Forcat e Armatosura dhe ato Speciale të Mbretërisë së Bashkuar kanë zhvilluar një operacion të rrallë për të ndihmuar një britanik që kishte shfaqur simptoma të dyshuara të hantavirusit në një nga zonat më të largëta të globit.

Sipas ushtrisë britanike, gjashtë parashutistë, një këshilltar i RAF dhe një infermiere ushtarake kryen një mision special drejt ishullit Tristan da Cunha, në Oqeanin Atlantik Jugor, dhe u hodhën me parashutë për t’i ofruar kujdesin e nevojshëm qytetarit britanik që banonte në ishull.

Në videon që po qarkullon në internet shihet momenti kur britanikët hidhen me parashuta nga rampa e hapur e avionit ushtarak.

Ekipi transportoi pajisje mjekësore, oksigjen dhe ndihma humanitare. Avioni RAF A400M Atlas u ngrit nga baza RAF Brize Norton me një ndalesë ndërmjetëse në Ascension Island, ndërsa misioni u mbështet edhe nga një avion furnizimi RAF Voyager.