Opozita bojkot Kuvendit, Basha: 
5 ligjet i çojmë në Kushtetuese

Opozita bojkot Kuvendit, Basha: <br />5 ligjet i çojmë në Kushtetuese
TIRANË - Opozita do të mbajë në fuqi vendimin për të bojkotuar Kuvendin edhe në këtë sesion të ri që fillon sot. Vendimi është bërë publik nga kreu i PD, Lulzim Basha gjatë mbledhjes të grupit Parlamentar të PD-së. Ai theksoi se opozita nuk mund të shkojë në një Kuvend ku nuk dëgjohet apo replikohet, por goditet.

“50 herë i kemi bërë thirrje publike të prononcohet për deputetin e tij të akuzuar për prostitucion. Nuk ka thëne dot asnjë fjalë për këtë rast te pashembullt, por me heshtjen ka folur qartë që është vetë kapobanda që shkelmon dhe përpiqet të prishë tempullin e demokracisë.”- u shpreh Basha.
 
“Do vijojmë t’i përballim në institucionet demokratike dhe do organizojmë protesta të fuqishme”-tha Basha gjatë mbledhjes së grupit të Partisë Demokratike dukes shtuar se "Varfëria, papunësia një rritje, janë pasqyra më e saktë e kësaj oligarkie. Fati i saj është dështimi i sigurt, humbja dhe shporrja."

Rama dhe Meta duan të qeverisin si çifligar, por kjo nuk mund të ndodh. Në këtë mospërputhje, në këtë papajtueshmëri organike qëndron ngërçi. Për të realizuar këtë ëndërr të tyre, duhet të prishin themelet e demokracisë. Ne as i kemi soditur dhe as do i përcjellim duarkryq, por do i denoncojmë dhe ditë për ditë, e orë për orë.”- shtoi kryetari i PD-së, Basha. 

Pavarësisht se nuk do të marrin pjesë në parlament, Basha ka bërë të ditur se do të denoncojë në çdo ditë shkeljet e qeverisë Rama.

Basha:Keqardhje si rrëzohen dekretet e Nishanit, do i çojmë në Kushtetuese
Ndërsa ka përshëndetur dekretet e Nishanit për kthimin e 5 ligjeve, atë të Reformës Territoriale, ligjit për policinë, ligjin për Gjykatën Administrative për shkollën e magjistraturës dhe për KLD-në, Basha ka shprehur keqardhje për rrëzimin që do t’u bëhet këtyre dekreteve dhe mënyrën se si u ato rrëzuan. Sipas Bashës nuk pasi asnjë argument bindës, nga ana e qeverisë për të rrëzuar dekretet për kthimin e ligjeve.

Basha bëri të ditur se do t’i ankimojnë në Gjykatën Kushtetuese, një nga një të gjitha ligjet që pritet të kalojnë ditën e sotme në seancën plenare. Ndërkohë ai ka paralajmëruar edhe zhvillimin e referendumeve vendore për të rrëzuar ligjin e kaluar pa konsensus sipas tij të reformës territoriale.  

"Nuk u dëgjua asnjë kundër argument. Ne do i ankimojmë një për një në Gjykatën Kushtetuese këto ligje dhe akte duke filluar me hartën e re territoriale. Kemi marrë masat edhe po vëmë në lëvizje referendumet vendore që t’u japim mundësi komunave dhe bashkive të shprehin mendimet e tyre. Me kushtetute në dorë kjo është dhe do të jetë arma jonë. Le të rinisim misionin tonë. Demokracia nuk mund të humbë. Opozita është më e fortë se oligarkët."-tah Basha 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

'Bardhi pa kokërr leku', Sara tregon mes lotësh momentin e vështirë dhe kush i ndihmoi për qiranë

'Bardhi pa kokërr leku', Sara tregon mes lotësh momentin e vështirë dhe kush i ndihmoi për qiranë