Operacioni “STOP” çon në pranga 7 zyrtarë të njësisë së lojërave të fatit

/ATSH-Arbi Fortuzi/-.  Operacion i koduar " STOP", i zhvilluar nga Sektori Kundër korrupsionit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka çuar në pranga 7 zyrtarë të lojërave të fatit.
Operacioni, njofton Policia e Shtetit ka nisur që të mërkurën ku u arrestuan dy persona, një specialist i hetimit tatimor në Drejtorin e Përgjithshme të Tatimeve dhe një menaxher i lojërave të fatit.
Ndërsa sot janë shoqëruar dhe ndaluar me masë sigurie "Arrest në burg" shtetasit: Jani Berukas, Tefik Mallkuci, Valentin Lokaj me punë te njësia e mbikqyrjes së lojrave të fatit.
Petrit Ahmetaj inspektor i angjensisë së mbrojties së konsumatorit tek bashkia Tiranë, Mensur Hoxha dhe Trendafil Tarja tek Hetimi Tatimor Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Ndërsa me arrest shtëpie shtetasia I.R. Operacioni nga sektori kundër korrupsionit në drejtorinë e pergjithshme të policisë së shtetit.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?



×

Lajmi i fundit

DASH e shpalli ‘Non Grata’ Berishën, 65% e shqiptarëve e mendojnë të drejtë vendimin amerikan