-
Tjetërsuan 10 mijë m2 tokë, SPAK dërgon për gjykim Jorgo Goron e 4 të tjerë! Ish-kryebashkiaku i Himarës në akuzë për shpërdorim detyre e mosdeklarim pasurie
SPAK dërgon për gjykim për shpërdorim detyre dhe mos deklarim pasurie ish kryetarin e Himarës, Jorgo Goro. Ai akuzohet se ka tjetërsuar 10 mijë m2 tokë në Himarë në 2 sipërfaqe të ndryshme. SPAK ka zbuluar edhe një apartament të Goro në Tiranë të cilin e kishte fshehur duke e regjistruar me emër të një shtetasi tjetër
22 Shtator 2024, 10:25 -
SPAK kopsit dosjen për Jorgo Goron, ish kryebashkiakun e Himarës e akuzon për tjetërsim pronash e fshehje të pasurisë
Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar akuzen ish-kryebashkiakut te Himarës Jorgo Goro e disa ish-zyrtar të tjerë lidhur me tjetërsimin e pronave në favor të Artan Gaçit, Goro akuzohet nga SPAK për “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim, teksa u arrestua në muajin mars të këtij viti.
10 Shtator 2024, 12:37 -
Jorgo Goro mbetet në burg, Apeli i Posaçëm refuzon lirimin
Gjykata e Apelit të Posaçëm la në fuqi masën e arrestit burg për Jorgo Goron, ish kryetarin e bashkisë së Himarës, i arrestuar më 23 mars me urdhër të SPAK, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës për dy episode. Edhe për ish kreun e kadastrës së Vlorës Bilbil Aliaj, Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin arrest shtëpie
30 Prill 2024, 14:53 -
Zgjidhet mes tensionesh kryetarja e Himarës, Rama: Sherr primitiv për interesa personale! Përpjekjet për të penguar zgjedhjen sipas ligjit dështuan
Përpjekje të dështuara për të penguar zgjedhjen e kryetares së Bashkisë Himarë, ashtu siç e përcakton qartë ligji, i ka quajtur kryeministri Edi Rama tensionet nga mbështetësit e Fredi Belerit në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.
29 Mars 2024, 13:14 -
Himara bëhet me kryebashkiake! Opozita bashkon votat me PS, dështon grupi i Belerit! Krijuan tensione në këshillin bashkiak, njëri pështyn prefektin Tavo (VIDEO)
Përpjekja e mbështetësve të Fredi Belerit, në burg për blerje votash për të mbajtur peng me forcë bashkinë e Himarës dështoi. Këshilltarët bashkiakë të PS-së bashkuan votat me ata të opozitës për t'i komanduar Blerina Balën kryetare e përkohshme e Himarës. Më parë mbështetësit e Belerit shkaktuan tensione duke tentuar deri në përplasje fizike me prefektin e Vlorës por që u parandalua nga policia. Në një moment njëri prej tyre pështyu në fytyrë Vangjel Tavon.
29 Mars 2024, 08:00 -
Jorgo Goro dorëhiqet si kryebashkiak: Himara, shumë e vogël për t’u bërë mollë sherri mes Shqipërisë e Greqisë! Pas arrestit, shtrohet në spital
Me një letër nga qelia e paraburgumit, Jorgo Goro jep dorëheqjen nga posti i Kryetarit në detyrë të Bashkisë së Himarës. Denoncon organizatën OMONIA se po orkestrohet nga njerëz të paditur, pa skrupuj dhe pa ideale 'përveç parasë dhe rakisë. Tamam një çetë!'. Ndalet dhe tek fitorja e Fredi Belerit në zgjedhjet vendore të 14 majit dhe thotë se "zullumi është dhe më i madh se ato që dëgjohen"
27 Mars 2024, 12:11 -
Doçi në ‘Repolitix’: Dosja e SPAK për Jorgo Goron e sforcuar, duhej goditur që me ndërtimet e paligjshme
Dy kryebashkiakët e Himarës ndodhen pas hekurave dhe bashkia ka mbetur pa kryetarë mes lëvizjeve të drejtësisë dhe intrigave të politikës. Në ‘Repolitix’ në Report Tv u diskutua mbi këtë aktualitet politik.
26 Mars 2024, 21:38 -
Himara drejt zgjidhjes së 'ngërçit', një nga dy nënkryetarët merr drejtimin e bashkisë, Blerina Bala pretendentja kryesore
Pas ngërçit të krijuar në Bashkinë Himarë me dy kryebashkiakët në burg, atë të zgjedhurin nga vendoret e 14 majit, Fredi Belerin dhe Jorgo Goron, kryetarin në detyrë të arrestuar pak ditë më parë, Burime për Report TV bëjnë me dije se drejtimi i bashkisë do t’i kalojë një prej nënkryetarëve.
26 Mars 2024, 11:41 -
Arrestimi i Jorgo Goros/ GjJKKO lë 'në burg' kryebashkiakun në detyrë të Himarës! Në hetim se tjetërsoi mbi 10 mijë metra katror në Dhërmi
GJKKO lë në burg kryetarin në detyrë të Himarës, Jorgo Goro. Në fuqi u lanë të gjitha masat e sigurisë vetëm ajo ndaj ish kreut të Kadastrës, Bilbil Aliaj ndaj të cilit u ndryshua masa e sigurisë nga 'arrest me burg' në 'detyrim me paraqitje' pasi është babai i një fëmije të mitur 5 muajsh.
26 Mars 2024, 07:56 -
2 ditë nga arrestimi i Goros, qytetarët vijojnë përgatitjet për sezonin turistik! Banorët: Të gjendet një zgjidhje
Report Tv shkoi në Himarë 2 ditë pas arrestimit të Goros ndërsa Bashkia vijon punën normalisht, teksa të gjithë qytetarët himariotë përgatiten për fillimin e sezonit turistik. Ata kërkojnë zgjidhje për situatën
25 Mars 2024, 14:48 -
Arrestimi i Jorgo Goros, Zbardhet dosja/ 5512 m2 tokë shtet u bë e Stavri Mëhillit! 10 ditë më pas shoqëria e Artan Gaçit i transferoi në llogari 12.6 mln lekë
Report Tv dhe Shqiptarja.com siguron dosjen hetimore të SPAK ndaj kryebashkiakut në detyrë të Himarës Jorgo Goro, i cili u arrestua të shtunën e 23 marsit 2024 pasi akuzohet për shpërdori detyre për tjetërsimin dy pronave në Dhërmi.Sipas SPAK qëllimi ka qenë shitjen e saj tek Artan Gaçi por Kryetari në detyrë i Bashkisë së Himarës thotë se nuk ka shkelur ligjin por ka tentuar të zgjidhë konfliktin mes banorëve.
25 Mars 2024, 14:18 -
2 ‘kryetarë’ në burg, rebusi i kryebashkiakut të Himarës! Për zgjedhje pritet Apeli për Belerin! Juristi: Duhet komanduar 1 anëtar këshilli
GJKKO pritet të verifikojë nesër masën e arrestit në burg për Jorgo Goron, kryebashkiakun në detyrë të Himarës ndërsa tashmë mbetet e paqartë se kush do të jetë në krye të pushtetit lokal atje. Ligji parashikon që një prej zv. kryetarëve të zgjidhet nga Këshilli ndërsa juristët sugjerojnë që një prej anëtarë të këshillit bashkiak të jetë kryetar në detyrë.
25 Mars 2024, 13:48 -
Mero Baze: Rasti Goro dhe konspiracioni qesharak kundër SPAK
Ka një nxitim të madh nga gjithë mbështetësit shqiptarë dhe grekë të Belerit, që në arrestimin e Jorgo Goros të shikojnë “dorën” e Edi Ramës. Për këtë kanë shpërthyer dhjetëra teori konspirative se si Edi Rama arreston të vetët gjithmonë
25 Mars 2024, 09:32 -
U arrestua për tjetërsimin e dy pronave, Jorgo Goro jep nesër ‘llogari’ në GJKKO! Kreu i Bashkisë Himarë në bllokun e sigurisë në Tiranë
Kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro i cili u arrestua të shtunën me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme do të dalë nesër në GJKKO, ku do t’i verifikohet masa e sigurisë dhe do të merret në pyetje.
25 Mars 2024, 07:22 -
U arrestua për tjetërsimin e dy pronave, Jorgo Goro del nesër para GJKKO! Kryebashkiaku në detyrë i Himarës mbahet në bllokun e sigurisë në Tiranë
I arrestuar të shtunën nën dyshimet se tjetërsoi pronën e shtetit në favor të privatit, kryebashkiaku në detyrë i Himarës del të hënën në GJKKO për verifikimin e masës së sigurisë. Që prej arrestimit ai po mbahet të blloku i sigurisë në Tiranë, ndërsa ky zhvillim është pasqyruar gjerësisht në mediat greke.
24 Mars 2024, 15:02 -
‘Pse Rama emëroi Tavon prefekt të Vlorës 9 ditë para arrestimit të Goros?’, OMONIA: Drejtimin e Himarës ta marrë një nga këshilltarët e ‘BF’
OMONIA ka reaguar në një deklaratë për shtyp lidhur me arrestimin e kryetarit në detyrë të Himarës, Jorgo Goro. Ky i fundit ra në pranga mbrëmjen e 23 marsit, ndërsa akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre në dy raste.
24 Mars 2024, 14:30