12 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 8 vjet burg
  11. Luan Zylyftari - I pafajshëm (akuzohej për kultivim narkotikësh & grup i strukturuar kriminal)
  12. Artan Zylyftari - 8 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 5 vite e 4 muaj burg
  13. Geri Zylyftari - 8 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 5 vite e 4 muaj burg
  14. Erind Zylyftari - 8 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 5 vite e 4 muaj burg
  15. Ilir Gaba - 8 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 5 vite e 4 muaj burg
  16. Festim Lelaj - 3 vjet burg, me gjykim të shkurtuar 2 vjet burg

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Realiteti: 15/10/2023 11:54

    Keto jane denime por duhen ndjekur qe te kryhen te plota jo si me Jaeld Celen qe mbolli floket me leket e trafikut te hashashit. Ish prokurori i koruptuar Maksik Sota ku eshte? Vetem per nje rast te dokumentuar ka marre 300 mije euro rryshfet. Banda e Saje Qorrit kujton se ka mbaruar pune me drejtesine. Ka filluar hetimi pasuror per Sajmir Trafikun dhd Jaeld Celen. Edhe pak dhe do i shihni serish ne Tv.

    Përgjigju
    • Polic #: 15/10/2023 14:40

      Keni të drejtë! Disa nga drejtorët e tij u ricikluan dhe ku shkuan vetëm kanabis mbollën...si ai i Shkodrës....

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim