TIRANË- 29 deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për shfuqizimin e Bordit të Transparencës për çmimet e karburanteve. Nga dera e Gjykatës, 2 deputetët Dhurata Çupi dhe Dashnor Sula tha se ky Bord nuk ka vënë në plan të parë interesat e qytetarëve, por interesat e oligarkëve. Për deputeten Çupi, ngritja e këtij Bordi nga qeveria cenon lirinë ekonomike, konkurrencën në treg prandaj kërkojnë shfuqizimin e këtij ligji.
“Është fakt që Bordi i ngritur për të mbajtur në kontroll çmimin, u shndërrua shumë shpejt në Klubin e Oligarkëve, ku vetë oligarkët e naftës në përbërje të Bordit caktonin edhe çmimin.Është fakt që Bordi me veprimtarinë e tij po cënon konkurencën në treg, që sjell ulje të cmimit, si dhe lirinë ekonomike, që mbron të drejtat e konsumatorëve. Me miratimin e këtyre dy ligjeve Qeveria në vend që të bënte atë që ka bërë cdo Qeveri në botë, të mbronte interesin e qytetarëve, të drejtat e konsumatorëve, në fakt zyrtarizoi Klubin e Oligarëve dhe i dha liri të plotë që me marrëveshje me njëri tjetrin të caktojnë çmimin e naftës, gazit dhe benzinës. Cdo qytetarë ka parë sesi tallet vazhdimisht Klubi i Oligarkëve, që sa herë qytetarët reagojnë e ul çmimin me 2 lekë, dhe të nesërmen e rrit me 12 lekë.
Ngritja e Bordit po dëmton interesin e qytetarëve. Ligjet bien ndesh me Kushtetutën, cënojnë lirinë ekonomike, cënojnë konkurencën në treg, thellojnë më shumë varfërinë tek qytetarët, vjedhin edhe më shumë qytetarët.
Për këtë arsye, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i kërkon Gjykatës Kushtetutese shfuqizimin e këtyre ligjeve, mbrojtjen e interesit publik, mbrojtjen e interesit të qytetarëve. Ne kemi besim që Gjykata Kushtetutese do ti nënshtrohet vetëm Kushtetutës, dhe nuk do të jetë nën ndikimin e Klubit të Oligarkëve, apo Qeverisë që prej kohësh nuk i shërben qytetarëve, por interesit të një grushti oligarkësh”, tha Çupi.
Deputeti Sula tha se Bordi, nuk ka në përbërje të tij përfaqësues nga konsumatorët, por vetëm nga qeveria dhe kompanitë, prandaj thotë thekson se është I qartë se ai është krijuar për të vjedhur qytetarët.
“E kanë mendjen vetëm për të na zhvatur, a ka logjikë që Bordi të ketë përfaqësues vetëm nga kompanitë e mëdha dhe qeveria dhe ka zero përfaqësues nga konsumatorët, ata vendosin se sa do të fitojnë, janë të gjitha gjërat të bëra kastile, në shtator po investojmë se si vjen nafta në Shqipëri, kontrabanda dhe mënyra se si abuzohet me naftën bruto dhe e kemi thënë që sasia e naftës e importuar për konsum në 2011 është më e lartë se në 2021”, tha Sula. Ato hodhën akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, ku u shprehën se ai nuk ka shqetësim hallin e shqiptarëve, por i shërben vetëm një grupi njerëzish.
Dua të konfirmoj se ne do të jemi krah qytetarëve, në mbrojtje të interesit të tyre. Ulja e çmimit të naftës, benzinës dhe gazit është interes i qytetarëve dhe Qeveria nuk duhet të mbyll sytë përpara abuzimeve. Por për fat të keq, sot shqiptarët qeverisen nga një Kryeministër, që shqetësim të fundit ka hallet e qytetarëve. Prej 9 vitesh tashmë Edi Rama ka provuar katërciprisht që interesi i vetëm i tij është t’i shërbejë një grupi njerëzish, në kurriz të 3 milion shqiptarëve", përfundoi Çupi.
Në kërkesën prej 25 faqesh që mban firmën e 29 ligjvënësve demokratë, thuhet se qeveria kishte detyrim edhe të subvenciononte shumën monetare të rritjes së cmimit për qytetarët. Dokumenti është firmosur nga 29 deputetë të PD. Duke përjashtuar Alfred Rrushajn, Grida Dumën dhe Ervin Salianjin, pjesa tjetër e deputetëve që kanë firmosur janë nga grupi i Alibeajt. Report Tv ka mësuar se kërkesa për të shfuqizuar bordet e karburantit do të pasohet nga dërgimi në Kushtetuese edhe të Bordit të Ushqimeve.
Bordi i Transparencës u ngrit në 12 mars të këtij viti me qëllimin për të shmangur abuzimet nga ana e kompanive që tregtojnë karburante. Ai u ngrit në një kohë kur si pasojë e luftës në Ukrainë, 1 litër naftë shkoi rreth 300 lekë. Teksa opozita e ka sulmuar si Bord klientelist, mazhoranca e ka cilësuar si mekanizmin e vetëm për të mbajtur në kontroll çmimet.
Anëtarët e Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburanteve
Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj
Drejtori i drejtorisë së Tatimeve, Ceno Klosi
Drejtori i drejtorisë së Doganave, Gent Gazheli
5 përfaqësues nga shoqërite e hidrokarbureve të cilat kanë xhiron vjetore më të lartë në vitin paraardhës
(Kliko këtu për padinë e PD-së për bordin e transparencës)
Bordi I hajduteve i maskarenjeve..Po pikat e pakices qe nuk mund te punojne me kete love te piset qe po bene qeveria qe ti falimentoje..Nuk mund te marresh furnizim te ri pa mbaruar te vjetrin.Ne mengjes e blen naften me shumice 240 leke bordi I leshit ne darke e ul 230 leke.Kujt i sherben kjo?Konsumatorit jo,pikes se pakices jo .Detyremisht qeverise se hajduteve dhe oligarkeve..
PërgjigjuNji ndër tvetmet raste që PD po puno me men e shyqyr që i dolët kundrra ktynr legenave se i pin GJAKUN popllit. 245 lek nafta sdi ça me thon ... tmerrrr. Rroga 45000-50000 lek e nafta 245 lek. Në EU ka vajt ene 2 € e noshta pak kohë ene 2.2 € por e para jan rrogat 1600 € neto dhe e 2 nuk ësht NAFTË ÇETI e përzime 6 herë me ujë e kjo ka tboj shumë. Ju të kshillit të mbikqytjes vdekshi ishalla e ju njelshin në fyt ato pare që keni mor nga Çeti & Co.
PërgjigjuE shyqyr qe doli nje grup te denoncoj bordin e pirjes gjakut
Përgjigju