Opozita, bojkot deri në vendimin
e Kushtetueses për aktin normativ

Opozita, bojkot deri në vendimin<br />e Kushtetueses për aktin normativ
TIRANE- Opozita pritet të bojkotojë pa limit Kuvendin e Shqipërisë si shenjë reagimi ndaj aktit normativ të qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama për amendimin e ligjit për Statusin e Nëpunësit Civil dhe shtyrjen e veprimit të këtij ligji dhe me gjashtë muaj të tjerë. Burime brenda të djathtës saktësojnë se bojkoti do vijojë deri në momentin kur kreu i mazhorancës Edi Rama të tërhiqet nga akti normativ, i cilësuar si elementi bazë i prishjes së konsensusit mes palëve politike në pushtet dhe në opozitë.

Një fakt të tillë e ka deklaruar dhe lidershipi i PD në pozicionime publike, ndërkohë që fakti tjetër i zgjatjes pa afat i bojkotit ende nuk është bërë publik. Mësohet se deputetët e opozitës kanë vendosur që bojkoti i seancave parlamentare por dhe i punës së komisioneve parlamentare do të vijojë deri në momentin kur Gjykata Kushtetuese të vendosë në lidhje me kushtetutshmërinë e aktit normativ të qeverisë së drejtuar nga Rama për ligjin për nëpunësin Civil në gjithë tërësinë e tij. Pavarësisht shpresës për një vendim pozitiv për opozitën, të Gjykatës Kushtetuese, mësohet të djathtët do të presin vendimin qoftë dhe negativ për ta, për të vendosur më pas qëndrimin që do mbajnë ndaj Kuvendit dhe mazhorancës së re.

Në këtë kontekst, dhe kreu i PDK Nard Ndoka, si deputet i opozitës ka qënë në të njejtën linjë në lidhje me bojkotin e opozitës si reagim ndaj aktit normativ për Nëpunësin Civil, teksa ka nënvizuar se “çështja aktualisht është në Gjykatën Kushtetuese, e dërguar nga deputetët e opozitës përmes ish-ministrit të Drejtësisë, njëherësh nënkryetar i grupit parlamentar të PD Eduard Halimi. Nëse Gjykata Kushtetuese vendos të pranojë qëndrimin tonë, dhe të shpallë të pavlefshëm aktin normativ, atëherë besoj se mazhoranca do të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Pavarësisht vendimit, e sigurtë është që veprimi opozitar për aktin normativ për ligjin e Administratës Civile do të vazhdojë deri sa Kushtetuesja të marrë një vendim”.

Duke formatuar në këtë mënyrë qëndrimin kundër aktit normativ dhe për paosjë dhe qëndrimin jashtë Kuvendit deri në momentin kur Gjykata Kushtetuese të vendosë për kushtetutshmërinë e këtij akti, pas ankimimit të opozitës në këtë Gjykatë. Dhe rëndom Gjykata Kushtetuese e merr me nge shqyrtimin e këtyre çështjeve, ku maksimumi mund të arrijnë dhe në tre muaj për të dhënë vendimin përfundimtar dhe për ankimimin e PD dhe opozitës për aktin normativ të ligjit për Nëpunësin Civil. Çka do të thotë që bojkoti i opozitës ndaj Kuvendit pritet të jetë i garantuar për një periudhë kohore nga dy deri në tre muaj. Për më tepër që vendimi pozitiv për opozitën, pra për të hedhur poshte aktin normativ pritet të mos jetë i sigurtë për vetë faktin se Bashkim Dedja, ndonëse ka marrë dekretin nga presidenti Nishani për të qënë dhe një mandat tjetër në krye të Kushtetueses, do të jenë votat e mazhorancës ato që do të vendosin për këtë.

Ndaj pritet të zgjasë vendimi dhe për pasojë dhe bojkoti i opozitës, ndërkohë që nuk pritet ndonjë tërheqje e Ramës nga akti normativ. Por ajo që ka rënë në sy ka qënë fakti se opozita aktuale, kur ishte në pushtet jo vetëm që akuzonte Ramën për bojkotin e Kuvendit, përmes të cilit sipas saj bllokonte integrimin, por llogariste minutat dhe sekondat përmes një stende elektoronike përpara selisë së kryesisë së Kuvendit sipas të cilave opozita zgjaste më tej pamundësinë e integrimit në BE. Tani bojkoton vetë.
 
Ndoka
“Nëse Kushtetuesja vendos të pranojë qëndrimin tonë, e të shpallë të pavlefshëm aktin normativ, atëherë besoj se mazhoranca do të zbatojë vendimin e Gjykatës. Pavarësisht vendimit, e sigurtë është që veprimi opozitar për aktin normativ do vazhdojë deri sa Kushtetuesja të marrë një vendim”.

Shkrimi u publikua sot (11.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Dita e Falenderimeve, Trump uron amerikanët duke sulmuar demokratët: Gëzuar edhe ju që u përpoqët të shkatërronit vendin tonë

SHBA/ Dita e Falenderimeve, Trump uron amerikanët duke sulmuar demokratët: Gëzuar edhe ju që u përpoqët të shkatërronit vendin tonë