Po Ministri i Cështjeve Vendore, Bledi Çuçi tha se mazhoranca nuk do të prekë sistemin zgjedhor pa opozitën. Nënkryetari i komisionit të Ligjeve, Oerd Bylykbashi tha se ndryshimet do të prodhojnë komisarë politikë që do të emërojnë të gjithë organigramën e bashkive.
Nuk mbeti pa u debatuar dhe situatën e përmbytjeve në jug të vendit. Opozita kërkoi që për fazën e dytë të reformës administrtativo territoriale, atë të decentralizimit të pushtetit vendor të thirreshin në seancë publike grupet e interesit, propozim që u pranua nga mazhoranca. Më 21 qershor shqiptarët do të votojnë vetëm për kreun e bashkisë ndërsa drejtuesit e njësive vendore do të emërohen.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)