Vendimi për vulën dhe akuzat ndaj gjyqtarëve nga opozita e Berishës, KLGJ: Thirrjet publike për vetëgjyqësi dhe gjuha e urrejtjes e papranueshme

Vendimi për vulën dhe akuzat ndaj gjyqtarëve nga opozita e Berishës, KLGJ: Thirrjet publike për vetëgjyqësi dhe gjuha e urrejtjes e papranueshme

Këshilli i Lartë Gjyqësor

TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor e ka cilësuar si të papranueshme gjuhën e përdorur, kundrejt gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit, të cilët vendosën që t’i jepnin vulën e Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeajt. Ndonëse nuk i ka përmendur me emër, ka qenë opozita e Sali Berishës e cila ka hedhur një “lumë” akuzash në drejtim të 3 gjyqtarëve, si “të korruptuar e të kapur nga Rama”, dhe për KLGJ, kjo gjuhë urrejtjeje është mjaft shqetësuese. Ajo që është më e rëndë janë edhe thirrjet për vetëgjyqësi, vetëm për faktin se nuk kanë dakord me një vendim të dhënë nga një trup gjykuese.

"Këshilli i Lartë Gjyqësor konstaton se ditët e fundit janë bërë deklarata nga persona publikë që shprehin pakënaqësi ndaj një vendimi të dhënë nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. Si organ i ngarkuar nga Kushtetuta për të garantuar pavarësinë, përgjegjshmërinë dhe mbarëvajtjen e pushtetit gjyqësor, Këshilli i Lartë Gjyqësor konstaton me keqardhje se ky nuk është një rast i izoluar i mosrespektimit të dinjitetit të gjyqtarit, një kusht i domosdoshëm për garantimin e shtetit të së drejtës.

Gjuha e urrejtjes kundër gjyqtarëve është shqetësuese dhe e papranueshme. Thirrjet publike për vetëgjyqësi, ndaj një akti të pushtetit gjyqësor, pavarësisht mos dakordësisë me të, janë haptazi kundër rendit kushtetues, mbi bazën e të cilit funksionon shteti i së drejtës. Aludimet për “kapje” të gjyqtarëve, referojnë elementë të korrupsionit që, në mungesë të fakteve, minojnë rëndë besimin te drejtësia dhe autoritetin e pushtetit gjyqësor”, thuhet në reagim.

KLGJ thotë se akuza të tilla nuk janë kurrsesi një e drejtë që e ofron liria e shprehjes, duke theksuar se për aq kohë sa nuk bien dakord me vendimin e Gjykatës, mund ta ankimojnë në Gjykatën e Lartë, por kurrsesi të mos përbaltin figurën e togave të zeza.

“Liria e shprehjes e garantuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, nuk mbron në asnjë rast gjuhën e urrejtjes apo thirrjet për dhunë. Për nga natyra e vet, veprimtaria gjyqësore shkakton pakënaqësi ndaj njërës apo tjetrës palë, por në një shtet të së drejtës, mjeti ligjor për të kundërshtuar një vendim gjyqësor është ankimi në një gjykatë më të lartë, sipas legjislacionit në fuqi, jo përbaltja e gjykatës, apo e gjyqtarit”, vijon njoftimi.

Në fund, KLGJ iu bën thirrje që kushdo që ka dijeni për një sjellje që shkon në shkelje të Kushtetutës të një gjyqtari, ta referojë si çështje Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, dhe do të jenë institucionet ato që do të marrin një vendim për këdo që kryen shkelje.


“Po ashtu, kushdo që vjen në dijeni të një veprimtarie apo sjellje të gjyqtarit që mund të përbëjë shkelje disiplinore sipas ligjit, ka mundësinë që rastin t’ia referojë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për të vlerësuar dhe vendosur nëse është vendi për fillimin e procedimit disiplinor të gjyqtarit", përfundon reagimi. 

Që prej 3 marsit, kur dhe u dha vendimi, Sali Berisha dhe mbështetësit e tij kanë vijuar një sulmet kundrejt Gjykatës së Apelit dhe trupës gjykuese e përbërë nga relatore Elona Mihali dhe anëtarë Astrit Kalaja dhe Irida Kacerja. Ishte vetë Berisha i cili nga seli blu tha se vendimi i Gjykatës së Apelit ishte marrë në zyrat e kryeministrit Edi Rama. Nga ana tjetër, gazetari i televizionit të tij, Çim Peka, kërcënoi gjyqtarët me vetëgjyqësi. Edhe pse ky vendim është i formës së prerë dhe është i ekzekutueshëm, pra vula i përket Enkelejd Alibeajt, Berisha refuzon ta njohë dhe pretendon se partia është e tija.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gjytyrymja: 09/03/2023 10:44

    naureda kshu...mospergjynof kjo nuk di te flase gramatikisht korrekt, leri te tjerat se jane pune per koka, jo per bishta si kjo.

    Përgjigju
  • naku: 09/03/2023 09:01

    ketu eshte krijuar nje klime urrejtje ndaj cdo gjeje. urrejne gjyqtaret, prokuroret, njerezit qe merrem me te drejtat e njeriut, qytetaret opozitare. sic duket eshte strategji i qeverise per te mbajtur pushtetin dhe nja 10 vjet te tjera

    Përgjigju
  • O drejtesi?: 08/03/2023 19:28

    Po cfar prrallisni Ju? Vereni prangat ketij monstre qe tall bythen me o perfaqesues te drejtesise.Ju hengert mortja frikacake.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi