Operohet Berat Gjimshiti, për 1 muaj nuk merr pjesë në ndeshjet e kombëtares

Operohet Berat Gjimshiti, për 1 muaj nuk merr pjesë në ndeshjet e kombëtares

Berat Gjimshiti

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti i është nënshtruar operacionit në Torino, pas dëmtimit që pësoi në parakrahun e majtë gjatë ndeshjes me Hungarinë. Federata Shqipatre e Futbollit bën me dije se operacioni i Gjimshitit është realizuar me sukses, ndërsa ai do të fillojë stërvitjen pas rreth një jave. Por për tu kthyer zyrtarisht në fushën e gjelbër e për të marrë pjesë në ndeshje Gjimshitit do t'i duhet një muaj.

"Berat Gjimshiti, ylli i mbrojtjes kuqezi që pësoi një dëmtim në parakrahun e majtë në ndeshjen me Hungarinë, është operuar ditën e sotme në një nga klinikat sportive më të mira të Torinos, në Itali. Stafi mjekësor i Kombëtares ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me stafin mjekësor të Atalantës, dhe bën me dije se operacioni i zhvilluar mëngjesin e sotshëm ka shkuar me shumë sukses dhe lojtari është në gjendje shumë të mirë. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se mbrojtësi kuqezi pas 7-10 ditësh do të rinisë stërvitjen dhe sipas parashikimeve do të jetë i gatshëm për të luajtur ndeshje zyrtare pas 30 ditësh. Federata Shqiptare e Futbollit i uron rikthim sa më të shpejtë në fushën e blertë Beratit dhe beson se shumë shpejt ai do të rikthehet të shkëlqejë përsëri në stadiumet europiane", njofton FSHF.

Berat Gjimshiti u dëmtua në ndeshjen që kombëtarja zhvilloi me Hungarinë në “Puskas Arena”. Ai u dëmtua gjatë pjesës së parë nga një përplasje me portierin Berisha në përpjekje për të larguar një top të hedhur në zonën tonë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë