Operacioni ‘Tempulli’/ Shisnin drogë në afërsi të shkollave, arrestohen 4 persona në Poliçan, Fier dhe Durrës

Tre rast të shpërndarjes së drogave pranë shkollave janë goditur nga policia, ndërsa kësaj radhe bëhet fjalë për qytetin e Poliçanit, Fierit dhe Durrësit.Në pranga kanë rënë katër persona, përfshirë edhe një të mitur.

Në vazhdën e operacionit ‘Tempulli’, në Poliçan është arrestuar një 49-vjeçar, i cili shiste drogë në afërsi të shkollave dhe ambienteve që frekuentoheshin nga të rinjtë. Në pranga ka rënë Altin Zajmi, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën një sasi kokaine, doza kanabisi të gatshme për shitje dhe fishekë luftarakë.  

Ndërsa në Fier, dy të rinj, njëri prej tyre i mitur, kanë rënë në pranga në tentativë për ta shitur drogën në afërsi të një gjimnazi në Fier. Në pranga janë vënë 18-vjeçari J. H., dhe një 15-vjeçar të dy banues në Fier, të cilët u kapën në flagrancë, me disa doza kanabisi, gjatë tentativës për t’i shitur ato, në afërsi të një gjimnazi në qytetin e Fierit.

Në Durrës, një 36-vjeçare është vënëgjithashtu në pranga, duke çuar në 4 numrin e të arrestuarve sot, në kuadër të megaoperacionit ‘Tempulli’. E reja me iniciale F. S., ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Durrësit i ka masën e sigurisë "Arrest në burg", për prodhimi dhe shitje të lëndëve narkotike. 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:20
‘Tempulli’ vë në pranga edhe një 36-vjeçare në Durrës, ishte në kërkim për shitje të lëndëve narkotike

1695475549_policia.jpg

Një 36-vjeçare është vënë në pranga nga Policia Durrës, duke çuar në 4 numrin e të arrestuarve sot, në kuadër të megaoperacionit ‘Tempulli’.

E reja me iniciale F. S., ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Durrësit i ka masën e sigurisë "Arrest në burg", për prodhimi dhe shitje të lëndëve narkotike. 

Ora 09:06
‘Tempulli’/ Shisnin kanabis pranë shkollave, 2 të arrestuar në Fier (VIDEO)

FIER-  Dy të rinj, njëri prej tyre i mitur, kanë rënë në pranga pasi  janë arrestuar në tentativë për ta shitur drogën në afërsi të një gjimnazi në Fier.

Arrestimi i tyre është në bërë në kuadër të vijimit të operacionit Tempulli’ që çoi rreth 240 persona në pranga në disa qytete të vendit, pasi shisnin drogë në afërsi të shkollave ose në ambiente që frekuentoheshin nga të rinjtë.  

Në pranga janë vënë 18-vjeçari J. H., dhe një 15-vjeçar të dy banues në Fier. Këta shtetas u kapën në flagrancë, me disa doza cannabisi, gjatë tentativës për t’i shitur ato, në afërsi të një gjimnazi në qytetin e Fierit. Policia gjeti dhe sekuestroi 3 qese me lëndë narkotike cannabis sativa (në formë boçeje) me peshë 830 gramë.

15-vjeçari është proceduar disa herë më parë, në gjendje të lirë, për shkak të moshës, për të njëjtën veprimtari kriminale. Sipas policisë, 15-vjeçari është përdorur më parë për të kryer këtë veprimtari kriminale, nga 26-vjeçari Emruha Morina, banues në Fier, i arrestuar më datë 19.08.2023, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI