Opozita anti-Putin del
sërish në rrugët e Moskës

Opozita anti-Putin del <br />sërish në rrugët e Moskës
Opozita ruse ka dalë sërish sot në rrugët e Moskës, mes masave të ashpra të sigurisë dhe një ditë pasi policia bastisi shtëpitë e disa prej aktivistëve kryesorë të lëvizjes kundër presidentit Putin. Kontrollet në shtëpitë e eksponentëve të opozitës tërhoqën edhe dënimin ndërkombëtar për masat e ashpra të policisë ruse.

Protesta e fundit e opozitës ruse, ajo e datës 6 maj, çoi në përleshje mes manifestuesve dhe policisë. Vetëm pak ditë më parë, një ligj i ri I miratuar në Rusi i çoi në rreth 9 mijë dollarë gjobat për pjesëmarrje dhe organizim manifestimesh të paligjshme apo shkelje gjatë manifestimit.

Policia ka dhënë leje për 50 mijë pjesëmarrës në protestën e sotme dhe ka angazhuar 12 mijë trupa nga ana e saj për ruajtjen e sigurisë. Një pjesë e rrugëve kryesore të Moskës janë bllokuar.

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Kakavijë, radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri, pala greke punon me vetëm 1 sportel

Kakavijë, radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri, pala greke punon me vetëm 1 sportel