Qeveria jep 100 milionë lekë për zyrat e reja të SPAK-ut dhe Byrosë së Hetimit

Qeveria jep 100 milionë lekë për zyrat e reja të SPAK-ut dhe Byrosë së Hetimit

TIRANE-Qeveria ka miratuar në mbledhjen e djeshme një fond shtesë për Ministrinë e Brendshme, që do të shërbejë për akomodimin, funksionimin si dhe për sigurimin e mjeteve e të pajisjeve të nevojshme për strukturën e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të njohur si SPAK dhe Byronë Kombëtare të Hetimit. Fondi shtesë është miratuar me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë. Ky vendim ka hyrë në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. SPAK pritet që të ngrihet së shpejti.

V E N D I MI:
Për një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2019, miratuar për ministrinë e brendshme, për akomodimin dhe funksionimin e strukturës së posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 44, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të nenit 13, të ligjit nr.99/2018, “Për buxhetin e vitit 2019”, dhe të ligjit nr.95/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:
1. Ministrisë së Brendshme, në buxhetin e miratuar për vitin 2019, në programin buxhetor “Planifikim, menaxhim dhe administrim”, në zërin “shpenzime kapitale”, i shtohet fondi prej 100 000 000 (njëqind milionë) lekësh, për përshtatjen e mjediseve të punës për Prokurorinë e Posaçme të Luftës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Byronë Kombëtare të Hetimit si dhe për sigurimin e mjeteve e të pajisjeve të nevojshme për funksionimin e tyre.

2. Fondi i përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, përballohet nga fondi rezervë i institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë, për vitin 2019.

3. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja