Operatori, merret peng,
keqtrajtohet nga 20 persona

Operatori, merret peng,<br />keqtrajtohet nga 20 persona
TIRANE- Një ditë pas dhunimit dhe kanosjes me armë të gazetarit të “A1Report” Gerti Xhaja dhe grupit të xhirimit të këtij televizioni, ditën e djeshme sërisht grupi i armatosur në Lazarat ka marrë peng për disa minuta operatorin e televizionit “A1Report”.

Ledio Guni, ka qenë brenda në Lazarat kur ka tentuar të filmojë makinën e djegur një ditë më parë të televizionit. Fill pas kësaj ai është përballur me rreth 20 persona, pjesa më e madhe të armatosur duke qëlluar në ajër. Sipas raportimit të vetë operatorit Guni, ai është mbajtur peng përreth 20 minuta nga një grup i maskuar prej 20 vetësh të moshës 18-20 vjeç, në një magazinë të vjetër dhe pasi e kanë dhunuar i janë shprehur: “Nuk po e kuptojmë me cilin po bëjmë luftë me policinë apo me “A1Report”?

Rrëfen operatori
Sipas kameramanit të televizionit “A1Report” ai ka hyrë në fshatin Lazarat nga rruga kryesore për të filmuar disa plane televizive me qëllim transmetimin e tyre në television. “Rreth 20 persona 18-20 vjeç me pistoletë më kapën, tentova të iki, por më goditën, më morën kamerën, më shtrinë, dhe më mbajtën peng në një nga magazinat e vjetra. Emra nuk përmendën kur po flsinin me njëri-tjetrin por mbaj mend që thanë s’po e kuptoj jemi më luftë me “A1Report”, apo me policinë. Ata ishin të maskuar, nuk i mbaj mend si fytyra. 

Disa thonin lere të shkojë, disa jo, disa qëllonin ndërsa disa të tjerë thonin që lëre se nuk na ka faj. Ishin më shumë se të organizuar, dhe me sa kuptova unë media iu prishte punë.”-tregon Ledio Guni. Operatori Guni shprehet se rreth orës 16-16:30 kishte hyrë në Lazarat nga rruga kryesore për të marrë disa plane të ngjarjes si dhe të makinës së djegur të ‘A1Report” një ditë më parë, po nga trafikantë të Lazaratit,kur është kapur dhe dhunuar nga kriminelët.

Peng 20 minuta
Operatori ka thënë se ora ka qenë 16-16:30 kur hynë në Lazarat. “Të shtëna ka pasur gjatë gjithë kohës. Kur filmova unë të shtënat ishin kuturu. Hyra nga rruga normale, në këmbë drejt, qëndrova rreth 30-45 minuta, më shihnin me dyshim, por hyra për të marrë disa pamje. Xhirova persona që qëllonin në ajër, lëvizje vetëm adoleshentësh, banorë me fëmijë që iknin nga fshati dhe makinën e djegur të “A1REPORT”.

Kur po kthehesha më kapën. Guni shprehet se në momentin që është marrë kishte vetëm persona të maskuar. “Nuk kishte asnjë person tjetër vetëm persona të maskuar. Uniformat blu janë pozicionuar në vende strategjike.”-thotë Guni. Fatmirësisht operatori ka arritur të largohet me vrap dhe të dalë në rrugën nacionale duke përfituar në një moment kur trafikantët u larguan.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 18 qershor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pika kufitare, për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve 

Ministri Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pika kufitare, për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve