Kryeministri Edi Rama shprehet i vendosur se data e zgjedhjeve nuk do të ndryshojë, dhe se shqiptarët më 30 qershori do t'i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit e rinj të bashkive. Në një reagim në rrjetet sociale pas firmosjes së koalicionit opozitar nga Lulzim Basha, Monika Kryemadhi dhe 6 aleatë, kreu i qeverisë thotë se koalicioni kundër zgjedhjeve është një tjetër vetëvrasje politike pas djegies së mandateve. 

"Pas djegies së mandateve, koalicioni kundër zgjedhjeve një tjetër formë e padëgjuar vetëvrasjeje politike! Humbësit kronikë janë peng i dëshpërimit të tyre, po Shqipërinë s'e marrin dot peng. Zgjedhjet as ndalen as shtyhen. Në 30 qershor qytetarët do flasin me votë në çdo bashki", shkruan Rama në rrjetet sociale.

Sot PD-LSI dhe 6 aleatë që kanë dalë nga Parlamenti në protesta antiqeveritare, firmosën marrëveshjen e koalicionit zgjedhor opozitar për një qeveri tranzitore që do të mundësojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ata thanë se zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk do të ketë, dukelënë të nënkuptuar edhe një herë në faktin se nuk do të lejojnë mbajtjen e zgjedhjeve lokale përsakohë Edi Rama është në krye të qeverisë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:00
Koalicioni opozitar, Spiropali: Marrëzi olimpike dhe buzëqeshje heroike...Vetëm Basha mund ta bëjë

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, zëdhënese e Qeverisë, Elisa Spiropali, reagoi pas firmosjes së kaolicionit zgjedhor opozitar, duke dhënë se ky moment shënon edhe shkatërrimin e partive.

"Vetëm Lulzim Basha mund të krijojë koalicion partish për mospjesmarrje në zgjedhje dhe këtë marrëzi olimpike ta shoqërojë me buzëqeshje heroike! Ja pra dëshmia akademike dhe praktike se si mund të shkatërrohet një parti historike prej frikës dhe mungesës së kurajos politike!", shkruan Spiropali në rrjetet sociale.