Operacioni ‘Tempulli’ në Berat dhe Tiranë, arrestohen 4 persona! Në mesin e tyre një 24-vjeçar, shiste kanabis pranë një shkolle në Kombinat

Operacioni ‘Tempulli’ në Berat dhe Tiranë, arrestohen 4 persona! Në mesin e tyre një 24-vjeçar, shiste kanabis pranë një shkolle në Kombinat

Kanabisi i sekuestruar

Në vazhdën e megaoperacionit “Tempulli”, katër persona janë arrestuar sot në Berat dhe Tiranë, pasi pasi iu gjetën doza heroine dhe kanabisi gati për shitje.

Në Berat, tre përsona janë vënë në pranga, pasi u kapën me 519 gramë kanabis, heroinë dhe municion luftarak në makinë. Eldik Maliqi, i cili drejtonte automjetin me pasagjerë Armand Hoxhallarin dhe Valbona Dalipin, u ndaluan në qytetin e Dimalit nga Policia Rrugore, të cilët gjatë kontrollit gjetën edhe sasi kanabisi, heroine dhe municion luftarak. 

"Për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit: E. M., 30 vjeç dhe A. H., 39 vjeç, të dy banues Berat; V. D., 37 vjeçe, banuese në fshatin Lapardha, Berat.

Shërbimet e Policisë Rrugore, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, kanë ndaluar në qytetin e Dimalit, automjetin me drejtues shtetasin E. M. dhe pasagjerë 2 shtetasit e tjerë. Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur 519 gramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe municion luftarak, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike heroinë, të ndarë në doza të gatshme për shitje, që u gjet gjatë kontrollit në banesat e këtyre shtetasve", njofton policia.

Po ashtu në Tiranë, një 24-vjeçar u arrestuua në kuadër të megaoperacionit "Tempulli", pas shiste kanabis pranë një shkolle në zonën e Kombinatit. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:53
Shiste kanabis pranë një shkolle në Kombinat, ‘Tempulli’ vë në pranga një 24-vjeçar në Tiranë

Në vazhdën e megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”, është goditur një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave. Këtë herë në pranga ka rënë një 24-vjeçar, i cili shiste kanabis pranë një shkolle në zonnë e Kombinatit. 

“Si rezultat, në afërsi të një shkolle në rrugën "Haki Stërmilli" , u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi L. S., 24 vjeç, banues në Krujë.    

Gjatë kontrollit fizik ndaj 24-vjeçarit dhe kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë  kanë gjetur sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, një pjesë të ndarë në doza, gati për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.   

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndë narkotike kanabis, e ndante në doza, të cilat i shiste më pas në afërsi të shkollave, në zonën e Kombinatit”, njofton policia.      

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pika kufitare, për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve 

Ministri Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pika kufitare, për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve