Deputetët e opozitës braktisën sallën e parlamentit të enjten pasi maxhoranca rrëzoi kërkesën e tyre për ngritjen e dy komisioneve hetimore, për Charles McGonigal, si dhe për zgjedhjet e 11 majit.
Por braktisja e sallës gjatë votimit nga opozita, ka prodhuar dështimin e zgjedhjes së 5 anëtarëve të rinj të Komisionit Rregullator në KQZ. Ky veprim erdhi edhe pse kishte marrëveshje paraprake se dy anëtarët e PD do të ishin Helga Vukaj dhe Arben Ristani, ndërsa nga PS Ilirjana Nano (kryetare) dhe Bledar Skënderi e Dritan Çakaj anëtar.
Asnjë prej kandidatëve nuk mori 84 vota prej ikjes së paparashikuar të opozitës dhe mungesave nga PS në momentin e votimit. Tani ligji parashikon që 5 anëtarët të zgjidhen me short, kur në garë janë 8 emra (Shkëlqim Sulo, Juliana Hoxhaj dhe Kamerion Salillari).
Në pikën 5 të nenit 17 të Kodit Zgjedhor, thuhet se: "
"Në rast se Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Komisionerin, apo anëtarë të caktuar të Rregullaroti ose të KAS-it me shumicën e kërkuar të votave sipas pikës së parë të këtij neni, atëherë administrata e Kuvendit hedh short midis të gjitha kandidaturave të paraqitura për votim kuvendit për vendin përkatës. Fituesi i njoftohet Kuvendit dhe shpallet i zgjedhur në seancë plenare nga kryetari i Kuvendit."
Neni 17 i Kodit Zgjedhor
Komente











