Opozita bllokoi seancën, PS miratoi ligjet/ Balla: Kuvendi po funksionon normalisht

Opozita bllokoi seancën, PS miratoi ligjet/ Balla: Kuvendi po funksionon normalisht

Taulant Balla

TIRANE-Opozita bllokoi kuvendin në seancën e sotme, por shumica miratoi ligjet dhe u largua. Ndërkohë që kryetari i grupit të PS, Balla u shpreh se pavarësisht se opozita po bllokon punimet, ky institucion vijon detyrimet për funksionimin normal të tij.

Sot seance e Kuvendit të Shqipërisë kishte disa raportime nga institucione të pavarura që raportojnë në kuvend , por ajo që është më e rëndësishmja ka të bëjë me 2 projektligje që në fakt janë 2 marëveshje shumë të rëndësishme.

E para është me KFV-në, me qeverinë Gjermane e cila mundëson një invesatim shumë të rëndësishëm në rrjetin e transmetimit të energjisë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, pikërisht aksi Tiranë –Prishtinë. Një investim tërësisht nga KFV-ja, prej 42 milion Eurosh që është pjesë e një lidhje alternative të funizimit apo shkëmbimit të energjisë elektrike ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës po të kemi parasyshë që e vetmja lidhje jashtë e Kosovës për shkëmbimin e energjisë elektrike ka qenë vetëm me serbinë.

Kështu që ky investim është shumë i rëndësishëm. Kalimi një orë e më parë në kuvend i kësaj marveshje mundëson më pas lëvrimin e fondit dhe sigurisht vijimin e investimit të asaj që unë dhe të gjithë e kemi quajtur pavarësia energjitike e kosovës. E dyta që është po kaq e rëndësishme është marveshja me Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe zhvillim, pjesë e Bankës Botërore dhe që ka të bëjë me tre investime të rëndësishme në tre zona të shqipërisë; në Myzeqe, në fushën e Korçës dhe atë të Konispolit përsa i përket vaditjes.

Këto janë tre zonat më të rëndësishme të bujqësisë shqiptare. Është një ivestim shumë i rëndësishëm që më në fund mund të realizohet duke pasur parasyshë nevojën që kanë kanalet vaditëse në këto tre zona. Kemi parasyshë edhe një vendim tjetër të rëndësishëm që kuvendi mori përsa i përket monitorimit të funksionimit të organeve të reja të drejtësisë, pjesë kjo e paketës së reformës në drejtësi.

Pra, po ta shikoni me gjithë përpjekjen e pakuptimtë të opozitës për të bllokuar funksionimin normal të kuvendit, pavarësisht fjalimeve patetike që po mbahen në sallën e kuvendit. Kuvendi i shqipërisë përmbushi edhe sot të gjitjha detyrimet përsa i përket funksionimit normal të tij si organi që miraton legjislacionin për të vijuar më tej puna e qeverisë lidhur me implementimin dhe ekzekutimin e tyre.

Taulant Balla

Ligjet e miratuara sot nga Kuvendi i Shqipërisë
1.       Raporti vjetor i veprimtarisë së Autoritetit të Mediave Audiovizive për vitin 2017

2.       Raporti vjetor i veprimtarisë së Këshillit Drejtues të RTSH për vitin 2017

3.       Raporti vjetor i veprimtarisë së Komisionit të Prokurimit Publik për vitin 2017

4.       Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes së huas dhe projektit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, e Operatorit të Sistemit të Transmetimit Sh.a, si agjencia e zbatimit të projektit dhe KfË Frankfurt am Main, për financimin e projektit “Linja e transmetimit 400 kilovolt Shqipëri – Kosovë (Tiranë – Prishtinë), nëpërmjet një huaje prej 42.000.000 (dyzet e dy milionë) eurosh”

5.       Projektligji “Për pranimin e skedulit CXL VI të zgjerimit të listës së marrëveshjes së teknologjisë së informacionit, në kuadër të Organizatës Botërore të Tregtisë”

6.       Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për shtesën e financimit për projektin e burimeve ujore dhe ujitjes, dhe të marrëveshjes për ndryshimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit të burimeve ujore dhe ujitjes”

7.       Projektvendim “Për ngritjen e Komisionit të Pavarur për Koordinimin, Monitorimin dhe ndjekjen e zbatimit të ligjit nr 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë””

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Vonesa dhe kontrolle në Portin e Vlorës, bllokohet zbarkimi i makinave! Moti i keq pezullon nisjen e tragetit

Vonesa dhe kontrolle në Portin e Vlorës, bllokohet zbarkimi i makinave! Moti i keq pezullon nisjen e tragetit