Operacioni 'Shpirti', pas atij të Vlorës dhe të SPAK, edhe një prokuror në Fier i dyshuar si i përfshirë në ‘skemën’ e trafikut të drogës

Operacioni 'Shpirti', pas atij të Vlorës dhe të SPAK, edhe një prokuror në Fier i dyshuar si i përfshirë në ‘skemën’ e trafikut të drogës

Maksim Sota

Përveç prokurorit të Vlorës, Maksim Sota dhe atij të SPAK, i dyshuar si i përfshirë në 'skemën' e trafikut ndërkombëtar të kanabisit si pjesë e kontakteve që grupi kriminal i drejtuar nga Ilirjan Zaimi Duçellari kishte krijuar, dyshohet se është edhe një prokuror në Fier.

Gazetari Arsen Rusta thotë se hetimet vijojnë dhe në vazhdim pritet të zbardhen detaje të tjera të “rolit” të prokurorit. Operacioni “Shpirti” është ende duke vijuar dhe ndjekur nga prokurorët Vladimir Mara e Dritan Prençi, ndërsa pritet që në pak ditë përballë drejtësisë të jenë të tjerë persona. Një ditë më parë gjykata la në fuqi masat e dhëna më herët për 24 arreste në burg e katër arrest shtëpi, ndërsa sipas dëshmitarëve të drejtësisë ky grup kishte akses nga fikja e radarëve e deri tek mbyllja e proceseve. Po ashtu ata kanë thënë për hetuesit e anti-mafias në Puglia e prokurorët e SPAK se rruga tokësore për të mos prekur askush drogën sigurohej nga ish-nëndrejtori i Vlorës, Ilirjan Balla.

Në krye të këtij grupi sipas dëshmitarëve ishte Ilirjan Zaimi dhe dy ish truprojat e ish ministrit Saimir Tahiri, Agustin Deda dhe Hekuran Marku tashmë të shpallur në kërkim. Ata dyshohet se fshihen në Spanjë, ndërsa policia shqiptare e SPAK po bashkëpunojnë me homologët e tyre për t'i arrestuar. Ndërsa këtë të hënë këshilli i lartë i prokurorisë pezulloi nga detyra prokurorin Maksim Sota dhe drejtuesin e prokurorisë Kukës Edmond Karriqi, të dy të proceduar nga SPAK.

Me arrest në burg
Aleks Memaj, Jovan Memaj, Aleksandër Neço, Shkëlzen Kamberi, Benard Tahiraj, Mereglen Çaçi, Erind Hysomenaj, Klajdi Ademi, Toni Kushi, Erion Hoxhara, Çezar Gjomemo, Sajmir Kurti drejtor i zyrës së Punës në Kavajës, Malton Lleshi, Shkëlzen Daçi, Eltion Bregasi, Paul (Agustin) Deda në arrati shoqërues i ministrit të Brendshëm të kohës Sajmir Tahiri, Hekuran Marku në arrati shoqërues i ministrit të Brendsëhëm të kohës Sajmir Tahiri, Hamid Seferi, Leonidha Sejdiaj, Ilir Gaba, Geri Zylyftari, Erlind Zylyfttari, Artan Zylyftari Festim Lela, Ish-oficeri i policisë i proceduar më parë  për trafik narkotikësh

Arrest Shtëpie
Luan Zylyftari,  Artur Krasniqi punonjës i policisë së Kavajës, Ilirjan Balla shefi i sektorit kundër trafiqeve në Policinë e Shtetit, Maksim Sota (Prokurori i Vlorës)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Rama njoftoi se TikTok do të mbyllet për një vit në Shqipëri, reagon platforma: Presim sqarime! 2 adoleshentët që u konfliktuan nuk kishin llogari te ne

Rama njoftoi se TikTok do të mbyllet për një vit në Shqipëri, reagon platforma: Presim sqarime! 2 adoleshentët që u konfliktuan nuk kishin llogari te ne