Operatorët e telefonisë serbe
në Kosovë, deri më 2015
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiq kanë arritur marrëveshje për energjinë dhe telekomunikacionin, ka bërë të ditur Catherine Ashton pas takimit trelateral në Bruksel.
BRUKSEL - Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri përmes një komunikate për medie njoftoi për marrëveshjen e arritur dje në Bruksel midis dy kryeministrave – Thaçi e Daçiq, për energjinë e telekomunikacionin. “Sot jam takuar në Bruksel me kryeministrat Daçiq e Thaçi me qëllim të vazhdimit të bisedimeve mbi zbatimin e Marrëveshjes së prillit. Kryeministrat u morën vesh për energjinë dhe telekomunikacionin” thuhet në komunikatën e lëshuar pas takimit.
Kur është fjala për zgjedhjet lokale të nëntorit në Kosovë, Ashtin tha se u shqyrtua përparimi i arritur deri më tash dhe se deri tash janë marrë disa vendime të rëndësishme me qëllim të sigurimit të zgjedhjeve fer, me dalje të mundshme maksimale në to.
Kryeministrat janë marrë vesh që Grupi i punës për zgjedhje, që ka në krye
OSBE-në, sërish të mblidhet gjatë ditëve të ardhshme, në mënyrë që vendimet e marra sonte të zbatohen sa më shpejt, thuhet në komunikatë.
Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi citohet të ketë thënë sa “sot në Bruksel kemi biseduar për përgatitjen për zhvillim të mirë të zgjedhjeve lokale të nëntorit në Kosovë dhe që në to të dalë numër sa më i madh, shkruan Koha.
Ndërkaq kryeministri serb, Daçiq, u shpreh se për serbët në Kosovë as pas marrëveshjes asgjë nuk ndryshon. “Operatorët e Serbisë do të mund të vazhdojnë punën në Kosovë deri më 2015, kur do të shpallet tenderi”, raportuan mediet e Beogradit.
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
67%
-
Jo
29.8%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3833
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15