Operacioni ‘Tempulli’, hera e parë që kapet kokainë 91% e pastër! Lihen në burg dhjetëra persona në Fier, Vlorë, Korçë e Durrës, lirohen disa të tjerë

Aksioni Tempull me arrestimin e 233 personave në mbarë vendin për shpërndarje drogash pranë shkollave dhe lokaleve të frekuentuara nga të rinjtë, u shoqërua me sekuestrimin e një sasie kokaine në Tiranë me nivel pastërtie 91 për qind.

Sipas prokurorisë, kjo është hera e parë që kjo cilësi droge kapet në Tiranë ndërkohë që në tregun kriminal përllogaritet si tepër e kushtueshme. Gazetarja e Report TV, Keti Banushi mëson nga prokuroria se kokaina është sekuestruar gjatë arrestimit të njërit prej personave që ishte kthyer së fundi nga Kanadaja në Shqipëri.

Ndërkaq, gjykata e Vlorës liroi pesë nga 18 personat e radhës të arrestuar nga aksioni Tempull. Konkretisht vetë prokuroria kërkoi lirimin për Ariselda Delibashin dhe Eriselda Zekën ndërsa për shkak të moshës u lanë në arrest shtëpie Shkëlqim Baka, Fatmir Alikaj e Julian Shabani.

'Njëra është më fëmijë 6 muajsh dhe për atë erdhi vetë prokuroria për arreste me shtëpi. Gjykata ndryshoi masën për 3 persona të cilët u zgjodhën jo vetëm për faktin penal por edhe për moshën, ishin 63 dhe tjetri 57 vjeç duke i lënë ‘arrest shtëpie’ derisa sa të qartësohet situata.'- tha avokati.

Avokati bëri të ditur se pjesa më e madhe e të arrestuarve përfunduan në qeli për shkak të përgjimeve të cilat duhet të sqarohen. 

'anë biseda telefonike të cilat varet nga interpretimi që u bën. Gjykata ashtu e vlerësoi. S’ka grup të strukturuar kriminal. Sasitë që janë kapur varionin nga një dozë përdorimi që vet ligji i përjashton. Nuk e pranuan e pranojnë që janë përdorues dhe marrin për përdorim vetjak.’- u shpreh avokati.

Edhe gjykata e Korçës, të dielën zhvilloi seancën për masat e sigurisë për 16 persona nga 26 të arrestuarit e aksionit Tempull në këtë qytet, të cilët u lanë në burg. Ata kanë deklaruar se janë përdorues të lëndëve narkotike, por kjo gjë nuk është konsideruar si argument nga akuza. 

Emrat e të arrestuarve nga operacioni Tempulli në Korçë
1- Arjan Zengo
2- Dorian Beçka 
3- Denis Potgorija 
4- Olger Shulleri
5- Leonard Dervishllari
6- Erion Bardho 
7- Andrea Barmashi
8- Marko Ziko
9- Naum Cobani
10- Endrit Afesllari
11- Klavio Prishtina
12- Dhimiter Buli

Në Durrës, 30 personat e arrestuar nga aksioni Tempull dolën para gjykatës për masat e sigurisë, ku edhe në këtë qytet mes të akuzuarve kishte persona si Engjellushe Prillo, 64 vjeçe. Për 26 persona, gjykata ka rikonfirmuar masën e sigurisë arrest në burg, dy "detyrim paraqitje" dhe dy "arrest shtëpie".

Emrat e të arrestuarve në saj të operacionit 'Tempull' në Durrës
1-  Astrit Hushi, 56 vjeç, banues në Durrës.
2- Engjëllushe Prillo, 64 vjeçe, banues në Durrës.
3- Romeo Skenderi, 44 vjeç, banues në Durrës.
4- Seit Tasha 35 vjeç, banues në Durrës.
5- Zamir Koci, 48 vjeç, banues në Durrës.
6- Erjon Seferi, 33 vjeç, banues në Durrës.
7- Armand Pasha, 32 vjeç, banues në Durrës.
8- Demis Fusha, 30 vjeç, banues në Durrës.
9- Klodjan Osmovi., 41 vjeç, banues në Durrës.
10- Erion Kasa., 34 vjeç, banues në Durrës.
11- Dritan Çina., 51 vjeç, banues në Durrës.
12- Festim Molla., 50 vjeç, banues në Ishëm, Durrës.
13- Armand Basha., 24 vjeç, banues në Durrës.
14- Vath Deneku., 28 vjeç, banues në Durrës.
15- Arben Voci., 53 vjeç, banues në Shijak.
16- Flogert Voci, 25 vjeç, banues në Shijak.
17- Dritan Xhura., 53 vjeç, banues në Durrës.
18- Leonardo Hysenaj, 23 vjeç, banues në Durrës.
19- Alessandro Bardhi, 18 vjeç, banues në Durrës.
20- Romario Topi., 28 vjeç, banues në Durrës.
21- Nurijan Halilaj., 22 vjeç, banues në Durrës.
22- Mevlan Prifti, 33 vjeç, banues në Durrës.
23- Saimir Sula., 30 vjeç, banues në Durrës.
24- Donald Koci., 33 vjeç, banues në Durrës.
25- Maksimiliano Tata., 27 vjeç, banues në Durrës.
26- Fabjon Sali, 31 vjeç, banues në Durrës.
27- Kosta Xhango., 20 vjeç, banues në Tiranë.
28- Xhelal Muca., 36 vjeç, banues në Durrës.
29- Dorian Tabaku., 47 vjeç, banues në Durrës.
30- Andry Bardhi, 22 vjec, banues ne Durres.

Seancat e masave të sigurisë për të arrestuarit e aksionit kombëtar u zhvilluan të dielën edhe në gjykatën e Fierit për katër persona. Ndërkohë në gjykatën e Elbasanit, seancat për masat e sigurisë zhvillohen të hënën, ku prokuroria ka kërkuar arrest me burg.

Megaoperacioni u ndërmor në disa qytete kryesore më 14 shtator 2023, duke çuar në pranga 233 persona që merreshin me shpërndarjen e drogave në afërsi të shkollave apo godinave banimi. 23 grupe kriminale u shkatërruan në megaoperacioni i zhvilluar në 5 qarqe të ndryshme të vendit, Tiranë, Durrës, Korçë, Vlorë dhe Elbasan.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:00
'Tempulli'/ Gjykata e Durrësit merr vendimin për 30 të arrestuarit

Gjykata e Durrësit ka përfunduar rivlerësimin e masës së sigurisë për 30 të arrestuarit në kuadër të operacionit anti-droge "Tempulli". Për 26 persona, gjykata ka rikonfirmuar masën e sigurisë arrest në burg, dy "arrest shtëpie" dhe për  Engjellushe Prillo dhe Arben Voci "detyrim paraqitje".


 

Ora 14:15
Operacioni ‘Tempulli’, lihen në burg 16 të arrestuarit në Korçë

1694858393_Screenshot13.jpg

Në Korçë u mbaj seanca për 16 të arrestuarit, për të cilët u caktua masa e sigurisë 'arrest me burg'. Ata kanë deklaruar se janë përdorues të lëndëve narkotike, por kjo gjë nuk është konsideruar si argument nga akuza. Gjithësej nga megaoperacioni Tempulli në Korçë u arrestuan 26 persona.

Ora 14:11
Operacioni ‘Tempulli’ dalin para gjykatës së Durrësit 30 të arrestuarit, shkrihen së qeshuri brenda në gjykatë

Në Durrës po mbahet masa për 30 të arrestuarit në kuadër të operacionit ‘Tempulli’, të cilët do të sillen në gjykatë më dy grupe me nga 15 veta të ndarë. Report Tv ka siguruar pamjet nga brenda gjykatës ku të arrestuarit shihen të qeshur.

Astrit Hushi, 56 vjeç, banues në Durrës.
Engjëllushe Prillo, 64 vjeçe, banues në Durrës.
Romeo Skenderi, 44 vjeç, banues në Durrës.
Seit Tasha 35 vjeç, banues në Durrës.
Zamir Koci, 48 vjeç, banues në Durrës.
Erjon Seferi, 33 vjeç, banues në Durrës.
Armand Pasha., 32 vjeç, banues në Durrës.
Demis Fusha, 30 vjeç, banues në Durrës.
Klodjan Osmovi., 41 vjeç, banues në Durrës.
Erion Kasa., 34 vjeç, banues në Durrës.
Dritan Çina., 51 vjeç, banues në Durrës.
Festim Molla., 50 vjeç, banues në Ishëm, Durrës.
Armand Basha., 24 vjeç, banues në Durrës.
Vath Deneku., 28 vjeç, banues në Durrës.
Arben Voci., 53 vjeç, banues në Shijak.
Flogert Voci, 25 vjeç, banues në Shijak.
Dritan Xhura., 53 vjeç, banues në Durrës.
Leonardo Hysenaj, 23 vjeç, banues në Durrës.
Alessandro Bardhi, 18 vjeç, banues në Durrës.
Romario Topi., 28 vjeç, banues në Durrës.
Nurijan Halilaj., 22 vjeç, banues në Durrës.
Mevlan Prifti, 33 vjeç, banues në Durrës.
Saimir Sula., 30 vjeç, banues në Durrës.
Donald Koci., 33 vjeç, banues në Durrës.
Maksimiliano Tata., 27 vjeç, banues në Durrës.
Fabjon Sali, 31 vjeç, banues në Durrës.
Kosta Xhango., 20 vjeç, banues në Tiranë.
Xhelal Muca., 36 vjeç, banues në Durrës.
Dorian Tabaku., 47 vjeç, banues në Durrës.
Andry Bardhi, 22 vjec, banues ne Durres.

Ora 13:25
Operacioni 'Tempulli', lihen në burg 13 të arrestuarit në Vlorë, 5 prej tyre në 'arrest shtëpie'

 

Përfundon seanca gjyqësore për 18 persona të cilët ishin prezent ditën e sotme. 
Për Shkelqim Bakaj, Fatmir Alikaj, Julian Shabani, Eriselda Zekaj, Nikola Selimaj gjykata e shkallës së parë në Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndërsa për shtetasit e tjerë gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”. Në total 18 persona 5 prej tyre “arrest shtëpie” ndërsa 13 të tjerë kanë marr masën “arrest me burg”.

Gjyqtari i çështjes Hektori Sinani ka pranuar kërkesën e prokurorit Anton Pali për masë sigurie “arrest me burg” për 13 persona.

Sipas avokatit Edmond Dëma, është kërkuar masë më të lehtë  Ariselda Delibashi dhe Eriselda Zeka, për rrethanat familjare.

Ndërsa për shkak të moshës  dhe rrethanave shëndetësore është vlerësuar në masë më të lehtë sigurie " arrest shtëpie " për Shkëlqim Baka, Fatmir Alikaj, Julian Shabani.

Avokati Dëma tha se për shumë të tjerë kanë munguar provat ndërsa shumë fashikuj të përgjimeve lënë vend për interpretim.

‘Njëra është më fëmijë 6 muajsh dhe për atë erdhi vetë prokuroria për arreste me shtëpi. Gjykata ndryshoi masën për 3 persona të cilët u zgjodhën jo vetëm për faktin penal por edhe për moshën, ishin 63 dhe tjetri 57 vjeç duke i lënë ‘arrest shtëpie’ derisa sa të qartësohet situata. Duhej bërë edhe për shumë të tjerë pasi edhe dyshimi ishte i vakët. Janë biseda telefonike të cilat varet nga interpretimi që u bën. Gjykata ashtu e vlerësoi. S’ka grup të strukturuar kriminal. Sasitë që janë kapur varionin nga një dozë përdorimi që vet ligji i përjashton. Nuk e pranuan e pranojnë që janë përdorues dhe marrin për përdorim vetjak.’- tha avokati.

Të arrestuarit në Vlorë

  1. Marjano Latifaj
  2. Meridio  Beluli
  3. Qamil Veshaj
  4.  Manuel Veshaj
  5. Bledar Bajrami
  6.  Emisa Bajrami
  7. Ilir Beja
  8. Ariselda Delibashi
  9. Gabriele Paskali
  10. Albano Shabani
  11. Shkëlqim Bakaj
  12. Aleksandro Alikaj
  13. Fatmir Alikaj
  14. Rael Hoxhaj
  15. Dashamir Dahri
  16. Eriselda Zekaj
  17. Nikola Bledar Selimaj
  18. Julian Shabani
M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ujku roterdam: 17/09/2023 18:38

    free ujku cerrikut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Acarohen gjakrat te sheshi Uilson, policia shtyn protestuesit, tentohet shpërndarja! Përplasje me deputetet Ina Zhupa dhe Erisa Xhixho, shoqërohet një protestues

Acarohen gjakrat te sheshi Uilson, policia shtyn protestuesit, tentohet shpërndarja! Përplasje me deputetet Ina Zhupa dhe Erisa Xhixho, shoqërohet një protestues