Në vazhdën e megaoperacionit “Tempulli”, tre persona janë arrestuar në Lezhë, Mirëditë dhe Berat pasi iu gjetën doza kokaine dhe kanabisi gati për shitje.
Në pranga kanë rënë Salvator Luka 26 vjeç, banues në Pukë, Ndue Rregji, 31 vjeç dhe Haxhi Vrapi 19 vjeç.
Mësohet se dy të arrestuarit e parë, iu sekuestruan në total 68 doza kanabisi. Ndërsa 19-vjeçarit nga Berati, iu gjet dhe iu sekuestrua doza kokaine.
“Në qytetin e Lezhës, gjatë kontrollit fizik ndaj Salvator Lukës, 26 vjeç, banues në Pukë, shërbimet e Policisë i kanë gjetur atij, doza kanabisi, të gatshme për shitje.
Në Mirditë, gjatë kontrollit fizik ndaj Ndue Rregjit, 31 vjeç dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhjetëra doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, të gatshme për shitje, si dhe një sasi municioni luftarak.
Gjatë kontrollit fizik ndaj 19-vjeçarit dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, të ndarë në doza të gatshme për shitje", njofton policia.
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar mbi tre rastet e shitjes së lëndëve narkotike të goditura gjatë 48 orëve të fundit. Balla shprehet se lufta kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike, mbetet prioritet kryesor i Policisë së Shtetit.
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar mbi tre rastet e shitjes së lëndëve narkotike të goditura gjatë 48 orëve të fundit.
Balla shprehet se lufta kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike, mbetet prioritet kryesor i Policisë së Shtetit.
“Policia e Shtetit po godet rrjetet e shpërndarësve të lëndëve narkotike duke shënuar rezultate konkrete. Vetëm gjatë 48 orëve të fundit aksionet policore Gjirokastër, Lezhë, Mirditë, Berat dhe Durrës kanë ndaluar gjashtë persona dhe sekuestruar doza të shumta kokaine dhe kanabis në mjedise argëtimi, të frekuentuara nga të rinjtë.
Ndërsa e garantoj publikun për goditje sistematike të këtij fenomeni me rezultate të përditshme, ripërsëris porosinë Policisë së Shtetit për domosdoshmërinë e shkatërrimit të grupeve kriminale të përfshira në trafikun e lëndëve narkotike. Publiku dhe çdo familje shqiptare presin që Policia e Shtetit të vijojë të marrë më shumë përgjegjësi ndaj çdo të riu e të reje, të cilët nuk i dinë sot sa duhet rreziqet e mëdha për shëndetin dhe familjet e tyre, ndërsa bien në grackën e keqbërësve të narkotikëve. Prandaj Policia e Shtetit i ka sot #PaketëneSigurisënëshkolla dhe luftën kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike prioritete kryesore”, ka shkruar Balla.
Në kuadër të operacionit të koduar “Tempulli” kanë rënë në pranga një 19-vjeçar në Dimal.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dimal, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat, si rezultat i kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut, të mbështetura nga inteligjenca policore dhe të kryera në vijim të veprimeve operacionale për megaoperacionin “Tempulli”, kanë konstatuar dhe kanë goditur një tjetër rast të shitjes në doza, të lëndës narkotike kokainë. Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi H. V., 19 vjeç, banues në Drenovicë, Dimal", njofton policia.
Gjatë kontrollit fizik ndaj 19-vjeçarit dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, të ndarë në doza të gatshme për shitje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.