Vendimi i Apelit për vulën e PD-së/ Berisha: Gjykata lexoi atë që kishte përgatitur me kohë nga Rama! Alibeaj: Ogur i mirë për demokratët

TIRANË- Ditën e sotme me vendim Gjykate të Apelit, Sali Berisha ka humbur vulën e Partisë Demokratike, e për këtë ai bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama. Vetëm pak minuta pasi ‘Apeli’ vendosi kundër tij, Berisha doli në një deklaratë të shkurtër në selinë blu dhe hodhi akuza në drejtim të trupës gjykuese, relatores Elona Mihali dhe anëtarëve Astrit Kalaja dhe Irida Kacerja. Sipas tij, gjyqtarët nuk bën gjë tjetër veç se lexuan vendimin ë përgatitur në vulën e kryeministrit Edi Rama.

“Sot 3 gjykatës në një proces të pashembullt kundër pluralizmit lexuan vendimin e përgatitur kohë më parë në zyrën e Ramës, të paralajmëruar kohë më parë trupit diplomatik ose ambasadorëve të caktuar të akredituar në vendin tonë”, tha Berisha.

Por ndryshe nga Sali Berisha, kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj e sheh si një ogur të mirë për demokratët vendimin e Apelit, e madje i shtrin dorën palës tjetër që të bëhen bashkë për zgjedhjet e 14 majit. Nënkryetari i PD-së bën thirrje që të lënë mënjanë grindjet dhe mosmarrëveshjet mes demokratëve që sipas tij janë shkaktuara nga mentaliteti i vjetruar i politikës shqiptare. Për Alibeajn sot nuk është një ditë reflektimi, por një ditë reflektimi për tu dhënë shqiptarëve ditë më të mira.

Me të njëjtën gjuhë si e Berishës edhe Ilir Meta sulmoi gjykatën duke theksuar se ky ishte një akt i paralajmëruar nga Edi Rama. Po ashtu edhe deputeti i PD-së Belind Këlliçi, njëherazi kandidati i për kryetar Bashkie në Tiranë i dalë nga Primaret e organizuara nga Berisha, thotë se sot u dëshmua që Edi Rama dhe Erion Veliaj po lëvizin çdo gur, çdo instrument që kanë në dorë, për të mos lejuar zgjedhje të lira dhe garë të ndershme.

Pas një seance maratonë, Gjykata e Apelit, vendosi sot rrëzimin e vendimit të Agron Zhurkit  të datë 25 mars 2022 dhe kthimin e çështjes për rigjykim në Shkallën e Parë me trupë gjykuese tjetër. Pas këtij vendimi, ajo që vendosi Agron Zhukri konsiderohet nul dhe çështja kthehet në shkallë të parë. Tashmë vula, sigla, logoja e Partisë Demokratike i mbetet Lulzim Bashës, se zyrtarisht ai është i regjistruar në Gjykatën e Tiranës, dhe pritet që të jetë grupi i Alibeajt që të regjistrohet me logon e forcës më të madhe opozitare në vend për zgjedhjet e ardhshme të 14 majit.  Me unanimet të plotë trupa gjykuese e Apelit, e përbërë nga relatore Elona Mihali dhe anëtarë Astrit Kalaja dhe Irida Kacerja, prishi vendimin e Zhukrit. Nga ana tjetër PD e Berishës ka afat 5 ditë që të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:24
Pasi vendimit të Apelit, Berisha mbledh kryesinë dhe Këshillin Kombëtar

1677498951_WhatsAppImage20230227at12.30.261.jpeg

Pas vendimit të gjykatës së Apelit për të zhbërë vendimin e Agron Zhukrit që i jepte vulën e PD-së Partisë Demokratike, Sali Berisha do të mbledhë nesër në orën 12 kryesinë. Ndërkohë që të dielën në orën 17 do të mbledhë Këshillin Kombëtar për të diskutuar mbi situatën më të fundit politike.

Ora 21:03
Këlliçi pas vendimit të Apelit: Rama dhe Veliaj po lëvizin çdo gur për të mos lejuar zgjedhje të lira

1677154822_belidnkellici.JPG

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, njëherazi kandidati i për kryetar Bashkie në Tiranë i dalë nga Primaret e organizuara nga Berisha, ka reaguar pas vendimit të Apelit për vulën e PD. Sipas Këlliçit, sot u dëshmua që Edi Rama dhe Erion Veliaj po lëvizin çdo gur, çdo instrument që kanë në dorë, për të mos lejuar zgjedhje të lira dhe garë të ndershme.

“Sot u dëshmua që Edi Rama dhe Erion Veliaj po lëvizin çdo gur, çdo instrument që kanë në dorë, për të mos lejuar zgjedhje të lira dhe garë të ndershme. Ata kanë frikë nga ju, nga vota e lirë. Vendimi i sotëm tregon se pala tjetër është e dëshpëruar përderisa i duhet që të përdorë marifete të pista për të manipuluar zgjedhjet. Sot u dha një goditje ndaj pluralizmit. Ata kanë frikë nga vullneti i qytetarëve, sepse Veliaj ka lënë pas dore banorët e Tiranës. Kudo që shkoj në qytetin tim, njerëzit janë të bindur se ka ardhur koha për ndryshim. 

E dënoj me forcë këtë akt të shëmtuar. Gjithashtu garantoj demokratët dhe qytetarët që kjo pengesë e re nuk do të na ndalojë dot në betejën tonë për votën, për lirinë e zgjedhjes, për kthimin e Bashkisë së Tiranës në shinat e ligjshmërisë dhe në funksion të interesit publik. Nuk ka pushtet, regjim, nuk ka dhunë e para, që të mund të ndalë vullnetin e qytetarëve dhe banorëve të Tiranës, për ndryshim. Një forcë politike nuk e bën vula. Atë e bën fryma, shpirti dhe njerëzit. Prandaj unë sot jam më i motivuar se kurrë, bashkë me ju më i fortë dhe i vendosur, për t’ia rikthyer Tiranën qytetarëve të saj”, u shpreh ndër të tjera Këlliçi.

Ora 20:56
Apeli rrëzoi Berishën, Tritan Shehu: Ditë e zezë për drejtësinë shqiptare

1677059971_1200630tritanshehu4745x45011068x561.png

Deputeti i Rithemelimit Tritan Shehu e cilëson si ditë të zezë për drejtësinë shqiptare vendimin e gjykatës së Apelit, e cila zhbëu vendimin e Agron Zhukrit që i kalonte PD-në Berishës.

‘Dite e „zeze“ per drejtesine shqiptare! Nje “deja vu” e vertete e degradimit ne radhe te pare te drejtesise e me tej edhe te demokracise sone! Jo per PD, sepse ne ishim koshient qe kjo do te ndodhte, dihej prej kohesh! Nuk mund te ndodhte ndryshe ne kushtet e rregjimit, qe ka “futur duart” thelle ne sistemin e drejtesise se “rilindur”, ndersa “kembet” i ka vendosur mbi demokracine! E dinim kete, qe kur filluam ate rrugetim te ringritjes se PD, te nxjerrjes se saj nga “keneta”, qe kur e cliruam nga “kthetrat” grabitqare te rregjimit. Kjo e sotmja eshte “goditja e fundit”, qe ai rregjim i rezervon PD se ringritur, te lire tashme, te gateshme per te cliruar edhe demokracine tone. Por dhe kjo tentative regresive e Rames&Co eshte e destinuar te perfundoje ne “kosh”, te cbehet ashtu si perfundoi i gjithe skenari i turpshem kunder saj, per disa vite me radhe. Turp i vertete sot edhe per zbatuesit e ketij skenari antidemokratik. Por ne radhe te pare duhen”peshtyre ne fytyre” me perbuzje “patericat”, “eunuket” e Rames, percaresit e paguar te PD. Kushdo, qe kujton se duke i varur Rama ne qafe nje vule a simbol, mund te vjedhe PD…! Mund tja rrembeje ate demokrateve! Por dhe keta gabojne rende, shume rende, si padroni i tyre! Pa asnje dyshim nje fund i turpshem i pret. Se bashku me Ramen vete! 14 Maji, por jo vetem, do te jene requiem-et e tyre!’- u shpreh Shehu.

Ora 20:26
Apeli i riktheu vulën, Alibeaj ftesë demokratëve: Të bëhemi bashkë në përballjen e 14 majit e të lëmë pas grindjet

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, e cilëson si një ogur të mirë për demokratët vendimin e gjykatës së Apelit për të zhbërë vendimin e Agron Zhukrit dhe për të kthyer për rigjykim çështjen për vulën e PD-së në shkallën e parë.

‘Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit vjen si një ogur i mirë për demokratët, që prej më shumë se 1 viti po kalojnë një periudhë të vështirë. Kjo është dita kur të gjithë ne, demokratët duhet të jemi më të bashkuar se kurrë për tu përballur me regjimin e Edi Ramës dhe të lëmë mënjanë grindjet dhe mosmarrveshjet mes nesh të shkaktuara nga mentaliteti i vjetëruar i politikës shqiptare.

Ftojmë të gjithë demokratët që të lenë mënjanë pakënaqësitë dhe të jemi bashkë në përballjen e 14 Majit. Me kandidatët më të mirë që nuk vendosin interesin personal të askujt mbi interesin e demokratëve. Nuk është ditë triumfi për askënd. Është ditë reflektimi i thellë, për ato që kemi kaluar dhe për te perballuar të ardhmen, që nuk është e thjeshtë, por as e pamundur. Për tu dhënë shqiptarëve #ditë më të mira!’- shkruan Alibeaj.

Ora 20:20
Berisha humbi vulën e PD-së, Meta sulmon gjykatën: Akt i paralajmëruar nga Rama

1677674702_Screenshot4.jpg

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të gjykatës së Apelit për të zhbërë vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri për Partinë Demokratike dhe kthimin e çështjes për rigjykim në shkallën e parë. Meta thotë se ky ishte një akt i paralajmëruar nga Rama

‘Akti i paralajmëruar i Edi Ramës përmes gjykatës së kapur nuk e ndryshon dot fatin e tij. Edi Rama ky frikacak i tmerruar nga zgjedhjet do ta ketë opozitën fitimtare përballë tij në 14 maj shumë më të motivuar dhe shumë më të organizuar se kurrë më parë. Fitorja nuk ndalet.’- shkruan Meta.

Ora 20:08
Apeli rrëzoi Berishën, Topalli: Nga sot kryetarët e partive i cakton kreu i qeverisë

Ish kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka reaguar pas vendimit të Apelit për vulën e Partisë Demokratike. Në një postim në rrjetet sociale, Topalli shkruan se nga sot kryetarët e Partive i cakton kryeministri Edi Rama përmes gjykatave të tij. Sipas saj ndaj gjykatës ka pasur një presion të madh dhe provokim nga ana e maxhorancës.

'Nga sot, kryetaret e partive i cakton Kryetari i Qeverise permes vendimeve te Gjykatave te tij. Vendimi i sotem eshte vendimi me i Zi politik , i marre nen petkun e drejtesise, i ngjashem ne thelb me vendimin e gjykates ne vitin 1946, qe vendosi pushkatimin deputeteve te opozites. Presioni i pushtetit mbi Gjykaten edhe brenda salles eshte provokimi me i rende i nje opozite qe perpiqet te ruaj pluralizmin ne kushte shume komplekse.

Nga Sot , opoziten e emeron qeveria . Praktikisht, sot sistemi i pluralizmit eshte ne udhekryqin e vet me te rrezikshem. Dhuna brutale e vendimit te cmendur te tre gjykatesve qafe perkulur ka vene ne pikepyetje cdo gje qe kemi arritur ne keta 3 dekada. Vendimi ne fakt ishte paralajmeruar nga pushteti ne qeveri dhe Parlament, per turpin e tyre e te atyre qe marrin persiper keta veprime qe mund te cojne ne peplasje te pakontrolluara te njerezve. Nga sot , pluralizmi shqiptar rrezikon ekzistencen.’- shkruan Topalli.

Ora 19:54
Apeli i la vulën Alibeajt, Berisha thirrje demokratëve: Vazhdojmë misionin e shpëtimit të pluralizmit në Shqipëri

 

Sali Berisha nga selia e PD-së sulmoi gjyqtarët pas vendimit të Apelit për të zhbërë vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri dhe kthimin në gjykatën e Shkallës së Parë çështjen e Partisë Demokratik. Berisha u shpreh se vendimin e kishin në sirtar dhe ishte një vendim i përgatitur nga Edi Rama.

‘Në procesin e sotëm dua të informoj shqiptarët se ata të cilët kishin kërkuar zyrtarisht të shpalleshin palë, i thanë gjykatës se nuk kemi qenë palë në proces, por gjykatësit lexuan vendimin e shkruar në zyrën e Edi Ramës dhe anuluan tre ditë, tre ditë pasi e mbajtën 9 muaj, anuluan tre ditë para skadimit të afatit të regjistrimit në zgjedhje, një vendim legjitim, vetëm e vetëm se ishte urdhëruar nga Edi Rama. Çdo gjykatës me integritetin minimal, kur pala tjetër deklaronte se nuk ishte palë në këtë proces, mbyllte procesin dhe nuk vazhdonte më tutje, por ata kishin në sirtar vendimin e shkruar në zyrën e Edi Ramës për të ndëshkuar opozitën politike. Ky vendim vjen në një kohë kur opozita është e angazhuar në një revolucion demokratik, paqësor, me të cilin ajo është e betuar të përmbysë monizmin e Edi Ramës, është e betuar të ju rikthejë shqiptarëve votën e lirë. Në këtë kontekst unë i bëj thirrje anëtarëve dhe simpatizantë të PD-së të ngrihen në lartësinë e tyre të misionit historik, misionit të shpëtimi të pluralizmit, demokracisë, të shoqërisë shqiptare dhe Shqipërisë.

Çdo shqiptar sot në shumë se kurrë pret nga guximi ynë, qëndrimi ynë realizimin e këtij misioni. Unë kam besim të madh, se siç kapërcyem në mënyrën më legjitime, më të vendosur të gjitha kurthet, përpjekjet për asgjësimin tonë, ne do të kapërcejmë çdo pengesë dhe vështirësi. Opozita është mision i lartë moral. Të mendosh, të diktosh me tre gjykatës të cilët i gjen dhe urdhëron të lexojnë një vendim të parapërgatitur në zyrat e tua, mban të gjithë përgjegjësinë dhe dëshmon se je njëlloj si baba yt biologjik, daja yt biologjik, një xhelat i të vërtetave, normave demokratike, lirisë, dhe meriton çdo ndëshkim. PD-ja është sot një parti më e fuqishme se kurrë, ajo do të mbledhë këto ditë forumet e saj dhe mbi bazën e këtij qëndrimi armiqësor, asgjësues të shpallur nga narkoshteti dhe Edi Rama, do të marrë të gjitha vendimet e duhura për të vazhduar misionin e saj në mënyrën më të fuqishme.'- tha Berisha.

Ora 19:47
Humbi ‘vulën’ e PD-së nga Apeli, Berisha: Vendimi ishte marrë kohë më parë me urdhër të Ramës! Ishte i qëllimshëm tre ditë para regjistrimit në zgjedhje

 

Ish kryeministri Sali Berisha ka sulmuar Gjykatën e Apelit për vendimin e marrë për fatin e Partisë Demokratike. Berisha ka akuzuar gjyqtarët se kanë marrë vendimin me urdhër të Edi Ramës dhe e kanë mbajtur 9 muaj qëllimisht që ta bënin 3 ditë para regjistrimit në zgjedhjet vendore 2023.

"Sot, tre gjykatës në një proces të pashembullt kundër pluralizmit, lexuan vendimin e përgatitur kohë më parë, në zyrën e Ramës. Vendimi ishte paralajmëruar kohë më parë, trup diplomatik të akredituar në Tiranë. Oor sot gjithashtu jemi në një orë, në një kohë, të vërtete, kam besimin më të madh se demokratët shqiptarë, janë të vendosur të mbrojnë me çdo kusht dhe çdo çmim pluralizmin dhe të ardhmen. Vazhdimi i skenarit të filluar me tradhtarin e kombit McGonigal konkludoi me një vendim të pashembullt. Në procesin gjyqësor të sotëm, se ata të cilët kishin kërkuar të shpalleshin palë, i thanë gjykatës se nuk kishin qenë palë, por gjykatësit lexuan vendimin e shkruar në zyrën e Edi Ramës dhe anuloi tre ditë pasi e mbajtën 9 muaj, pas skadimit të afatit të regjistrimit në zgjedhje vetëm se ishte urdhëruar nga Rama."- tha Berisha.

B.K./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BABULI TANGULI: 04/03/2023 08:44

    O DERRI Arbëror po pse nuk vjen ti të partia demokratike e të bëhesh kryetar , se spiun i sërbit është sa ka e spiun ti. E mbase ti e drejton më mir pd me tritan shehu që ka ngrën preshin e Lushnjes e tritani të mëson dhe ty o Arbëror si ta hash preshin nga mbrapa e pastaj i thua tritani që ARBËRORI u kënaq shum me preshin e Shqipris. TË fala nga BABULI TANGULI.

    Përgjigju
  • TA RRASI: 04/03/2023 08:36

    O sali bajga po hik mor paçavure se je katandis si leck bythe. E prap nuk ze mënd, çfar lloi buri je ti ? Ti je katandisur si një njeri i bejkotuar nga gjith Shqiptarët. Po prit o sa-hale se ke shum për të paguar ti dhe familja jote e ndyr.

    Përgjigju
  • iliri: 04/03/2023 01:16

    mos na qenka merzitur kurva tritan,,,...s'po na ze gjumi sot...

    Përgjigju
  • berberi afer pd: 04/03/2023 01:03

    KESHILLI KOMBETAR I PD DUHET TE MBLIDHET SA ME PARE,, VENDIMI I PARE QE DUHET TE MARRE SALIU ESHTE ME C'FARE TI'A RRUAJE EDI RAMES ME BRISK GILLETTE,,,APO BIC....///. ME SHKUME APO ME GEL....

    Përgjigju
  • Kadiu: 04/03/2023 00:33

    Duhet djegur ambasada amerikane ne Tirane me gjithe raman e kimeten brenda

    Përgjigju
  • Iefi: 03/03/2023 23:14

    O Alibeaj ti ske asnje demokrat me vete o i shitur.Heren e par su futet ne zgjedhje ndersa sot percate opoziten per merit te Rames.Kurr ske per te qen demokrat o i shitur.far e keqe

    Përgjigju
  • Arbërori: 03/03/2023 21:43

    Alibej e kerkon një gjë tjeter, dhe at do e gjejë së shpejti si duket…kriminel ordiner

    Përgjigju
  • Linda: 03/03/2023 21:39

    Ku ta cojn Kellicin tani??Ti cojn birbilat ne ndonje ekspozit .

    Përgjigju
  • ire: 03/03/2023 21:15

    Bajge mashtruese. E di qe do te humbasesh thelle dhe shpik idiotesi.

    Përgjigju
  • Haha: 03/03/2023 20:44

    Berisha mori kete temin…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!