Gjoni në Report Tv: SPAK e BKH do të funksionojnë më së miri, ka politikanë që veprojnë kundër negociatave

Gjoni në Report Tv: SPAK e BKH do të funksionojnë më së miri, ka politikanë që veprojnë kundër negociatave

Ditën e sotme në emisionin '45 minuta' nën drejtimin e gazetarit Denis Miniga ka qenë i ftuar deputeti i opozitës Ralf Gjoni ku u diskutua në lidhje me situatën politike. Tema e ditës ishte 'Opozita e re dhe SHBA', ndërsa për takimet e drejtorit të ri për Europën Qendrore e Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, David Kostelancik, Gjoni ka thënë se ka ardhur për të rikonfirmuar prezencën që ka vendosur të ketë SHBA në vendin tonë dhe në rajon.

Më pas Gjoni ka deklaruar se ai beson se Reforma në Drejtësi do të funksionojë më së miri, pasi sipas tij BKH (Byroja Kombëtare e Hetimit) dhe SPAK (Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) do të bëjnë punën e tyre me 'presionet' e ardhura nga BE dhe SHBA. Për sa i përket Reformës Zgjedhore, Gjoni ka kërkuar që socialistët të heqin nga posti i drejtuesit, Damian Gjiknurin. Ndërsa ka thënë se mes kryeministrit Rama dhe Basha vijon 'flirti' për Reformën Zgjedhore.

Gjoni ka komentuar edhe hapjen e negociatave me Bashkimin Europian duke e krahasuar me një skanim që i bëhet trupit të njeriut tek mjeku. Ai ka thënë se ky proces do të jetë i 'dhimbshëm' por se nga kjo do të mësojmë shumë. Ndër të tjera Gjoni ka deklaruar se në vendin tonë ka politikanë të lartë që 'i shkelin syrin njeri tjetrit' për të mos hapur negociatat pasi i tremben SPAK-ut.

Ndërkohë emisionin '45 minuta' do të keni mundësinë ta ndiqni çdo të enjte dhe të premte në orën 16:00.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:26
Reforma Zgjedhore/ Gjoni: Të shkarkohet Gjiknurin si drejtues, Rama e Basha vijojnë 'dashuriçkat'

Deputeti, Ralf Gjoni ka thënë se Damian Gjiknuri duhet të largohet nga drejtimi i Komisionit për Reformën Zgjedhore. Kjo deklaratë e Gjonit pas disa muajsh që nga kërkesa e tij në Kuvend për këtë largim. Në emisionin '45 minuta', Gjoni ka thënë se beson se mazhoranca do ta largojnë Gjiknurin nga drejtimi i Reformës pasi sipas tij kjo kërkesë është kusht për të votuar.

Sipas Gjonit, Rama dhe Basha vijojnë 'flirtin' e tyre dhe nuk u intereson ndryshimi i Reformës Zgjedhore.

"Duhet ndryshuar kodi zgjedhor dhe duhet amenduar kushtetuta. Kjo detyrë është e Komisionit të Posaçëm Parlamentar. Ne kërkuam tryezë për të hapur debatin. Vazhdojnë t'i shkelin syrin Lul Bashës. Ne kërkuam shkarkimin e Gjiknurit. Komisioni për Reformën Zgjedhore deri më tani është i pa kuptimtë. Dhe PS duhet të tërheq Gjiknurin që është në krye të këtij Komisioni. Kjo nuk duhet të përdoret si alibi për dashuriçkat dhe shkelje syri me Bashën. Pa votën tonë nuk bëhet ndryshimi. Të gjithë deputetët e opozitës në Parlament jemi të unifikuar. Duhet të mësoni një tjetër politikë. Ne nuk kontrollojmë tjetrin por diskutojmë. Beton shumë i fortë kundër bajraktarëve. Mbështetja amerikane është e mirëpritur dhe është lajm pozitiv. Mazhoranca do ta kuptojë shumë shpejt çdo të thotë reformë zgjedhore. "

Megjithatë kujtojmë se pas publikimit të raportit të OSBE/ODHIR, Rama dhe Basha duket se janë 'zbutur' për tu ulur për Reformën Zgjedhore. Edi Rama i shtriu edhe njëherë dorën për dialog dhe bashkëpunim edhe opozitës jashtë parlamentare për Reformën Zgjedhore ndërsa nga ana e tij edhe Basha ka thënë se kjo reformë është prioritet për të.

Ora 16:33
U kërcënua me jetë te Syri i Kaltër, Ralf Gjoni rikujton tmerrin: Fajin nuk e kanë Mihalët...

Deputeti, Ralf Gjoni i ftuar në emisionin 45-minuta me gazetarin Denis Minga, ka rikujtuar edhe një herë një ngjarje aspak të këndshme në një nga restorantet në Syrin e Kaltër, teksa kthehej me familjen nga pushimet në Greqi.  Teksa denoncoi jo vetëm kushtet skandaloze e të cilat bëhet turizëm, ai tregoi sesi pronari i restorantit e kishte kërcënuar me jetë duke i thënë se do ta qëllonte me plumb në kokë.

Ai e paralelizoi eksperiencën e tij me atë të turistëve spanjoll të cilët u kërcënua disa javë më parë nga pronari i një resorti në Porto Palermo, Mihal Kokëdhima. Por sipas Gjonit, fajin nuk e kanë Mihalët por mungesa e Shtetit, pasi njerëz të tillë ka në shumë vende të botës por aty ku ka shtet sipas tij vepron policia duke i arrestuar menjëherë.

"Jo ne u çuam nga lokali dhe u kërcënuam me plumb në kokë. Këta kriminelë kanë zaptuar vendin dhe ambientet. Arrogantë ke edhe në Francë edhe në Kanada edhe në Tunizi. Por të kërcënojë jetën e tjetrit ata arrestohen direkt. Me Mihalin është ajo e  mosfunksionimi i shtetit. Fajin se ka Kokëdhima por mungesa e shtetit. Fajin e ka shqiptari që shkon dhe voton këtë lloj politike. Por kam besim se do të arrijmë më përpara."
 

Ora 16:32
Ralf Gjoni bën deklaratën e fortë: Ka politikanë që veprojnë për të mos hapur negociatat

Deputeti i Grupit të Pavarur Parlamentar, Ralf Gjoni ka thënë se ai beson se Reforma në Drejtësi do të funksionojë shumë mirë. Sipas tij SPAK dhe BKH duhet të fillojë me tu ngritur detyrën e tyre për vënien para drejtësisë të politikanëve që janë përfshirë në afera dhe shkelje.

Më pas Gjoni ka deklaruar se në vendin tonë ka politikanë që i shkelin syrin njeri tjetrit për të mos u hapur negociatat.

"OSBE nuk certifikon zgjedhje, por vëzhgon dhe raporton. Raporti miratoi atë të mëparshëm. Nuk ka nevojë për raport. Ne jemi në një krizë të thellë shtetërore, ndoshta që prej 1991 me të pa precedentën.  Edhe njerëzit e punësuar të gjithë duan të ikin. Edhe ne si opozitarë të rinj e ndjejmë trysninë tek forca jonë parlamentare. Ne na nevojetet një ripërtëritje. Duhet të marrim masa drastike brenda 2020 pa pritur më shumë. Përfundim i Reformës në Drejtësi BKH dhe SPAK. Hapja e dosjeve politike që kanë abuzuar me asetet kombëtare. SPAK duhet të fillojë punën me shpejtësi për të evidentuar figurat politke. SPAK do të funksionoj. Jo vetëm Reforma në Drejtësi por do fillojnë të ndryshojnë shumë gjera me ndikimin e SHBA dhe BE. Hapja e negociatave do të jetë shumë e dhimbshme dhe skanimi të cdo pjese. Për këtë arsye politikanët historik plan prishës kanë punuar dhe do të vijojnë t'i shkelin syrin njëri tjetrit për të mos hapur negociatat. Nëse SPAK nuk ndëshkon zyrtarët që kanë abuzuar,  kredibiliteti i SPAK dhe BKH dhe Reformës ka rënë përtokë. Këtë e dinë amerikanët dhe bajraktarët."

Ora 16:18
Vizita e David Kostelancik/ Ralf Gjoni: Amerikanët kanë vendosur të jenë prezent në rajon

Ditën e sotme në emisionin '45 minuta' në Report Tv deputeti i opozitës aktuale në Kuvend, Ralf Gjoni ka folur rreth takimeve që zyrtari i lartë i DASH zhvilloi në Tiranë , David Kostelancik.

Sipas Gjonit, drejtori i ri për Europën Qendrore e Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, David Kostelancik ka ardhur për të rikonfirmuar prezencën që ka vendosur të ketë SHBA në vendin tonë dhe në rajon.

"Dreke pune, bisede e hapur, s'ka ndonjë sekret pasi SHBA është e drejtpërdrejtë, kanë folur gjithmonë hapur pasi na llogarisin si aleate strategjike dhe duan rezultate me te prekshme ne drejtësi, rend dhe ligj po ashtu edhe tek zgjedhjet. Pastërtia e figurave politike, atyre ne parlament. Integriteti i këtij të fundit lidhet me zhvillimet e Reformës ne Drejtesi dhe Zgjedhores.

Nuk e di pse Kostelancik ka ardhur ne tiranë. Ka qene nje mision për te mbledhur fakte nga palët politike. Këtë e them nga eksperienca ime mëparshme. Eshtë një personalitet i shtetit amerikan. Ka qene ne ambasadën e pare amerikane ne Shqipëri ne vitet 90.

Kostelancik i ka njohur këta personazhe qe ne vitet 90’, por une i përmenda sa ka ndryshuar Shqiperia ne modelin osmanist, bajraktarik por dhe sa respektohen te drejtat, nga bajraktarët te cilat mbajnë peng shtetin. S’ka shans Shqipëria te jete pjese e BE dhe aleances me SHBA ne nje batak otoman ku ka rene vendi. Shqiptaret duhet te dalin nga kjo grope kaq e madhe. T’i pershtaten standardeve evropiane lidhur me zgjedhjet dhe drejtësinë." ka thënë ndër të tjera Ralf Gjoni.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 05/09/2019 22:07

    Ne è dim marrveshjen Rama Basha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare