Operatorët turistikë kërkojnë formalizimin e sektorit
TIRANË, 12 Maj/ATSH/-Komisioni Parlamentar i Veprimtarisë Prodhuese zhvilloi të martën seancë dëgjimore me grupet e interesit që operojnë në fushën e turizmit. Gjatë seancës në komision, grupet e interesit që ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë sektor kërkuan që në ligjin e turizmit të përfshihen dhe kategorizimi dhe çertifikimi i subjekteve. Përfaqësuesi i GIZ, Luan […]
j/ATSH/-Komisioni Parlamentar i Veprimtarisë Prodhuese zhvilloi të martën seancë dëgjimore me grupet e interesit që operojnë në fushën e turizmit. Gjatë seancës në komision, grupet e interesit që ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë sektor kërkuan që në ligjin e turizmit të përfshihen dhe kategorizimi dhe çertifikimi i subjekteve.
Përfaqësuesi i GIZ, Luan Dervishi, tha se në vendin tonë regjistrohen thuajse 20 milion netë fjetje në vit, ndërsa vetëm një numër i konsiderueshëm është i taksueshëm. Projektligji i ri "për turizmin", i cili vijon diskutimet në komisionet kuvendore, përbën një hap të rëndësishëm për të arritur pikësynimet në sektorin e turizmit.
Javën e shkuar gjatë diskutimit në komision të p/ligjit, ministri Ahmetaj tha se qëllimi i këtij ligji është të promovojë Shqipërinë si destinacion turistik tërheqës për vizitorë vendas e të huaj, duke mbështetur zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm, duke siguruar që ofruesit e shërbimeve turistike të përmbushin kërkesat e turistëve, në një mjedis të shëndetshëm dhe të sigurt, dhe duke respektuar nevojat e komuniteteve pritëse të sotme dhe të brezave të ardhshëm.
"Ligji do të japë më shumë mundësi për sipërmarrje për shfrytëzimin e territoreve të plazheve. Ne synojmë uljen e informalitetit dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve. Ky ligj vendos baza për standardizimin e hoteleve në bazë të yjeve, standardizimi i tyre duke rritur cilësinë e shërbimeve", tha ndër të tjerash z. Ahmetaj.
Gjithashtu, projektligji synon të krijojë kuadrin ligjor të nevojshëm, që turizmi të mbështetet si një sektor kryesor ekonomik, i cili krijon vende të reja pune, kontribuon në uljen e varfërisë dhe ofron mundësi fitimi e rritjeje, veçanërisht për komunitetet rurale, me synimin e harmonizimit të tërësisë së veprimtarive turistike, që plotësojnë kërkesat e turistëve të huaj dhe vendas, mbron dhe ripërtëritjen e trashëgimisë kulturore dhe mjedisore, si pasuri për gjeneratat e sotme e ato të ardhshme.
Ndërkaq, gjatë diskutimeve në komision, z. Ahmetaj theksoi se hotelet në Shqipëri duhet të marrin asistencë të huaj për klasifikimin e tyre, teksa nënvizoi faktin se nuk ka ende një resort me 5 yje. Ministrii deklaroi se duhen vendosur rregulla për cilësinë e produkteve, ndërkohë që qeveria shqiptare ka planifikuar që brenda 4 muajve, të bëhet pastrimi i të gjithë vijës bregdetare.
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
70.4%
-
Jo
17.9%
-
Ndoshta
11.8%
Vota total: 1778
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Jam Pjerin Ndreu’, 3 mashtruesit i marrin 15 mijë euro biznesmenit Ylli Ujka! 2 në pranga, 1 në kërkim (EMRAT)
23 Korrik, 16:08
-
Heqja e vizave për serbët e Kosovës, Kurti: E padrejtë dhe dekurajuese për integrimin e tyre
23 Korrik, 16:04
-
Frikë nga sulmet terroriste, Lojërat Olimpike nën masa të rrepta sigurie
23 Korrik, 16:00
-
'Vizita' e teatrit Migjeni hap siparin e 'Prizren Fest'! Morina: Në festival dhe Spanja, vend që s'ka njohur pavarësinë e Kosovës
23 Korrik, 15:52
-
Certifikohen 55 udhërrëfyes të rinj, Kumbaro: Një armatë e re profesionesh në tregun e turizmit
23 Korrik, 15:52
-
Telashe për FIFA-n, paditen nga Ligat dhe Sindikatat e Futbollistëve: Abuzim i pozicionit dominues
23 Korrik, 15:51
-
Rrezatimi i diellit, çfarë rreziku sjell për lëkurën, shikimin dhe jetën! Si të mbroheni
23 Korrik, 15:49
-
Netanyahu në Uashington në mes të paqartësive politike në SHBA
23 Korrik, 15:34
-
Strategjia kundër korrupsionit 2024-2030, Pirdeni takim me Dhomat e Bizneseve dhe të Tregtisë: Aleancë me biznesin për promovimin e integritetit
23 Korrik, 15:22
-
Operacioni ‘Territor i pastër’ në Shkodër, asgjësohen mbi 10 mijë bimë kanabisi! Kontrolle edhe me helikopter
23 Korrik, 15:18
-
Plagosja e 3 të afërmve nga djali i pronarit të ‘Lajthizës’ gjatë një feste, në pranga 2 persona: E ndihmuan të fshihte armën
23 Korrik, 14:41
-
Dimal, ushtruan dhunë ndaj fëmijëve të mitur, në pranga babai, në hetim nëna
23 Korrik, 14:24