GJKKO ka vendosur dënim me 13 vite burg për Hekuran Markun, që përfiton me gjykim të shkurtuar. Ai do të qëndrojë pas hekurave për 8 vite e 8 muaj. Ish truproja i ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Marku u arrestua në Gjermani me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme.
Marku u ekstradua nga Gjermania në Shqipëri pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, e cila kërkoi dënim me 12 vite burg por GJKKO vendosi 1 vit më shumë. Emri i tij doli në operacionin ndërkombëtar të koduar “Shpirti”, në të cilin u vendosën në pranga biznesmenë, prokurorë dhe zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, të akuzuar si pjesëmarrës në veprimtaritë kriminale të drogës.
Marku u vu në pranga në gusht të vitit 2021, ai ishte pjesë e grupit të shoqërimit të Saimir Tahirit, në kohën kur ishte në krye të Ministrisë së Brendshme, në vitet 2014, 2015 dhe 2016. Në atë kohë, sipas SPAK, Marku bashkëpunoi me katër italianë dhe një bashkëkombas, Eltjon Bregun, në trafikimin e rreth 1 ton kanabis drejt Italisë me kolegun e tij Agustin Deda.
Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim dosjen e operacionit “Shpirti”, me 31 të pandehur që akuzohen për trafikim narkotikësh dhe grup të strukturuar kriminal. Mes tyre janë edhe pesë funksionarë publik, duke filluar nga prokurori i Vlorës, Maksim Sota dhe Ilirjan Balla, ish-shef i trafikqeve në Policinë e Shtetit, Artur Krasniqi, Festim Lelaj funksionarë shtetërorë të gjithë të akuzuar për shpërdorim detyre. Mes të dërguarve për gjykim janë edhe dy truprojat e ish ministrit Saimir Tahiri, Paul (Agustin) Deda dhe Hekuran Marku, njëri i arrestuar në Francë dhe tjetri në Gjermani. Të dy janë të dyshuar si i përfshirë në 'skemën' e trafikut ndërkombëtar të kanabisit që grupi kriminal i drejtuar nga Ilirjan Duçellari.
A.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Riorganizimi i PD, kur duhet të mbahen zgjedhjet per kryetarin e ri?
-
Në korrik
49.1%
-
Pas korrikut
22.6%
-
S'kam mendim
28.3%
Vota total: 106
Lajme të tjera
-
Kërkoi masë më të butë sigurie, ekspertët dorëzojnë raportin mjeko-ligjor për Lefter Allën: Ka probleme me zemrën! Të hënën seanca në GJKKO
5 Qershor, 15:18
-
Sekuestrimi i pasurive të Ervis Martinajt, familjarët bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë
3 Qershor, 13:33
-
Çfarë paralajmëron Tahiri pas lirisë: Do kërkoj të drejtën
3 Qershor, 12:37
-
Yuri Kim reagon për lirimin e Saimir Tahirit: Zhgënjyese që vijon privilegjimi në sistemin e drejtësisë! Pasoja për ata që ndihmojnë ‘miqtë e fuqishëm’
2 Qershor, 18:51
-
Lirimi i Tahirit, avokatët në Report Tv: Vendim i drejtë por i vonuar, politizohet! Beqiri për Berishën: Do të bjerë dhe ty halli kur të të futet Shkëlzeni në burg
2 Qershor, 14:48
-
Saimir Tahiri lirohet nga burgu, ish-ministri: Do vazhdoj të kërkoj drejtësi! Dënimin e mbetur 1 vit e 8 muaj do e kryejë në shtëpi! Ka gruan sëmurë, do kujdeset për fëmijët
2 Qershor, 11:33
-
Apeli i GJKKO lë në burg Fredi Belerin, nxjerr nga qelia Kokaveshin! Greqia: Vendim në mospërputhje me dispozitat e shtetit ligjor
1 Qershor, 10:21
-
Akuzohet për fshehje pasurie, ish-kreun e Kushtetueses del para GJKKO: Huanë 10 mijë euro e kam marrë nga kunati! Për apartamentin në Tiranë kam kredi deri në 2033
31 Maj, 11:44
-
Ankimoi vendimin e masës arrest në burg, më 1 qershor Apeli i GJKKO mban seancën për Fredi Belerin
30 Maj, 13:58
-
Vrasjet e bujshme në Durrës, Henrik Hoxhaj konfirmon dëshmitë në GJKKO: Për Dorian Shkozën, Dumani më premtoi 60 mijë €! Për vëllezërit Haxhia 30 mijë €
30 Maj, 10:58
-
Probleme me zemrën, Fredi Beleri prej 2 ditësh në spitalin e burgut! Në kërkim të betimit si kryebashkiak i Himarës, ‘lumë’ kërkesash në gjykata
29 Maj, 11:27
-
Afera me inceneratorin e Fierit, GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për 16 të pandehur! Përfitojnë edhe Lefter Koka e Alqi Bllako
29 Maj, 11:25