Përfundon seanca gjyqësore për 18 persona të cilët ishin prezent ditën e sotme.
Për Shkelqim Bakaj, Fatmir Alikaj, Julian Shabani, Eriselda Zekaj, Nikola Selimaj gjykata e shkallës së parë në Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndërsa për shtetasit e tjerë gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”. Në total 18 persona 5 prej tyre “arrest shtëpie” ndërsa 13 të tjerë kanë marr masën “arrest me burg”.
Gjyqtari i çështjes Hektori Sinani ka pranuar kërkesën e prokurorit Anton Pali për masë sigurie “arrest me burg” për 13 persona.
Sipas avokatit Edmond Dëma, është kërkuar masë më të lehtë Ariselda Delibashi dhe Eriselda Zeka, për rrethanat familjare.
Ndërsa për shkak të moshës dhe rrethanave shëndetësore është vlerësuar në masë më të lehtë sigurie " arrest shtëpie " për Shkëlqim Baka, Fatmir Alikaj, Julian Shabani.
Avokati Dëma tha se për shumë të tjerë kanë munguar provat ndërsa shumë fashikuj të përgjimeve lënë vend për interpretim.
‘Njëra është më fëmijë 6 muajsh dhe për atë erdhi vetë prokuroria për arreste me shtëpi. Gjykata ndryshoi masën për 3 persona të cilët u zgjodhën jo vetëm për faktin penal por edhe për moshën, ishin 63 dhe tjetri 57 vjeç duke i lënë ‘arrest shtëpie’ derisa sa të qartësohet situata. Duhej bërë edhe për shumë të tjerë pasi edhe dyshimi ishte i vakët. Janë biseda telefonike të cilat varet nga interpretimi që u bën. Gjykata ashtu e vlerësoi. S’ka grup të strukturuar kriminal. Sasitë që janë kapur varionin nga një dozë përdorimi që vet ligji i përjashton. Nuk e pranuan e pranojnë që janë përdorues dhe marrin për përdorim vetjak.’- tha avokati.
Të arrestuarit në Vlorë
- Marjano Latifaj
- Meridio Beluli
- Qamil Veshaj
- Manuel Veshaj
- Bledar Bajrami
- Emisa Bajrami
- Ilir Beja
- Ariselda Delibashi
- Gabriele Paskali
- Albano Shabani
- Shkëlqim Bakaj
- Aleksandro Alikaj
- Fatmir Alikaj
- Rael Hoxhaj
- Dashamir Dahri
- Eriselda Zekaj
- Nikola Bledar Selimaj
- Julian Shabani
Lajmi kryesor: