TIRANË- Deri me datë 15 mars, çmimi i naftës në vend do të jetë 217 lekë, nga 223 që tregonin pikat e karburanteve mëngjesin e kësaj të shtune, ai i benzinës 217, ndërsa gazi 93 lekë për litër. Ky vendim u mor sot, në mbledhjen e parë të Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburantit me furnizuesit e naftës në vend. Mbledhja u zhvillua në Ministrinë e Financave.
Çdo pikë karburanti në vend është i detyruar të zbatojë këtë vendim, teksa organet ligjzbatuese do të bëjnë çdo ditë kontrolle në terren. Ndërkohë, nga një vëzhgim i bërë nga Report Tv, rezulton se pikat e karburanteve në vend kanë zbatuar këtë vendim.
Një ditë më parë Rama paralajmëroi se kushdo që do vendosë çmim tjetër nga ai i vendosur nga Bordi, do të humbasë pikën e karburantit.
Ndërkohë, bëhet me dije se Bordi i Transparancës do mblidhet përsëri ditën e martë, më 15 mars me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.
Bordi i Administrimit të Karburanteve u mblodh sot menjëherë pas miratimit të aktit normativ nga Këshilli i Ministrave. Kujtojmë se anëtarë të këtij Bordi janë: ministrja Belinda Balluku, ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, drejtori i drejtorisë së Tatimeve, Ceno Klosi, drejtori i drejtorisë së Doganave, Gent Gazheli si dhe kryetari i Autoritetit të Konkurencës, Denar Biba.
Ngritja e çmimit të naftës dhe produkteve të shportës ka shkaktuar reagimin e qytetarëve, të cilët kanë organizuar protesta në disa qytete, teksa janë ngritur në protestë sërish sot, për të katrën ditë radhazi, që prej orës 11:00
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto që thekson se si ka ndryshuar çmimi i naftës, nga rritja që pësoi pas luftës dhe te ulja deri në 217 lekë për litër pas vendimit të Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburanteve.
Foto e publikuara nga kryeministri Edi Rama
Pikat e karburanteve në vend kanë nisur zbatimin e vendimit të Bordit të Administrimit të Karburantit në vend, duke vendosur çmimin e naftës 217 lekë për litër. Ky vendim u mor sot gjatë mbledhjes së bordit me përfaqësuesit e furnizuesve të naftës dhe do të jetë në fuqi deri më 15 mars, ku do të zhvillohet edhe mbledhja e radhës.
Ulja sot e çmimit të naftës nga 223 lekë në 217 është vendimi i marrë nga Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit në mbledhjen e parë ët zhvilluar këtë të shtunë.
"Në mbledhjen e tij të datës 12 Mars 2022 Këshilli i Ministrave, miratoi Aktin Normativ
“PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN 8450, DATË 24.2.1999 “PËR PËRPUNIMIN, TRANSPORTIMIN DHE TREGTIMIN E NAFTËS TË GAZIT DHE NËNPRODUKTEVE TË TYRE”.
Nëpërmjet këtij akti normativ normohen dhe monitorohen çmimet e shitjes së nënprodukteve të naftës për konsumatorët.
Në zbatim të këtij Akti Normativ u mblodh menjehere Bordi i Transparancës dhe kufizimit të përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit,.
Në mbledhjen e tij të parë, dhe bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit 21/5 të Aktit Normativ vendosi:
1. Cmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 për periudhën 12 Mars-15 mars 2022, të jetë 217 lekë/litri.
2. Cmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 për periudhën 12 Mars-15 mars 2022, të jetë 217 lekë/litri.
3. Cmimi i shitjes me pakice të nënproduktit gaz për periudhën 12 Mars-15 mars 2022, të jetë 93 lekë/litri.
Bordi i Transparancës do mblidhet përsëri ditën e martë, datë 15.03.2022 me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.
Cdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës, është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.
Organet ligjzbatuese do kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm, do të zbatohen penalitetet e përcaktuara në Aktin Nortmativ", thuhet në vendimin e Bordit.
Duke nisur nga kjo e shtunë, çmimet e karburantit në vend do të kalojë në filtrin e transparencës. Kështu bën me dije kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në Facebook, ku shkruan se në asnjë pikë karburanti nuk do të ketë çmim të vendosur pa miratimin e Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburantit, që u ngrit ditën e sotme.
Kryeministri thekson se marzhi i fitimit të kompanive do të ngrijë dhe nuk do të lejohet abuzimi në kurriz të qytetarëve.
"Mirëmëngjes dhe me konfirmimin se nga sot, me ngritjen e Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburantit, çmimet do të kalojnë në filtrin e transparencës dhe marzhi i fitimit të kompanive do të ngrijë, për të mos lejuar asnjë abuzim në kurriz të qytetarëve, ju uroj një fundjavë të mbarë", shkruan Rama.
Po ti sikur nuk ndethyje dot ne treg??? Naften fo ta ulesh, se te ben populli te hadh mut
Përgjigjushqiperise i duhet nje kryeminister qe ka mbaruar shkollen per ekonomi se ndryshe vendi yne me kto qe kemi do shkoi drejte gremines
PërgjigjuTryeza mafiozesh qe bejn ligjet dhe drejtojn vendin.Te korruptuar dhe miliarder qe deri dje indiferent sot nuk po flen naten per hallet e popullit
PërgjigjuKjo z kryeminister eshte per shkak te vendosjes ne krye te te paafteve.Ne Vlore gjithe drejtuesit jane injorantw
PërgjigjuKryeminister kaqol , populli e di qe Kastrati ka si krah te djathte nje eksponent te botes te krimit me te ecilin po ndertojne karshi Sheratonit duke gllaberuar parkun e liqenit. Ky robi, ti e di mire, quhet Met Hasa ka marredhenie te ngushta shume me nje nga ministret e tua. Ministrja e ka emrin Belinda Balluku. Gjithashtu ky tipi ka marredhenie me Arben Ahmetaj dhe i ben vizita here pas here ne zyrat e tij ne Sheraton Mos me thuaj qe nuk e di dhe nuk e njeh, sepse ca halle qe ke patur ky t'i ka zgjidhur. Keto denglat me borde mos i shit per ndershmeri. Ti je hajdut dhe inkriminuar dhe Shqiperia eshte keshtu sepse te tille e perfytyron ti. Ka dhe te tjera me vone,
PërgjigjuKy po qe eshte skandal qe nje nga ministrat ose disa prej tyre paskan lidhje te ngushta dhe asheqare me boten e nendheshme te tiranes ose shqiperise,pirdhi mu ne te prokurorive policise apo sherbimeve qe bejne raportet i bie qe shumzohen me zero,bravo ky tipi ketu qe e nxori emrin ne komente se deri tani me te degjuar e kishim
Ky emri qe permene flitet si nga me te fuqishmit ne boten e mafies. I vetmi qe ka mbijetu nga bandat e 90 s. Shume pak here i ka dal emri ne skene.
Lire fare,e paskan vendos
PërgjigjuNuk jane socialista tha ai miku. Jane specialista. Kjo eshte nje menyre finoke per te marre nje rritje cmimi me ligj. E rrisim shume. Dhe ne bashkpunim me keta horra marrim nje rritje me te ulet por me firme dhe me vule qe ska kush e kundershton
PërgjigjuCa prete prej nje shteti te kalbure prej korrupsjonite.
Përgjigjutani ti themi RAMES hajde ti na i mbush makinat edhe buken na e bjer te shtepia
PërgjigjuBuka,vaji,mielli,te gjitha produktet e shportes duhet te jen nen kontroll ne ket moment.Nuk mund te thuash ne nje vend kaq te varfer qe qeveria nuk vendos cmimet.Sic qeveria bashkpunon me oligarket qe e mbajn ne pushtet ashtu te mendoj per pensionistet e varfer,per invalidet dhe ndihmen ekonomike.Reagimet e qeveris tani jan nje show mediatik sepse po rritet dita dites protesta sepse e njejta qeveri deri dje tha nuk vendosim ne e sot po ben sikur po reagon
PërgjigjuEdhe 2170 leke/litri eshte shume o rama...1000 leke duhet te jete.....
PërgjigjuPo, po edhe kafja duhet te jete 500 lek si para 15 vitesh.
Rama, leri marifetet. Nuk je aleat i popullit ti,je aleat i oligarkëve. Veprimet e tua janë për të shfryrë tensionet…që mos të kafshojë populli, hidhi ndonjë kockë -thua ti.
PërgjigjuMerr masa o hajdut ordiner..se do te hyjme ne kryeministri dhe do ti thyejme turinjte...maskara...
PërgjigjuQfar ke ti me krizën globale…, sa valigje me dollar i dergove putinit ti së bashku me vucic ditën e djeshme (11/3.2022) me aeroplan special nga beogradi për në Mosk..??? Do të vie një fund shumë i keq për ty o antikombëtar
Përgjigjuore ti cop injoranti po je ne cdo artikull duke komentuar e akuzuar.ke fakte ti qe flet keshtu?ik mor cop gomari e fryji luges tende se vetem me rusin nuk esht edi.shiko ate m.tin e shqupit ti qe paguan lek rusit. ik her dreq se jeni bere si plakat e keqija.derr derr gjith diten.shko e lepiji b.then shpellarit non grata se po flet tamam si ai:leh per dite se dicka mund te ngeli
O kryeminister legen, po e ndjen presionin e popullit.
PërgjigjuE mblodhe qe e mblodhe...trazohi njeher letrat ne tavoline...mbase ndryshon gje.
Përgjigju