Gjykata Supreme e Venezuelës vendosi se gjendja e emergjencës e shpallur nga presidenti, Nicolas Maduro është kushtetuese.
Dekreti i jep Maduros fuqi shtesë për t’u përballur me krizën ekonomike të Venezuelës, përfshirë të drejtën për të vendosur masa më të rrepta sigurie.Opozita në vend i ka kundërshtuar masat e ndërmarra nga Maduro dhe po përpiqet të organizojë një referendum për ta rrëzuar nga pushteti.