Si nisi incidenti në aktivitetin e hapjes së tunelit Tiranë-Elbasan?
Ne morëm udhër për të ndjekur dhe për të bërë pasqyrimin e lajmit për hapjen e tunelit Tiranë-Elbasan. Ideja jonë ishte që ne të merrnim disa intervista me popullin e thjeshtë që ishte prezent, por të merrnim dhe detaje nga aktiviteti. Në fillim shkuam aty, kaluam tunelin pa asnjë lloji problemi bashkë me makinën dhe kamerat e punës.
Nuk u ndaluan që në fillim kur panë makinën me logon e Top-Channel?
Jo. Fillimisht makinën e parkuam dhe unë dola normal me kameran e punës. Pas, shikoj që vjen një gardist dhe pyet se të cilit televizion ishim. Më kërkoi të tregoja mjetin identifikues të punës, ia tregova dhe ishte shumë në rregull çdo gjë. Gjatë kohës që në podium po fliste një e re nga PD-ja,në momentin që unë po filmoja, një organziator të aktivitetit e thërret z.Berisha dhe ia bën me shenjë, kjo nga sa kuptohet nga pamjet filmike. E pyet “kush është ai”. Nga mimika e gojës duket sikur ai i thotë që “duhet të jeni të kujdesshëm nuk duhet të jetë asnjë media këtu”. Nuk është se unë e dëgjova nga afër këtë pjesë, por nga kamerat arritëm që të idetifikonim këtë shprehje. Në këto çastë kur unë po vazhdoja të filmoja, më vjen një person dhe më tërheq nga bluza.
Çfarë ju thanë kur ju tërhoqën prej bluzës?
Më thanë që “ju nuk keni të drejtë të filmoni, këtë të drejët e vetëm KLAN. Kush ju ka futur ju brenda këtu?”. Ndërkohë që unë i tregova të vërtetën që me prezantimin tonë që nuk na penguan të hynim në aktivitet. “Merri kasetën” i drejtohet truproja i kryeministrit gardistit. Gjatë gjithë kohës më kërkuan kasetën me materialet që kishim filmuar.
Ju thoni se u ushtrua dhunë ndaj jush?
Po ishte një tërheqje prej rrobave, një pickim në trup si dhe presioniu psikologjik që mu bë. Në momentin që u dhashë kasetën më thotë një gardist “që nëse ti nxjerr diçka në emisionin e Fiks-Fare, do kesh probleme privatisht me mua”.
Keni patur telefonata pas këtij incidenti?
Jo. Gjithësesi në këto 10 vite që punoj si operator në këtë emision kam patur shumë kërcënime nga më të ndryshme, ku na kanë kërcënuar edhe me çifte dhe presione të ndryshme. Jam ndier shumë i frikësuar.
/Shqiptarja.com