Kuvendi miratoi pjesërisht paketën e ligjeve që rregullon marrëdhëniet e bankave me kredimarrësit dhe përmbarimin privat dhe shtetëror.
Por në mungesë të votave, u tërhoqën nga votimi kodi civil dhe ai i procedurës civile që ndryshojnë pikërisht në nenet që lidhen me përmbarimin.
Opozita bojkotoi votimin, ndërsa në seancë kaluan gjithashtu ligji i falimentit, ai për kompetencat e prefektit, për mbrojtjen e bimëve dhe prodhimin biologjik.
Në të njëjtën seancë ku mungonte Sali Berisha, u vendos dhe emërimi i deputetit Fatmir Toci si sekretari i komisionit të Medias.
Në rend dite ishte edhe ligji i shtatë për Reformën në Drejtësi, ai i organeve të qeverisjes vendore, por nuk u fut në votim.
Prej gati një muaji ligji është ne Kuvend, pasi nuk u votua me paketën e Reformës në Drejtësi me argumentin se do të kishte negociata për konsensus për të shmangur një ankimim tjetër të saj në Gjykatën Kushtetuese pas Vetingut.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com