Tirane-  Kuvendi ka shpallur procedurën e tenderimit për karriket e reja të Parlamentit, për të zëvendësuar ato që Opozita dogji një muaj më parë, në atë seancë kaotike të 30 Shtatorit
Në një procedim të ndjekur dhe inventar, Kuvendi u u vendosi dëmshpërblim deputetëve dëmtues 7500 euro, 4 prej tyre, për të cilat kanë ende afat shlyerjeje.

Bëhet fjalë për 30 karrige të reja, me vlerë fondi 13700 euro, ose gati dyfish i dëmit të faturuar më sipër.

Kuvendi njofton se blerja duhet bërë 7 ditë nga nënshkrimi i kontratës, kurse afati i aplikimeve për prokurimin në fjalë është 4 Nëntori.

Gazetarja e Report TV, Esiona Konomi, informon se deputetët e PD kanë akoma afat për shlyerjen dhe ende nuk e kanë paguar. Do ju mbahet nga paga e nëntorit dhe dhjetorit. Të ndëshkuarit janë Gazment Bardhi, që do paguajë më shumë, mbi 200 mijë lekë të rinj, Flamujr Noka, Bledjon Nallbati dhe Elda Hoti, me gjoba nga 180-187 mijë lekë. Vendimi i Grupit të Kontrollit të Kuvendit u mor më 16 Tetor, pas inventarit.

FATURA PËR ÇDO DEPUTET
Gazment Bardhi    209.175 lekë
Flamur Noka         187.455 lekë
Bledion Nallbati    187.455 lekë
Elda Hoti              180. 837 lekë

 

Foto: Tenderi i shpallur nga Kuvendi