Operacioni ‘Tempulli’, në pranga 26-vjeçari i shpallur në kërkim! Shkon në 10 numri i të arrestuarve në Elbasan

ELBASAN- Një 26-vjeçar ka rënë në pranga në Elbasan, pasi ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit ‘Tempulli’, që është zhvilluar në disa qytete të vendit. Erjon Kukolli ishte shpallur në kërkim, ndërsa gjykata ka vendosur ndaj tij masën arrest me burg për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".   

Me arrestimin e Kukollit, ka shkuar në 10 numri i të arrestuarve në qytetin e Elbasanit. Ai është kapur nga policia në lagjen "28 nëntori".

“Kapet në Elbasan dhe vihet në pranga një 26-vjeçar i shpallur në kërkim nga DVP Tiranë, në kuadër të këtij megaoperacioni. Shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Elbasan, pas shkëmbimit të informacioneve me shërbimet e DVP Tiranë, bazuar dhe në inteligjencën informative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar "Tempulli", kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, në lagjen "28 nëntori", është lokalizuar, kapur dhe ndaluar shtetasi Erjon Kukolli, 26 vjeç, banues në Elbasan, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".   Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni. Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga strukturat e DVP Tiranë”, njofton policia.

Ndërkohë, një ditë më parë Prokuroria e Elbasanit la në burg 9 të arrestuarit në kuadër të operacionit të koduar “Tempulli”, për goditjen e grupeve kriminale që trafikonin lëndë narkotike.

Në kuadër të megaoperacionit të nisur prej 14 shtatorit 2023 deri tani janë arrestuar rreth 235 persona në mbarë vendin për shpërndarje drogash pranë shkollave dhe lokaleve të frekuentuara nga të rinjtë. 23 grupe kriminale u shkatërruan në megaoperacioni i zhvilluar në 5 qarqe të ndryshme të vendit, Tiranë, Durrës, Korçë, Vlorë dhe Elbasan.

Më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 10 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 3.7 kg kokainë, 150 doza heroine, 1 armë zjarri pistoletë, 12 automjete, 78 celularë, 12 peshore elektronike, 3 motomjete, 30 000 euro, 6000 paund, 4 500 000 lekë dhe 12 targa automjetesh.

Emrat e të arrestuarve në Elbasan:

  • 1. Stiven Faqolli,
  • 2. Gildi Ballolli, Mikel Poçi,
  • 3. Rapi Malaj
  • 4. Francesko Braho
  • 5. Saimir Rexhepin (Ujku i Cërrikut),
  • 6. Endrit Kovaçin,
  • 7. Ervis Duzha
  • 8. Saimir Hysa, efektivi i policisë
  • 9. Rapi Malaj 
  • 10. Erjon Kukolli

 

SI.E./G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille