EKSKLUZIVE/ Në përgjimet e operacionit 'Shpirti' dhe 1 gazetar, paguhej nga grupet kriminale për të fshehur parcelat e tyre me kanabis dhe për të denoncuar në emisione të rivalëve! E fundos i 'penduari'

TIRANË- SPAK vë në hetim një gazetar e dy punonjës në media për llogari të operacionit "Shpirti". Report Tv mëson ekskluzivisht se hetimet e SPAK me antimafien zbuluan përfshirjen e një gazetari teksa bën marrëveshje me pjestarë të grupit për të lobuar për llogari të tyre. 

Lobimi konsistonte në orientimin e opinionit publik nëpërmjet deklaratave që bënte gjatë emisioneve televizive, ndaj parcelave të kanabisit të bandave kundërshtare, duke mbështetur kështu pandëshkushmërinë e bandës që e financonte.

Nga deklarimet e dëshmitarëve të drejtësisë, por edhe përgjimet është arritur të dokumentohet marrja e një sasie të konsiderushme në euro nga gazetari për të marrë pjesë në dy emisione televizive dhe për të fshehur parcelat me canabis të mbjella nga anëtarët e arrestuar nga Antimafia e SPAK.  

Aktualisht hetimet janë duke u zhvilluar nëShqipëri për të dokukumentuar përgjegjësinë penale të gazetarit i cili nga provat e deritanishme kishte marrë përsipër lobimin mediatik për llogari të grupit drejtuar nga Ilir Zaimi (Ducellari).

Nëse akuzat dalin si të provuara, do ishte një skandal i paprecendente që një gazetar shumë i njohur ka pranuar finacime drejtpërdrejt nga banda kriminale për të çorientuar opinionin publik. 'Zëra'' të tillë kanë qarkulluar prej kohësh, por kjo është hera e parë që fillon një investigim nga organet hetuese të mbështetura në përgjime dhe në rrëfimine një bashkëpunëtori të drejtësisë

Operacioni 'Shpirti' 
Operacioni “Shpirti” është ende duke vijuar dhe ndjekur nga prokurorët Vladimir Mara e Dritan Prençi, ndërsa pritet që në pak ditë përballë drejtësisë të jenë të tjerë persona. Sipas dëshmitarëve të drejtësisë ky grup kriminal kishte akses nga fikja e radarëve e deri tek mbyllja e proceseve. Rruga tokësore për të mos prekur askush drogën sigurohej nga ish-nëndrejtori i Vlorës, Ilirjan Balla. Në krye të këtij grupi sipas dëshmitarëve ishte Ilirjan Zaimi dhe dy ish truprojat e ish ministrit Saimir Tahiri, Agustin Deda dhe Hekuran Marku tashmë të shpallur në kërkim. Ata dyshohet se fshihen në Spanjë, ndërsa policia shqiptare e SPAK po bashkëpunojnë me homologët e tyre për t'i arrestuar. 

Me arrest në burg
Aleks Memaj, Jovan Memaj, Aleksandër Neço, Shkëlzen Kamberi, Benard Tahiraj, Mereglen Çaçi, Erind Hysomenaj, Klajdi Ademi, Toni Kushi, Erion Hoxhara, Çezar Gjomemo, Sajmir Kurti drejtor i zyrës së Punës në Kavajës, Malton Lleshi, Shkëlzen Daçi, Eltion Bregasi, Paul (Agustin) Deda në arrati shoqërues i ministrit të Brendshëm të kohës Sajmir Tahiri, Hekuran Marku në arrati shoqërues i ministrit të Brendsëhëm të kohës Sajmir Tahiri, Hamid Seferi, Leonidha Sejdiaj, Ilir Gaba, Geri Zylyftari, Erlind Zylyfttari, Artan Zylyftari Festim Lela, Ish-oficeri i policisë i proceduar më parë  për trafik narkotikësh

Arrest Shtëpie
Luan Zylyftari,  Artur Krasniqi punonjës i policisë së Kavajës, Ilirjan Balla shefi i sektorit kundër trafiqeve në Policinë e Shtetit, Maksim Sota (Prokurori i Vlorës)

 

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Harun: 23/07/2021 12:45

    Dua te pyes Drejtorin e Shçba-se si e mori e pune nje person te larguar nga Policia Shtetit si Artur Krasniqi dhe e beri oficer te ShÇBA nje trafikant droge. A mund te beje punen e kontrollit e mbikqyrjes se Policise Shtetit nje trafikant droge apo aty i duhej ai vend pune dhe ka paguar qe ta fitonte me qellimmqe te intimidonte e ti bente presion punonjesve te ndershem te policise me qellim lenien e rruges se lire qe ky person te trafikonte droge me grupin e tije.

    Përgjigju
  • ILIR LABI: 23/07/2021 10:22

    P o pse jeni kaq te liq oseme mire mostra pasi nese do te ishte cfardo tjeter do ta kishit dhene emrin por vetem gazetarin jo.Ky eshte shtypi Shqipo

    Përgjigju
  • koli: 22/07/2021 18:00

    po te gjithe shesin mend si gazetar behen prekuror gjykates meren me njerzit nuk kam pare nje te vetem te kerkoj llogari ne emisjon qe te jete ekspert per ekonomin nje tjeter per buqesin nje tjeter per shendetsin nje tjeter ekonomin nje tjeter per krimin tu kercasi dhembet perse vriten dhe kush i vret si per shembull ne vlore qe jane vrare gjithe ata i dine se kush i ka vrare dhe nuk bene gje njeri tu vije turp per profesjonin

    Përgjigju
  • shaqoja: 22/07/2021 16:45

    ve doren ne zjarr qe tan hoxha nuk ka dore....ai mund te jete cfardo por qe te beje kete:jo jo jo nuk e ben shaqo bregu kete gje.esht cun i nershem

    Përgjigju
  • Droga: 22/07/2021 14:09

    Skrapaleshi artan hoxha,mbron klanin mona- like te droges, duke orientuar opinionin publik neper emisione televizive si"ekspert" i antidroges skrapalie. Po u vertetua kjo qe thuhet, futini te tre ne qeli bashke te luajne domino,kriminelet.

    Përgjigju
  • Kistra: 22/07/2021 11:00

    Vetem pak durim, dhe do dale Tan Hoxha e na i sqaron te gjitha!

    Përgjigju
    • vaska: 22/07/2021 14:13

      se di, un sthash gje, ti e the. po ca thoni mor, se kuptoni or popull qe cdo emisjon perpara se te jete show televiziv eshte mjet gjobvenes????

  • Mandi: 22/07/2021 10:49

    Se kuptoj qe gjithe kto detaje na i sjellin hetuesit italiane, kur ne e dime shume mire se cfare çorbe gatuhet ktu tek ne. Pse prokuroria nuk merr iniciativa te hetoje kto palo gazetar3 qe bohen njish me trafikantet apo me kontigjentet kriminale?? Si ka mundsi qe nji gazetar interviston nji super te kerkuar si Taho çela, dhe nuk hetohet?? Si ka mundsi qe nji gazetar na i ditka tgjitha rruget dhe sasite e kokaines qe hyjne tek ne nga ekuadori, madje na ditka dhe grupet qe i importojne dhe nuk u hetoka?? Le ti presim pra me duartrokitje ato therrimet qe na sjell antimafia italiane

    Përgjigju
    • Kafexhiu: 23/07/2021 09:57

      Hahaha ketu nuk hetohet asgje sepse jane te gjihe qe jane duke ngrene nga torta masive e ndertuar nga perfitimet e droges

  • kolegu: 22/07/2021 09:35

    Dihet kush i bon kto pune or mik. Kush nuk e njef investiGaztorin qe kalon netet ne kazinote klandestine te Tirones dhe nje bos e ka marre peng se i pagun borxhet e qefit.

    Përgjigju
  • Titi: 22/07/2021 09:32

    Artan hoxha ma hengre shulin me duket. Ishalla nuk je ti ose Lala se do qeshe e gjithe bota me ju.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë