Megaoperacioni 'Tempulli', goditen 23 grupe shpërndarësish droge nga Tirana në Vlorë! 233 të arrestuar brenda natës, 82 në kërkim! Balla: Do ua nxijmë jetën!

Njëzet e tre grupe kriminale u shkatërruan në një megaoperacion të zhvilluar në 5 qarqe të ndryshme të vendit, Tiranë, Durrës, Korçë, Vlorë dhe Elbasan kundër shpërndarësve të drogës në shkolla dhe lokale.

Vetëm në kryeqytet, gjatë aksionit të koduar “Tempull” u firmosën 120 urdhër-arreste ndërsa në total ranë në pranga 233 shpërndarës të lëndëve narkotike. Drejtori i përgjithshëm i Policisë tha figurativisht se 'ata kishin helmuar tempullin e dijes duke shitur droga të ndryshme për nxënësit e shkollave"

"Janë miratuar 296 masa sigurie, 356 vendime për kontroll banesash dhe ambientesh të tjera, ekzekutuar 214 masa sigurie, arrestuar ne flagrancë, gjatë kontrolleve, 19 shtetas, shpallur në kerkim 82 shtetas. Pjesa më e madhe e shtetasve të arrestuar janë pjesë e 23 grupeve kriminale", tha Muhamet Rrumbullaku. 

Aksioni sipas kryeministrit Edi Rama, angazhoi 3 mijë policë nga Sektori i Antidrogës, Forcat Operacionale, FNSH e RENEA.

Ndërsa ministri i Brendshëm Taulant Balla tha se krahas ndryshimeve ligjore, lufta ndaj fenomenit të drogës përfshin edhe ngritjen e një aleance ndërinstitucionale e mbarëqytetare kundër drogës. Synimi sipas ministrit të brendshëm është që të mos lejohet asnjë zonë e lirë për grupet kriminale veçanërisht pranë shkollave.

"Objektivi im kryesor në krye të Ministrisë së Brendshme në bashkëpunim me DPPSH, është që, ta themi njëçikë kështu shqip, që spaçatorëve do duhet t’ua nximë jetën në ditët në vijim."

Gjatë këtij megaoperacioni janë sekuestruar provat të shumta materiale, mes të cilave kokainë, heroinë dhe cannabis sativa, armë dhe para.

"Lëndë narkotike kokainë, heroinë dhe cannabis sativa; Armë zjarri dhe armë të ftohta; Automjete, celularë, vlera monetare dhe mjete të ndryshme që shërbenin për peshimin, paketimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike", vijoi Rrumbullaku. 

Mes të arrestuarve është edhe efektivi i policicë Saimir Hysa i cili është vënë në pranga nën akuzë për shpërdorim detyre e përkrahje e autorit të krimit.

Për herë të parë në Shqipëri gjatë këtij aksioni u zbulua një drogë e re xhelatinoze, e cila vinte nga Kanadaja. Sipas burimeve shitej më shtrenjtë se dozat e kanabisit.

Një prej personave të arrestuar disa javë më parë në Tiranë, Genis Mustafa, është pjesë e këtyre grupeve. 22 prej personave të arrestuar janë kapur në Kombinat, dhe sipas burimeve e kishin kthyer zonën në një “fushë” të shpërndarjes së drogës.

Mësohet se në pranga ka përfunduar edhe një menaxher i një lokali në ish-Bllok, pasi në ambientet e tij shpërndahej drogë. Lënda narkotike e ardhur nga Kanadaja është shumë me e fortë se kanabisi që kultivohet brenda vendit, me 5 apo 6 fish më shumë efekt, si pasojë edhe me e shtrenjtë. Një kuti si ato të konservave, kushton 50 euro, ndërsa të tjerat shkojnë deri në shifra 300 euro.

Seksioni Kundër Narkotikëve në Policinë e Tiranës sekuestroi edhe 3.7 kg kokainë gjatë operacionit të sotëm dhe 10 kg kanabis si dhe 30.000 euro, 45 milionë lekë të vjetra, 6000 paund, 12 automjete, 3 motomjete, 78 aparate celularë dhe 12 peshore elektronike. Në ndihmë të Policisë së Shtetit ishin edhe Forcat e Armatosura, që vunë në dispozicion helikopterë për zhvillimin e aoperacionit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:24
Megaoperacioni 'Tempulli', arrestohet 'Ujku i Cërrikut', momenti kur ulëret teksa shoqërohet nga policia (VIDEO)

Saimir Rexhepi, i njohur ndryshe me pseudonimin, "Ujku i Cërrikut" është një nga të arrestuarit gjatë megaoperacionit “Tempulli” të zhvilluar nga Policia e Shtetit. Gazetari i Report Tv Sokol Dema ka siguruar videon kur ai arrestohet, ndërsa shihet duke ulëritur në momentet e shoqërimit nga forcat e policisë.

23 grupe kriminale u shkatërruan në megaoperacioni i zhvilluar në 5 qarqe të ndryshme të vendit, Tiranë, Durrës, Korçë, Vlorë dhe Elbasan kundër shpërndarësve të drogës në shkolla dhe lokale.

Vetëm në kryeqytet, gjatë aksionit u firmosën 120 urdhër-arreste ndërsa në total ranë në pranga 233 shpërndarës të lëndëve narkotike. Drejtori i përgjithshëm i policisë tha figurativisht se ata kishin helmuar tempullin e dijes duke shitur droga të ndryshme për nxënësit e shkollave. Aksioni sipas kryeministrit edi rama, angazhoi 3 mijë policë nga Sektori i Antidrogës, Forcat Operacionale, FNSH e RENEA.

Mes të arrestuarve është edhe efektivi i policicë Saimir Hysa i cili është vënë në pranga nën akuzë për shpërdorim detyre e përkrahje e autorit të krimit. Për herë të parë në Shqipëri gjatë këtij aksioni u zbulua një drogë e re xhelatinoze, e cila vinte nga Kanadaja. Sipas burimeve shitej më shtrenjtë se dozat e kanabisit. Një prej personave të arrestuar disa javë më parë në Tiranë, Genis Mustafa, është pjesë e këtyre grupeve. 22 prej personave të arrestuar janë kapur në Kombinat, dhe sipas burimeve e kishin kthyer zonën në një “fushë” të shpërndarjes së drogës. Mësohet se në pranga ka përfunduar edhe një menaxher i një lokali në ish-Bllok, pasi në ambientet e tij shpërndahej drogë. Lënda narkotike e ardhur nga Kanadaja është shumë me e fortë se kanabisi që kultivohet brenda vendit, me 5 apo 6 fish më shumë efekt, si pasojë edhe me e shtrenjtë.

Ora 17:20
Megaoperacioni antidrogë me 223 të arrestuar, Begaj: Angazhimi i policisë garanton më shumë siguri publike

1693808146_2956804191050900156301115148839775474596770n.jpg

Presidenti Bajram Begaj përshëndeti operacionin e ndërmarrë nga policia për goditjen e shpërdarësve të drogave në ambientet rreth shkollave dhe blloqeve banimi.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Begaj shkruan se angazhimi i policisë dhe rezultati i shkëlqyer i këtij operacioni garanton më shumë siguri publike pranë shkollave.

“Përgëzime policisë së shtetit për profesionalizmin dhe përkushtimin në realizimin me sukses të Megaoperacionit “Tempulli”. Angazhmi i policisë dhe rezultati i shkëlqyer i këtij operacioni garanton më shumë siguri publike pranë shkollave.”, shkruan Begaj.

Ora 16:52
Dalin pamjet e megaoperacionit 'Tempulli', momenti kur policia 'bastis' banesat! Vëzhgim edhe nga ajri me helikopter! Sekuestrohen kallashnikovë, 1 mln lekë e 38 mijë euro

Këto janë pamjet e megaoperacionit ‘Tempulli’ të zhvilluar në disa qytetë të Shqipërisë,  ku deri më tani janë ekzkeutuar 216 masa sigurie arrest me burg dhe janë arrestuar në flagrancë 30 shtetas. Në pamjet e publikuara nga policia, shihet edhe momenti kur efektivët bastisin banesat dhe kryejnë arrestimet, ndërsa gjejnë të fshehura drogë e para. Ndërkohë, gjatë operacionit ka pasur edhe patrullime nga ajri me helikopterë.

Gjatë këtij megaoperacioni, si rezultat i kontrolleve në banesa dhe në ambiente të tjera, deri tani janë  sekuestruar: 

-13 armë zjarri (2 kallashnikovë, 10 pistoleta dhe 1 pushkë), 5 armë gjahu/sportive, 1 elektroshok, 8 armë të ftohta (thika, doreza metalike);  

-134.5 kg kanabis, 364 fara kanabisi, 1.2 kg kokainë, mijëra doza kanabisi, kokaine dhe heroine, qindra doza MDMA, tableta ekstazi, sasi të drogave sintetike GAB dhe Poppers, 23 peshore elektronike, 3 mjete për përpunimin dhe ndarjen e lëndëve narkotike në doza;

-225 celularë, 35 automjete, 1 801 000 lekë të rinj, 38 845 euro, 6100 paund, 1100 dollarë;

-Gjithashtu, janë sekuestruar 4 motomjete, 12 targa, pajisje si të Policisë dhe dokumente false.

Ora 13:50
Megaoperacioni 'Tempulli' në Tiranë, 22 prej të arrestuarve në Kombinat, në pranga dhe një menaxher i një lokali në ish-Bllok

1694685142_967676.jpg

Zbulohen detaje të reja lidhur me arrestimet në Tiranë në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”.

22 prej personave të arrestuar janë kapur në Kombinat, dhe sipas burimeve e kishin kthyer zonën në një “fushë” të shpërndarjes së drogës. Mësohet se në pranga ka përfunduar edhe një menaxher i një lokali në ish-Bllok, pasi në ambientet e tij shpërndahej droga. Droga e ardhur nga Kanadaja është shumë me e fortë se kanabisi që kultivohet brenda vendit, me 5 apo 6 fish më shumë efekt, si pasojë edhe më e shtrenjtë.

Një kuti si ato të konservave, kushton 50 euro, ndërsa të tjerat shkojnë deri në shifra 300 euro.

Seksioni Kundër Narkotikëve në Policinë e Tiranës sekuestroi edhe 3.7 kg kokainë gjatë operacionit të sotëm dhe 10 kg kanabis. Ndërkohë, mësohet se janë sekuestruar edhe 30.000 euro, 45 milionë lekë të vjetra, 6000 paund, 12 automjete, 3 motomjete, 78 aparate celularë dhe 12 peshore elektronike, informon gazetari i Report Tv, Sokol Dema.

Ora 13:48
Operacioni ‘Tempulli’, njëri prej të arrestuarve që u kap me kanabis që vinte nga Kanadaja: S’e dija se çfarë ishte

1694685142_967676.jpg

Kanabisi me llampa që vinte nga Kanadaja, është i fortë si drogë dhe sipas burimeve shitej më shtrenjtë se dozat e kanabisit. Mësohet se një prej personave të arrestuar disa javë më parë në Tiranë, Genis Mustafa, është pjesë e këtyre grupeve të goditura sot në kryeqytet.

Për Mustafën, pak javë më parë Gjykata e Tiranës caktoi 45 ditë burg, pasi ai pretendonte se nuk e dinte çfarë kishte pako në makinë dhe se atë ia kishte dhënë një tjetër person. Mustafa u arrestua bashkë me dy personat e tjerë nga Shijaku Andrea Dema dhe Robert Domi, për të cilët u caktua burg 30 ditë. Tre të rinjtë, më 2 shtator u shfaqën të qeshur në gjykatë para se t’u jepej masa e sigurisë.

Ora 12:37
Luftë kundër shpërndarësve të drogës, 233 të arrestuar brenda natës! Rama përshëndet megaoperacionin 'Tempulli'

1694597349_rama.jpg

Kryeministri Edi Rama përshëndeti operacionin e ndërmarrë nga policia për goditjen e shpërdarësve të drogave në ambientet rreth shkollave dhe blloqeve banimi.

“Superoperacioni i policisë së shtetit u ka hedhur prangat gjatë gjithë natës së mbrëmshme dhe deri në orët e para të mëngjesit 233 shpërndarësve të drogës, të cilët kishin në shënjestër të veprimtarisë së tyre kriminale nxënësit e shkollave.

Pas një hetimi të imtësishëm e mbledhjeje të provave në të gjitha qarqet e vendit janë shkatërruar 23 rrjete kriminale dhe është neutralizuar një burim i rrezikshëm dëmi për shëndetin e më të rinjve, ndërkohë që kjo është një tjetër provë e ngritjes së luftës kundër krimit të organizuar në një nivel të ri.

Një duartrokitje e fortë për Policinë e Shtetit, e cila dita-ditës po rrit forcën goditëse ndaj keqbërësve të çdo lloji dhe po afirmon fuqinë e saj si garante e rendit, sigurisë e qetësisë publike në çdo komunitet”

Ora 12:37
Balla: Do dyfishohet dënimeve për krimet pranë shkollave! Propozimet ligjore, nga kjo javë! Alarm për drogat sintetike, përdoren nga të rinjtë

Ministria e Brendshme do të propozojë ndryshime ligjore për dyfishimin e dënimit për krimet e kryera brenda perimetrit të sigurisë së shkollave, veçanërisht për shpërndarjen e lëndëve narkotike.

"Do të bëjmë publike edhe propozimet tona për ndryshime në Kodin Penal për “dyfishim” të dënimit të krimeve që ndodhin brenda perimetrit të sigurisë në shkolla ku fokusi i veçantë mbetet dyfishimi i të gjitha formave të dënimit për shpërndarjen, shitjen e lëndëve narkotike, brenda perimetrit të sigurisë në shkolla", tha ministri Balla.

Do të bëjmë publike edhe propozimet tona për ndryshime në Kodin Penal për “dyfishim” të dënimit të krimeve që ndodhin brenda perimetrit të sigurisë në shkolla ku fokusi i veçantë mbetet dyfishimi i të gjitha formave të dënimit për shpërndarjen, shitjen e lëndëve narkotike, brenda perimetrit të sigurisë në shkolla.

"Krahas drogave tradicionale është shtuar përdorimi nga të rinjtë edhe i drogave sintetike, që paraqesin një rrezikshmëri të lartë për jetën e tyre. Edhe sot gjatë operacionit të policisë, gjatë kontrolleve janë zbuluar lloje droge, të cilat për ne ishin të panjohura më parë për ekzistencën e tyre në Shqipëri. Kur shpalla më datë 1 shtator planin e masave për sigurinë në shkolla, kisha në mendje pikërisht këtë situatë alarmi social, që prek apo rrezikon të prekë drejtpërdrejtë familjet dhe fëmijët tanë", shtoi ministri.

Balla tha se krahas ndryshimeve ligjore, lufta ndaj fenomenit të drogës përfshin edhe ngritjen e një aleance ndërinstitucionale e mbarëqytetare kundër drogës. Synimi sipas ministrit të brendshëm është që të mos lejohet asnjë zonë e lirë për grupet kriminale veçanërisht pranë shkollave.

"Objektivi im kryesor në krye të Ministrisë së Brendshme në bashkëpunim me DPPSH, është që, ta themi njëçikë kështu shqip, që spaçatorëve do duhet t’ua nximë jetën në ditët në vijim."

Nga janari deri në 1 shtator policia ka sekuestruar 829 kilogramë kanabis, 61 kilogramë kokainë, 15.5 kilogramë heroinë dhe 5.2 kilogramë ekstazi të destinuar për tregun e brendshëm duke proceduar 1541 persona.

Ora 12:09
Operacioni 'Tempulli', Balla: Kambanë alarmi, po ulet mosha e përdoruesve të drogës nëpër shkolla

 

Ministri i Brendshëm Taulant Balla në konferencën për mediat për megaoperacionin antidrogë u shpreh se janë goditur shpërndarësit e drogës nëpër shkolla. Balla tha se është kambanë alarmi fakti se është ulur mosha e përdorimit të drogës. Sipas Ballës po përdoren lloje drogrash sintetike të cilat janë një rrezik për jetën për të rinjtë ndërsa theksoi se do të shtohen masat.

'Përgëzoj dhe i shpreh mirënjohjen time forcave të policisë së shtetit të përfshira në operacionin e konkluduar sot. Falënderoj prokurorinë dhe forcat e armatosura të cilat përmes Shtabit të përgjithshëm në bënë të mundur edhe vënien në dispozicion të helikopterëve. Ishte një operacion i mirëkoordinuar për identifikimin dhe goditjen e rrjeteve kriminale për prodhimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. Operacioni shënoi rezultate impresionues enë luftën kundër drogës. Janë 214 masa sigurie shtuar këtu edhe 23 të tjerë që janë arrestuar gjatë kontrollove në flagrancë. Përdorimi i substancave narkotike ka marrë përmasa të panjohura më parë. Po ulet mosha e atyre që përdorin për herë të parë lëndë narkotike duke filluar nëpër shkolla veçanërisht në shkolla të mesme. Është shtuar edhe përdorimi i drogave sintetike që paraqesin rrezikshmëri të lartë. Janë zbuluar llojë droge që për ne ishin të panjohura më parë për ekzistencën e tyre në Shqipëri. Këto të dhëna janë një kambanë alarmi por institucionet duhet të bëjnë reagim të gjithë së bashku. S’do lejojmë zona të lira për spacatorët e drogës.’- tha Balla.

Ora 11:55
Megaoperacioni “Tempulli’ , Rrumbullaku bën bilancin: Goditëm shpërndarësit e drogave! Afro 1 mijë kg drogë e sekuestruar në 8 muaj

1694685300_rrumbullaku.jpg

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Rrumbullaku po jep detaje nga megaoperacioni i koduar “Tempulli’ për goditjen e shpërndarjes së drogave në afërsi të shkollave, lokaleve, dhe blloqeve të banimit.

Operacioni u zhvillua në të njëjtën kohë në të gjithë territorin e vendit duke shkatërruar 23 grupe kriminale në Tiranë, Durrës, Korcë, Elbasan e Vlorë.

Bëhet fjalë për firmosjen e 296 masa sigurie arrest në burg, kontrolle për 356 ambiente. U zbatuan 214 masa sigurie 'arrest në burg' ndërsa vijon kërkimi për 82 të tjerë anëtarë të këtyre grupeve kriminale.

Në kuadër të 8 muajve janë bllokuar sasi të mëdha droge që do të hidheshin në treg në doza të vogla. Konkretisht

- 829 kg kanabsi një pjesë e përpunuar në formë çokollatë

-61 kg heroinë

15.5 kg kokainë

-5.2 kg drogë ekstazi

-Të ndaluar 1541 shtetas për shitje lëndësh narkotike

Ora 11:32
Xhelatinoze si haribot, fotoja e drogës së re në qarkullim që erdhi me postë nga Kanadaja


1694684028_drogazhelatinoze.jpg

Zbulohen foto të reja të drogës që tashmë ka hyrë në qarkullim në Tiranë. Bëhet fjalë për një drogë xhelatinoze në formën e hariboje dhe me shije të ndryshme.

Kanabisi xhelatinoz vinte me postë nga Kanadaja. Report Tv sjell foto si është droga e re. 

Ora 10:24
FOTO/ 'E rrezikshme' Ja droga e xhelatinoze që erdhi në Shqipëri me postë nga Kanadaja! U sekuestrua gjatë megaoperacionit në Tiranë

 

1694679714_kanabislambe.jpg

Një lloj droge e re është zbuluar gjatë megaoperacionit që vijon në disa qytete. Bëhet fjalë pë një drogë xhelatinoze që vjen nga jashtë dhe në Shqipëri ka hyrë me postë nga Kanadaja.

Gazetari Sokol Dema i Report TV siguron foto të kësaj droge e cila rezulton të jetë shumë e rrezikshme.

Në Tiranë deri tani thuhet se janë ekzekutuar 80 urdhërarreste ndërsa 8 urdhërarreste janë persona që janë arrestuar më herët dhe ndodhen në burg.

Operacioni është shtrirë në të gjithë Tiranën.

Ora 10:13
Megaoperacioni në Fier, deri tani 4 të arrestuar, 6 procedohen në gjendje të lirë

 1693396259_fier.jpg

Në kuadër të megaoperacionit që po zhvillohet në të gjithë vendin me fokus trafikun e drogës, deri tani në Fier janë arrestuar 4 shtetas ndërsa jane proceduar në gjendje të lire 6 të tjerë.

Ora 10:06
Megaoperacioni, Policia e Shtetit njofton konferencë për median në orën 11:30! Në Tiranë deri tani janë ekzekutuar 80 urdhërarreste

 1694678977_policiaeshtetit.jpg

Megaoperacioni vijon. Në drejtorinë e Policisë së Shtetit do të mbahet një konferencë për shtyp në orën 11:30 për të dhënë rezultatet e megaoperacionit antidrogë mbarëkombëtar.

Në Tiranë deri tani  janë ekzekutuar 80 urdhërarreste  

Ora 09:10
Megaoperacioni antidrogë në disa qytete, si ranë në pranga shpërndarësit! Burime: Agjentët e policisë bënë blerje të stimuluara

1694157238_1.jpg

Mbi 200 është numri i të arrestuarve në kuadër të një megaoperacioni policor që po zhvillohet në disa qytete të vendit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se shpërndarësit e drogës ranë në pranga pasi agjentë të infiltruar bënë blerje të stimuluara të drogës. Shpërndarësit janë në zona të ndryshme, ndërsa prokuroria e Tiranës thotë se i ka dokumentuar me prova dhe filmime aktivitetin kriminal.

Ora 09:03
Vlorë/ Rreth 50 të shoqëruar nga operacioni anti-drogë! Sekuestrohet kokainë e armë zjarri

Prej dy ditësh një operacion anti drogë po zhvillohet edhe në qarkun e Vlorës. Burime për Report Tv bëjnë me dije se janë 50 të shoqëruar në qytetin e Vlorës gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm.

Aksioni gjatë natës është zhvilluar nga policia e Vlorës, ndihmuar nga FNSH dhe strukturat e tjera policore. Ndërkohë një person tjetër është arrestuar në Himarë me kokainë në banesë.

Janë kapur edhe sasi lëndë narkotike, canabis, kokainë dhe armë zjarri.

Operacioni antidrogë është i shtrirë edhe në Sarandë. Gjatë operacionit janë arrestuar 5 persona. Ende nuk ka detaje të tjera për emrat e tyre.

Ora 08:58
Durrës/ 20 të arrestuar nga operacioni anti-drogë

1694017672_taulantballadurres.jpg

20 persona janë arrestuar në Durrës në kuadër të operacionit anti-drogë që po zhvillohet në disa qytete të vendit.

Ora 08:51
Korçë/ 18 të arrestuar nga operacioni antidrogë

1692778527_korce.jpg

Megaoperacioni policor për arrestimin e personave precedent të narkotikëve i cili po zhvillohet në disa vende të Shqipërisë përfshin edhe Qarkun e Korçe. Sipas burimeve nga policia e këtij Qarku behet e ditur se operacioni është ne vijim dhe sipër, ndërkaq policia është në terren dhe në pune për të vënë në pranga shtetasit të cilët merren me veprimtari në fushën e narkotikëve. Kontrolle po ushtrohen në disa zona kryesisht në Korcë, Maliq dhe Pogradec. Pritet që nga policia të ketë reagim zyrtar për te ndaluarit, e sipas burimeve thuhet se janë arrestuar 18 persona.

Ora 08:47
Elbasan/ Operacioni anti-drogë, burime: 7 në pranga dhe 5 në kërkim, mes të arrestuarve edhe një polic (EMRAT)

 

Në kuadër të operacionit anti-drogë që po zhvillohet në disa qytete të vendit në Elbasan bëhet me dije se janë arrestuar 7 në persona dhe 5 janë shpallur në kërkim.

Mes të arrestuarve edhe një polic. Efektivi Saimir Hysa është vënë në pranga nën akuzë për shpërdorim detyre e përkrahje e autorit të krimit.

Në pranga Glidi Ballolli, Frencesk Braho, Evis Duzha, Rapi Malaj, Saimir Rexhepi e Stiven Faqolli. Arrestimet në Elbasan, të ndaluarit nën akuzë për drogë, armë pa leje e trafik veprash arit.

Ora 08:28
Operacioni anti-drogë, gjendet një drogë e re xhelatinoze që vjen në Shqipëri me postë

1694331513_policiaetiranes.jpg

Një operacion antidrogë po zhvillohet në disa qytete të vendit. Burime për Report Tv thonë se është sekuestruar kokainë, peshimi i të cilës nuk është bërë akoma për shkak të vijimësisë së operacionit. Ndërkohë gjatë tij është konstatuar edhe një lloj droge e re e cila vinte nga jashtë, kryesisht me postë, një lloj droge xhelatinoze.

Burimet thonë se gjithashtu janë kapur qindra doza kanabisi dhe shuma të mëdha parash. Ka edhe vajza të përfshira në këtë veprimtari kriminale. 

Ora 08:17
Tiranë/ Mbi 120 urdhër-arreste nga operacioni anti drogë, 70 të ndaluar, mes tyre edhe vajza

1694331513_policiaetiranes.jpg

Një operacionin antidrogë është duke u zhvilluar nga policia e Tiranës, Sektori i Antidrogës, nën drejtimin e prokurorisë së kryeqyteti për të goditur shpërndarësit e lëndës narkotike. Sipas burimeve janë lëshuar në total vetëm për qytetin e Tiranës janë lëshuar 120 urdhër arreste. Deri më tani janë shoqëruar dhe ndaluar në polici mbi 70 persona.

Operacioni i policisë është shtrirë kudo nëpër Tiranë, nga Vora, Shkolla e Bashkuar, ish-Bllok, Kamëz, afër qendrës, Tiranë e Re e më gjerë. Personat e arrestuar i përkasin disa grupeve kriminale. 8 persona, veç këtyre 120 që është lëshuar urdhër-arresti sot janë arrestuar që më herët në operacione të mëparshme.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • XXX: 14/09/2023 23:10

    I lumte policise.Suksese te tjera kunder kriminelve!

    Përgjigju
  • Edi: 14/09/2023 20:31

    A do behet nej arrestim politikanesh o qaf sallam

    Përgjigju
  • Nardi: 14/09/2023 18:43

    Bravo per drejtuesit e policisë pwr arrestimin e Kapos me te madh ne Shqipëri, Ujkut te Cerrikut, çfarë turpi me çfarë operacioni krenohet ministri dhe drejtori i policisë

    Përgjigju
    • Eri: 15/09/2023 09:44

      Pse është i vonuar nga trutë dhe s’duhet arrestuar Ujku i Cërrikut nëse ka funsionuar si shpërndarës? Ai është 1 nga 233 të ndaluarit apo dhe në kërkim, 232 të tjerët shumëzohen me zero? Thojini faleminderit Policisë së Shtetit se aksione të tilla vetëm tek RAI dhe Mediaset në Itali i kishit dëgjuar deri më sot.

  • Ndergjegja: 14/09/2023 18:21

    Bobobooo 233 te arrestuar,82 ne kerkim sikur te 10 fishohen apo qindfishohen nuk mund te mbulojne lajmin e arrestimit te AMANT JOSIFIT TË OLSI RAMËS DHE OLTËS XHAÇKËS. As shokuTao,as vellai i Olsit,as beromBegu Përsident nga halli nuk mund ta sfumojne kete lajm qe vjen nga Spanja. Kohe huneresh,qyfyresh,farsash e komedish qe luhen nga pushtetare te krimit e korrupsionit.

    Përgjigju
  • SPAK: 14/09/2023 17:55

    Lejohet vetem transporti me kamjon, se keshtu mund ti menaxhoji shteti

    Përgjigju
  • TIGRI: 14/09/2023 17:54

    PO MUA ME HARRUAT?

    Përgjigju
  • Ndoni: 14/09/2023 16:57

    Ishin vetem shperndares te dores se trete, asnje nuk kishte sasi per justifikuar gjithe kete pompozitet. As te dora e dyte nuk kane mundur te vene, aq me teper arrestimet neper qytete te ndryshme, nuk kane lidhje fare personat me njeri tjetrin...nejse

    Përgjigju
  • Arbëri: 14/09/2023 15:54

    Edvin shkjau shqipfolës i arreston konkuruesit e narkoklanit të tij …!

    Përgjigju
    • Tao: 14/09/2023 19:27

      Ik o pallë Kosove ha ndonjë copë suxhuku, mos u përzje këtej. 230 vetë, 23 grupe të shkatërruara, i ka dhënë krahë klanit tjetër. Sa vetë ka klani i Ramës, 500 a më shumë? Analfabet funksional, nga 40 % i Albinit.

    • Fecorri: 14/09/2023 17:43

      Vlen dhe per Mond Begen kercenimi i ministrit?

  • Shkodra: 14/09/2023 14:20

    Shkodra s’ka krim

    Përgjigju
  • Sqepari: 14/09/2023 14:08

    po mire, kurioz jam cdo Ministri qe fryhet si gjel dhe merr meritat e aksionit te policise? edhe KM pershndet aksionin e policise dhe nuk ka thene qe bravo Ministri. me shpjegon dot njeri se c'pune ka ky Balla qe mban kameraman me vete cdo dite dhe cdo minute te dites?

    Përgjigju
  • genti: 14/09/2023 13:53

    do ju nxije jeten peshqve te vegjel ...wtf

    Përgjigju
  • Agron: 14/09/2023 13:29

    Aman o rrumbullak ku i ke gjet keta drejtora,pervec tonin vocaj te gjith me mjeker te pa rruar ne shkelje te ligjit,po qershia mbi torte ai drejtori i durresit hitaj me ate kemishen 3 numra me te madhe me mjekren si cjap dhe me dokumentin ne qafe te futur ne nje qese si qese sheqeri,po vetem duke ju pare e shikon se si eshte kantandisur ky vend.(spo flas per megaoperacionin pasi ne kuptimin e ligjit eshte non sens pasi cdo blerje eshte simuluar nga ju dhe jo sic thote ligji qe mendimi kriminal i lind kriminelit dhe jo policise.)

    Përgjigju
    • @agron: 14/09/2023 15:48

      C’na shkrive fare tani se kujtdo po i kerkove droge per ta blere e ka gati neper sirtare. Blerja e simuluar eshte nje mjet si te tjere nuk eshte ide per mendim kriminal

  • simon: 14/09/2023 13:24

    Urime per keto aksione por kujes se keni shume BARKDERRA apo e keni harriar.

    Përgjigju
  • Stela: 14/09/2023 13:24

    O shtet leshi,duhen kap kokat e droges qe jan te lidhur me pushtetin se sot kapni 100 shperndares dhe neser vendin e tyre e zejn 1000 te tjer.Vetem duke keputur kokat,qe ju nuk do e beni kurr sepse ju mbajn ne pushtet,mund te arrihet zhdukja e ktyre plerave qe jan vrases

    Përgjigju
  • Qytetari: 14/09/2023 12:33

    Ca turpi merren me spacatoret. Spacator ke ne te gjithe boten nga amerika ne BE. Seshte problemi te spacatoret. Problemi eshte qe drejtorat e policise ndihmojne kriminele nderkombetare te kryejne vrasje me pagese. Problemi qendron te investotoret startegjik qe vetem investitor nuk jane, por jane persona qe pastrojne parate e krimineleve dhe te korruptuarve te te githa paleve. Problemi qendron te mungesa e meritokracise se cfare nuk po degjojme e shohim per persona gati gati te manget menderisht qe vendosen neper poste e pune te mire paguara. Problemi eshte te shtresa e biznesmeneve qe vetem biznesmen nuk jane por ish te forte qe kane vrare vjedhur e prere dhe tani vishen me petkun e aristokratit por kultura prape mungon pasi eshte dicka qe nuk mund te blihet. 200 te arrestuar. Po ca arrestove? Romet e jevgjit qe shesin bar? Sasia seshte peshuar ende. Normal qe jo se eshte turp ajo sasi e kapur krahasuar me reklamen madheshtore qe po i behet operacionit. Droge xhelatinoze e rrezikshme nga kanadaja? Hahahahah. Po ku ka gje te rrezikshme ne kanada. Njerezit po pijne heroine koakine e lcd keto thone kanabis i rrezikshem.

    Përgjigju
    • Roko: 15/09/2023 04:28

      @nardi jane shume te thella per ty cfare ka komentuar qytetari... rri ne standartin sduam uje e sduam drita vetem ju te jeni mire se aty pershtatesh

    • Nardi: 14/09/2023 13:42

      Epo ishalla e provofsh te femijet edhe drogen e bute. Ha hahaha. Mos punon te peshorja policise ti cope mishi???

  • Qifja: 14/09/2023 12:29

    O zoti minister ju mire beni qe kapni keta qe shesin droge po kete operacion beheni dhe per ata kriminel qe vrasi dhe qe kan vrare ngrini helikopter e cfare do tjeter se i keni te gacme jo beni shov per droge po per operacjone te verteta se jane jete njerzish .kete beni

    Përgjigju
  • Timi: 14/09/2023 12:18

    Jepini emrat e legenave

    Përgjigju
    • Askushi: 14/09/2023 16:29

      Ore aq budallej e dini ket popull.po si behet gjithe ky operacion dhe nuk kapen kreret qe fusin kto sasi te medha.e keqja shkulet nuk krasitet.spacatore te felliqur ka plot vend.kalbini brenda legenat se e deformuan rinine

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Itinerari/ 'Giro D'Italia' tre etapa në Shqipëri, nis nga Durrësi për në Tiranë! Përshkon Vlorën dhe bregdetin e jugut

Itinerari/ 'Giro D'Italia' tre etapa në Shqipëri, nis nga Durrësi për në Tiranë! Përshkon Vlorën dhe bregdetin e jugut