Opozita bashkoi votat me PS për kryetaren e re të bashkisë Himarë, kryetari i këshillit bashkiak: Të vijojmë të bashkëpunojmë pa dallime politike

Opozita bashkoi votat me PS për kryetaren e re të bashkisë Himarë, kryetari i këshillit bashkiak: Të vijojmë të bashkëpunojmë pa dallime politike

1711742996_himare.JPG

Kryetari i Këshillit Bashkiak të Himarës, Dhimitër Kapaj  përmes një reagimi në rrjete sociale ka falenderuar këshilltarët, veçanërisht ata të opozitës që bashkuan votat për të komanduar në krye të bashkisë së Himares nënkryetaren Blerina Bala. 

"Shpresoj që në vazhdim të jemi bashkëpunues në çdo vendimmarrje për Himarën tonë pa dallime politike dhe interesa personale", shkruan ai mes të tjerash.

Një falenderim ka pasur dhe për ish kryebashkiakun Jorgo Goro ndërsa i ka uruar suksese kryetares së komanduar të bashkisë.

"Të nderuar bashkqytetarë të Himarës, sot këshilli bashkiak mori një vendim për të zgjedhur kryetarin e përkohshëm në drejtimin e bashkisë Himarë. Në radhë të parë dua të falanderoj ish-kryetarin e kësaj bashkie prej afro 13 vjet, Gjergji Goro, me të cilin ne si këshill bashkiak kemi bashkëpunuar per mbarëvajtjen dhe cdo të mirë në interes të Himarës. Falenderoj të gjithë këshilltarët që morën pjesë, në vecanti dua të falenderoj këshilltarët e opozitës të cilët bashkuan votat me ne, gjithmonë për interesin e Himarës. Shpresoj që në vazhdim të jemi bashkëpunues në cdo vendimarrje për Himaren tonë pa dallime politike dhe interesa personale të një grupi njerzish. Në cilesinë e kryetarit të këshillit i uroj suksese, Z.Nj Blerina Bala në këtë detyrë. Duke qenë se afron sezoni turistik, shpresoj që kryetarja e sapo zgjedhur sëbashku me administraten të coj përpara qëllimet që ka nisur Bashkia Himare prej kohësh", shkruan ai.


Lajmi kryesor:

Himara bëhet me kryebashkiake! Opozita bashkon votat me PS, dështon grupi i Belerit! Krijuan tensione në këshillin bashkiak, njëri pështyn prefektin Tavo (VIDEO)


B.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Erion Veliaj: SPAK të ecë vetëm para, kush ka gabuar të mbajë përgjegjësi! Llumi e fundërrinat kundër meje (FJALA E PLOTE)

Erion Veliaj: SPAK të ecë vetëm para, kush ka gabuar të mbajë përgjegjësi! Llumi e fundërrinat kundër meje (FJALA E PLOTE)